Kulturë
Tomë Mrijaj: Klajd Kapinova - Amerika në Pasqyrë
E enjte, 14.09.2023, 06:50 PM
Parathënie dhe pasthënie e librit “Amerika në Pasqyrë” me autor studiuesin dhe publiçistin shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova
The main points of view of the book “America
in the Mirror” (New York, USA), show the corruption of Joe Biden's family over
the years; Slobodan Miloševi? and the powerful Serbian lobby in the USA; The
history of the Philippine Islands and the occupation by the U.S; America as the
policeman of the world and its 400 military interventions; Barack Obama's
political maneuvers to win the Nobel Peace Prize (2009); Billionaire Elon Musk
and the causes of the war between the Slavic-Orthodox Russia-Ukraine; BLM as
the biggest lie; Why does NATO and the Biden regime want to go to war with
superpower Russia?; A positive look at undefeated Republican Congresswoman
Marjorie Taylor Greene; How Anthony Fauci's fortune grew to millions of
dollars; The elections in Albania (2023), modeled after the November 2020
manipulative presidential elections in the USA; The John Durham Report,
corruption and the history of FBI scandals yesterday and today, etc.
Nga Tomë
Mrijaj, New York
Kur autori Klajd Kapinova, më dërgoi
dorëshkrimin e ri: “Amerika në pasqyrë”
dhe pasi u njoha me të, mendova se një libër i tillë është i domosdoshëm për
lexuesit shqiptarë kudo që ndodhen.
Në realitet, pasqyrat kanë lidhje jetike me
zhvillimin tonë dhe ndjenjën e vetvetes. Shumë prej tyre (njerëzve) ka të
ngjarë të kalojnë gjithë jetën e tyre, pa parë kurrë reflektimet e tyre
historike.
Në shoqërinë perëndimore dhe më gjerë, pra,
njerëzit, që duken shumë shpesh në pasqyrë konsiderohen përgjithësisht të kotë
ose krenarë. E njëjta gjë ndodh edhe me politikat negative apo pozitive të
qeverive, të cilat në shumë raste nuk e shikojnë vetën në pasqyrë, pra
historinë e tyre ndër shekuj, për të parë dhe bërë bilancin pozitiv dhe
negative të evolucionit të tyre në shumë drejtime.
Dihet, se shqiptaro-amerikanët e kanë
prejardhjen e tyre nga territoret me një popullsi etnike shqiptare në Ballkan,
atje ku ata kanë lindur dhe rritur.
Qysh nga koha kur vendosen emigrantët e parë
këtu (Wayne County - MI, Pennsylvania, Boston - Mass.) dhe u zhvendosen për vende pune dhe banimi me të mira, në pjesë apo
territore të tjera të shtetit apo sërisht shtetëve e qytetëve të tjera të
SHBA-së, informacioni apo hulumtimet për historinë e tyre ka qenë i pakët dhe
shpesh edhe jo i saktë.
Kështu sipas hulumtimeve të autorit Klajd
Kapinova në librin e tij të ri, mësojmë se nuk
është realisht Kol Kristofori, shqiptari
i parë që shkel në tokën amerikane, por ai është i treti: “Shtetasi i parë shqiptar kalimtar, që u
vendos si emigrant në Amerikë në
vitin 1876, ishte nga Korça, emri i të cilit nuk dihet, i cili më pas, për arsye të panjohura
ndërroi destinacion (vendbanim dhe shtetësi), duke shkuar në shtetin
spanishtfolës të Argjentinës, në Amerikën e Jugut.
Shqiptari i dytë, që shkeli tokën e bekuar të Amerikës, në nëntor të vitit 1877, ishte kleriku katolik,
personaliteti i shquar i botës shqiptare Abati i Mirditës imzot
Prend Doçi, i cili nuk erdhi këtu si emigrant
ekonomik apo politik.
Ai kishte ardhur si
misionar-prift katolik. Në vitin 1877, ai
u dergua (transferua) si misionar shpirtëror katolik përtej Oqeanit Atlantik,
falë ndërhyrjes direkte të Profesorit
të shquar të Teologjisë dhe
Filozofisë, (pranë Propagandës Fide) Eminenca
e Tij Cardinal Giovanni Simeoni.
Ai e kishte mik meshtarin dhe abatin
shqiptar, të cilin për t’a fshehur nga
kërcënimet e vazhdueshme të Perandorisë Otomane, u dërgua menjëherë në Bregun
Perëndimor të Amerikës, në ishullin kanadez Newfoundland, në territorin ameirkan ose më saktë në Qarkun Wayne (Wayne County (Warren-Dearborn), Detroit, Michigan, US), i cili
asokohe dhe sot është qarku me besimtarë katolik më i populluar në shtetin
amerikan të Miçiganit, Pensilvania (Pennsylvania) dhe territory kanadez New Brunswick (Nouveau-Brunswick), ku shërbeu si misionar për katër vjet,
deri në vitin 1881. Prelati ynë jetoi
edhe në Kanada, duke qenë asokohe shqiptari i parë, që shkeli këtë territor si
misionar katolik.
Shqiptari
i tretë, që shkeli këtu ishte Kolë (Nikolas) Kristofori nga
fshati Katund i Korçës, i cili arriti këtu në vitin 1878. Për Kolën, fatkeqsisht nuk ka shumë informacion, se kur lindi dhe
ndërroi jetë, ku banoi dhe cilat ishin punët, që ai bënte, për të mbijetuar në
dheun e huaj deri sa bëhet pop ose prift ortodoks. Ai është emigranti i parë
shqiptarë, që është regjistruar dhe i njihen gjeneralitetet, sipas dokumentëve
asokohe të zyrës së emigracionit amerikanë…
…
Sipas një broshure të vogët me disa faqe (libërth), me autor shqiptaro-amerikanin
Konstandin Demo (me parathënie nga
peshkopi orthodoks imzot Fan Stlian Noli (1882-1965) dhe përkthyer në anglisht
nga prof. Peter Prifti (1924-2010), shohim se ai jep aty disa të dhëna
interesante mbi historikun e emigracionit shqiptar në Amerikë.
Një detaj
shumë interesant në faqet e veprës se
re, në lidhje me komunitetin shqiptaro-amerikanë, është edhe
zbardhja e fakteve historike të kohës, kur
autori-studiuesi, shkruan se Partia Komuniste e SHBA-së (CPUSA) dhe antarët komunistë shqiptarë të peshkopit të kuq Nolit, bëjnë
thirrje të votohet kandidati komunist për president Henry A. Wallace.
Ai pasi pershkruan organizmin dhe programin e
komunistëve amerikanë, rrëfen se: “Në vitin 1956, mbështetja për pushtimin sovjetik të Hungarisë dhe
zbulimi i krimeve të Jozef Stalinit në fjalimin e fshehtë të Nikita Hrushovit,
në Kongresin e 20-të të Partisë Sovjetike, çoi në dezertime masive nga CPUSA.”
Edhe pse komunistët mbajtën poste drejtuese
në disa organizata kundër Luftës së Vietnamit, gjatë viteve 1960-1970, ata
ushtruan pak ndikim në lëvizjen punëtore të SHBA-së.
Kundërshtimi i saj ndaj Planit Marshall dhe Doktrinës Truman dështoi të
fitonte tërheqje dhe kandidati i tij i miratuar Henry A. Wallace i Partisë Progresive nuk performoi keq në
zgjedhjet presidenciale të vitit 1948.
Shqiptaro-amerikanët
bolshevikë dhe leninistë nolistë, fatkeqsisht asokohe të drejtuar nga lideri i
tyre komunist imzot Fan Stilian Noli e mbeshtetën këtë kandidaturë komuniste, i
cili vijonte të jetonte me adhurimin për bolshevikët dhe leninistët e krahut
ekstrem të majtë dhe me regjimin komunist të diktatorit Enver Hoxha, e mbështën
njëzëri kandidaturën komuniste me influencë ruse.
Për këtë mbeshtetje
politike të kandidatit komunist Henry A. Wallace, vetë Noli me Shoqatën
Panshqiptare “Vatra” (1912) dhe gazetën propagandistike prokomuniste “Dielli”
(1909), dhe “Liria”, do të bënte artikuj të gjatë kilometrik me lëvdata dhe
thirrje të hapur që shqiptaro-amerikanët të votojnë të gjithë për kandidatin
komunist Henry A. Wallace për president të SHBA-së, i cili fatmirësisht
deshtoi, sepse nuk gjeti mbeshtetjen e madhe të popullit të zgjuar, largpamës
dhe anti-komunistë amerikanë.”
Në të vërtetë, jeta na ka treguar se ide të
tilla, me garniturë të pasur dhe të shumëllojshme boshe marksiste dhe
anarkiste, fshehin shpesh herë synime ideologjikë primitive karakteristikë
origjinale për sistemet komuniste, të cilat shpesh herë shoqërohen me aksione
të dendura kriminale (sikurse ndodhi në
verën e vitit 2020, kur ato dogjën SHBA-në), mbasi drejtuesit e
institucioneve fatkeqsisht duan me çdo kusht
vetëm ruajtjen dhe sundimin e fuqishëm të kolltukut të rehatshëm të pushtetit
të përhershëm…
Politikanët dhe qeveritarët amerikanë të të
gjithë pushtetëve, duhet të shikohen shpesh në pasqyrë, për mënyrat se si urretja politike dhe racizmi i tyre
funksionon kulturalisht dhe ideologjikisht, përmes reflektimeve simbolike,
shtrembërimeve dhe devijimeve të qëllimshme të realitetit dhe të vërtetave të
kohës, duke përdorur rëndomtë ideologjitë e tyre komunistë të pabesueshme, si
një antikulturë e kjartë, e cila fatkeqsisht po stimulohet vazhdimisht tesh tre
vjet nga Deep State, Cabala, Klubi 300 dhe vetë komunistët trushpërlarë
amerikanë.
Historia e Amerikës, fillon me migrimin e njerëzve në këto zona nga kontinenti i largët i
Azisë, gjatë kulmit të epokës akullnajaore. Këto grupe, përgjithësisht
besohet se kanë qenë të izoluar nga njerëzit e Botës së Vjetër deri në ardhjen e evropianëve në shekullin X nga
Islanda e udhëhequr nga Leif Erikson,[1]
dhe më pas në vitin 1492 me udhëtimet e famshme zbuluese të lundërtarit epokal
italo-spanjol Kristofor Kolombi
(Christopher Columbus).
Paraardhësit e popujve indigjenë të sotëm
amerikanë, ishin paleo-indianët.
Mësohet, se ata ishin gjuetarë-mbledhës, që asokohe migruan në drejtim të
Amerikës së Veriut. Popujt e vegjël për mbijetesë, ndoqën megafaunën si
bizonët, mamuthët (tani i zhdukur) dhe karibut, etj.
Sipas historianëve të lashtësisë, mendohet se grupe njerëzish mund të
kenë udhëtuar gjithashtu në drejtim të Amerikës së Veriut, përgjatë bregut
verior të Oqeanit Paqësor.
Libri në fjalë, shpaloset fuqishëm si një
panoramë e disa temave aktuale të rëndësishme të historisë së SHBA-së, të cilat
autori falë hulumtive disa vjeçare dhe njohurive të reja bashkohore të
zhvillimeve politike këtu, duke e gërshetuar pendën me përvojën e vet si
gazetar dhe studiues i komunitetit shqiptaro-amerikanë, ka trajtuar me shumë
përkushtim dhe kujdes lidhjet e ngjarjeve të së shkruarës me ditët tona.
Pas udhëtimeve të Kristofor Kolombit në vitin
e famshëm 1492, ekspeditat koloniale spanjolle dhe më vonë portugeze, angleze,
franceze dhe holandeze arritën në Botën e
Re, duke pushtuar dhe vendosur tokat e zbuluara në rrugën e ndryshimit, gjë
që çoi shekull mbas shekulli në një transformim të shpejtë të peizazhit
kulturorë dhe fizik në Amerikë.
Nga historia mësojmë, se Mbretëria e Spanjës,
kolonizoi pjesën më të madhe të Amerikës së sotme Jugperëndimore, Floridën e
portokalleve dhe Karaibet ekzotike deri në skajin jugor të Amerikës së Jugut,
kurse Portugalia, u vendos në atë që është kryesisht Brazili i sotëm, ndërsa
Anglia (si zotëruese e deteve dhe e 92% e
kolonive të botës), asokohe krijoi koloni në bregun lindor amerikan, si dhe
në bregdetin e Paqësorit të Veriut dhe në pjesën e Kanadasë.
Nga ana e tjetër, sërisht Franca egoiste u vendos me forcën e armëve si koloni në Quebec
dhe pjesë të tjera të Kanadasë Lindore dhe gjithashtu pretendoi një zonë në atë
që sot quhet si pjesa Qendrore e Shteteve të Bashkuara, ndërsa shteti tjetër
kolonizator europian Holanda e tulipanëve, u vendos në New Netherland (qendra
administrative New Amsterdam, sot njihet si New York), disa ishuj të Karaibeve
(Amerika Qendrore) dhe pjesën tjetër të Amerikës së Jugut dhe Veriore.
Si epilog, si akt i fundit, kolonizimi total
evropian i Amerikës, nga ana e tjetër çoi në rrafshim total në fillim të
kulturave etnike vendase të grupeve të ndryshme të indianëve amerikanë (Native
America) dhe me pas shekull mbas shekulli e brez pas brezi filloj ringritjen e
re të kulturave, qytetërimeve dhe përfundimisht nisi krijimi nga e para të
shteteve të reja, të cilat rezultuan dora-dorës nga shkrirja e traditave,
popujve dhe institucioneve miks: vendase amerikane, evropiane dhe afrikane.
Transformimi apo evoluimi i shpejtë i larushisë së kulturave të
shumëllojshme amerikane,
përmes kolonizimit, është i shfaqur me gjurmët e saj të dukshme si në arkitekturë, fe, gastronomi,
veshje, arte dhe veçanërisht në gjuhë,
ku më të përhapurit dhe më të përfolur sot janë gjuhët e tilla si: spanjishtja,
anglishtja dhe portugalishtja.
Periudha koloniale katastrofike për popujt fatkeq të pushtuar, zgjati
afërsisht tre shekuj (shekulli XVI-XIX), kur Brazili dhe kombet
më të mëdha amerikano-hispanike shpallën pavarësinë nga kolonizatorët
europianë.
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fituan pavarësinë nga Britania e
Madhe shumë më herët, në vitin 1776, ndërsa shteti
fqinj verior Kanadaja, fitoi pavarësinë ligjore në vitin 1931.
Për botën shqiptare të interesuar për jetën
dhe zhvillimet e shpejta amerikane, në një këndvështrim të ri, vepra e re
shkrimore e dalë në qarkullim është e mirëseradhur, për të ditur realisht sa më
shumë për kontinentin e Amerikës së Veriut dje dhe sot, dhe në veçanti për
evolucionin e historisë pa retushime pozitive dhe negative të SHBA-së, e cila
njihet sot fatmirësisht si kampione e zhvillimeve përparimtare dhe demokracisë
botërore në shumë drejtime.
Por, nga ana e tjetër, gjithsesi kjo nuk do
të thotë se gjithçka këtu ecën si vaj, mbasi si kudo në shtetet e ndryshme të botës, edhe në SHBA, historia zbulon
se kemi ngritjet dhe uljet, të shoqëruar shpesh me bilancë humbjesh dhe
fitoresh.
Shoqëria dhe politika jonë amerikane, janë
thellësisht të ndara sipas linjave politike, gjeografike dhe ekonomike, ku
gjerat janë përkeqësuar më shumë pas vitit 2021 dhe në vijim sot.
Nëse tani kemi frikë nga ndarja sociale dhe
kulturore, ne nuk mund të harrojmë se kombi ynë u rikthye e unifikua me bashkim,
pas një Lufte të tmerrshme Civile, disa shekuj më parë, e cila si luftë
gjaksore dhe vllavrasëse krijoi më shumë se 600,000 viktima amerikanë.
Vepra e re voluminoze, shpaloset fuqishëm dhe
vjen në një kohë kur brezi i ri shqiptaro-amerikanë i ardhur rishtas (më shumë për arsye ekonomike dhe më pak
politike), kanë nevoj për një kontakt dhe njohje të vizionit real për
Amerikën, që shpesh ndryshe paraqitet në TV nga reklamat marramendëse çdo sekond (kur nuk je banor i saj) dhe ndryshe përjetohet realisht, si
një vizion të zhveshur nga propaganda e shpërlarë politike “demokratike” dhe
totalisht boshe kalimtare komuniste liberale e tejkorruptuar, që vitet e fundit
kanë pushtuar dhe sundojnë fatkeqsisht Atdheun tonë të dytë, si në: Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe Senat
Amerikan, ashtu edhe në nivelet e pushtetit qendror dhe lokal këtu.
“Në gjysmën e dytë të shekullit XX vazhduan
ikjet prej dy diktaturave komuniste: asaj të Jugosllavisë dhe asaj të
Shqipërisë staliniste. Tronditjet që
kishin ndier shqiptarët, kur mbërrinin në New York apo Boston prej shtetit të
prapambetur turk iu shtuan tronditje të tjera, ato që ndjen njeriu kur ikën nga
robëria për të dalë në liri. Si epilog, si akt i fundit janë ikjet e vitet e
fundit, ato pas shembjes së komunizmit, ku gjithçka ishte e ngatërruar e
ishte bërë lëmsh dhe ku malli për atdheun nuk ishte më zotërues, por i përzier
me gjithfarë ndjenjash tragjike: zhgënjim ndaj vendit, që u shkaktoi aq shumë
vuajtje, mllef, dëshirë hakmarrje e disa here urretje. Kështu duket në sipërfaqe, por në thellësi, ashtu si ndodh në detin që
pavarësisht nga shkuma e dallgëve, në thellësi mbetet i patrazuar, ashtu dhe
mdidis stuhisë së ndjenjave kundërthënëse, vjen ajo që quhet ora e shpirtit,
kur dritëzimi i largët shfaqet.”[2]
Kujtojmë, se kombi amerikan, ishte gjithashtu
thellësisht i ndarë në vitet 1970 mbi çështjen apo skandalin e madh politik të Watergate, që përfundoi me dorëheqjen e
Presidentit Richard Nixon, në vitin 1974.
E njëjta tabllo, fatkeqsisht po ndodh çdo ditë edhe sot, me korrupsionin galopant (si
Skandali më i Madh i Shekullit), që ka
shpërthyer tesh 10 vjet tek familja Biden, ku Departamenti i Drejtësisë, FBI,
Deep State (të kontrolluar fatkeqsisht nga administrata vijuese Obama-Biden
3), Cabala, media e majtë globaliste Fake
News po e mbulojnë 24/7 me mjeshtëri dhe hapur atë, duke bërë në këtë rast
të pakënaqur miliona amerikanë të ndershëm, të cilët vazhdimisht në forma të
ndryshme proteste online (rrjetet sociale dhe website të pavarura), po kërkojnë
shkarkimin e menjëhershëm të Presidentit demokrat, drejtësi dhe vënien sa më
parë dhe shpejt para bankës së të akuzuarve të vetë kryetarit të shtetit Joseph
Robert Biden Jr., djalit të tij Hunter Biden, sikurse edhe 9 antarëve të tjerë
të familjes Biden.
Edhe pse ky është libri i
parë i kësaj natyre, autori arriti të dëshmohet si një hulumtues dhe studiues i
zellshëm, me një aftësi të veçantë të vëzhgimit dhe një bazë të madhe
faktografike historike, duke përdorur një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme për
çdo lexues.
Leximi dhe rileximi i një
vepre, është veprim pasionant, sepse ngjall dhe rikujton të kaluarën, duke e
mbajtur të fortë e të lidhur me historinë e vet, duke i nxjerrë në shesh apo
pasqyrë të vërtetat historike dhe gjetjen e rrugëve për të shpëtuar çka është e
mundshme ose për të ruajtur dhe gjetur atë që ka mbetur, për të kujtuar të
kaluarën dhe të ardhmen që besojmë.
Dhe në mbyllje
Këndveshtrimet esenciale kryesore të librit “Amerika në pasqyrë” (New York, SHBA),
me autor studiuesin shqiptaro-amerikane Klajd Kapinova, në përmbatje tregojnë
për korrupsionin e familjes së Joseph Robert Biden Junior (Joe Biden) ndër
vite; Slobodan Miloševi?in dhe lobin e fuqishëm serb në SHBA; Historia e ishujve Filipine dhe
pushtimin nga SHBA; Amerika si polic i botës dhe 400 ndërhyrje ushtarake të
saj; Manovrat politike të Barack Hysen Obamës, për të fituar Çmimin Nobel për
Paqe (2009); Bilioneri Elon Musk dhe shkaktarët e luftës mes sllavo-ortodoksve
Rusi-Ukrainë; BLM si gënjeshtra më e madhe; Pse NATO dhe regjimi Biden kërkon të
hyj në luftë me Rusinë supërfuqi!?; Një vështrim pozitiv mbi kongresmenen e
pamposhtur republikane Marjorie Taylor Greene; Si u rrit pasuria e Anthony
Faucit në miliona dollarë; Zgjedhjet në Shqipëri (2023), si kopje e modelit të
votimeve manipulative presidenciale nëntor 2020 në SHBA; Raporti i John Durham,
korrupsioni dhe historia e skandalëve të FBI dje dhe sot etj.
Në një njoftim për mediat
shqiptaro-amerikane, studiuesi Klajd Kapinova, ka postuar në rrjetet sociale,
si: X, Social TRUTH, GETTR, Social
FrankSpeech, Facebook etj.,
njoftim e tij: “Njoftoj, miqët e
dashmirësit e mi këtu në New York dhe kudo në botë, se një Shtëpi Botuese
Amerikane ka marrë përsipër botimin me të gjithë parametrat bashkëhorë dhe
sipas standartëve amerikane të librit tim të ri me titull: “Amerika në pasqyrë”
(New York), e cila shumë shpejt do të jetë në faqet e websiteve të librave dhe
online nga Kompanitë më të mëdha në botë dhe SHBA, sikurse janë amazon.com
barnesandnoble.org etj.
Libri, ishte planifikuar që të dilte në muajin Janar 2024, por Shtëpia
Botuese ka shkurtuar proçedurat e kohës dhe pritet që vepra e re të dalë së
shpejti për lexuesit shqiptarë të kudo ndodhur nëpër botë.
Kjo foto, është kopertina ballore dhe pjesa e pasme e librit (që sapo më
mbërriti në e-mail) e ideuar dhe realizuar nga një piktor profesionist i
talentuar amerikan nga California. Libri, ka 568 faqe (ku përfshihet edhe
biografia ime deri më sot) të shoqëruar me shumë fusnota dhe literaturë të
pasur amerikane dhe botërore. Vepra e re, është fryt i një punës së madhe
hulumtuese shumëvjeçare.”
[1]
Leif
Ericson (Leif the Lucky, i cili ka jetuar rreth
vitit 970-1025), ishte një
eksplorues norvegjez, që mendohet të ketë qenë evropiani i parë që shkeli në
Amerikën e Veriut kontinentale, afërsisht gjysmë 500 vjet para ardhjes së
eksploratorit të famshëm Kristofor Kolombit. Sipas sagave të islandezëve, ai krijoi një vendbanim norvegjez në
Vinland, që njhej si bregdetar i Amerikës së Veriut. Ka spekulime të
vazhdueshme se vendbanimi i bërë nga Leif dhe ekuipazhi i tij korrespondon me
mbetjet e një vendbanimi norvegjez të gjetur në Neëfoundland, Kanada, i quajtur
L'Anse aux Meadoës, i cili u pushtua afërsisht 1000 vjet më parë. Leif, ishte
djali i Erik Kuq, themeluesi i vendbanimit të parë norvegjez në Grenlandë dhe
Thjodhild i Islandës. Mendohet, se ai ka lindur në Islandë, e cila e kolonizuar
nga Norvegjia.
[2]
Ismail Kadare, “Parathënie”,
në librin: “Shhiptarët e Amerikës”, Albanian Publishing, Printed in the United
States of America, 2003, f. 3.