E merkure, 30.10.2024, 08:19 AM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Konkretësi

E marte, 12.09.2023, 06:45 PM


Atdhe Geci

K O N K R E T Ë S I

Çamëri, toka ime me pjesë të atdheut

më lë të puthi dhe të përqafoj shumë

jo si dashnor por si bir e atdhetari yt,

dhe të këndoj këtë poemë me ëndërr:

Çamëri, motër e të gjithë shqiptarëve

disa janë udhët e lirisë që na bëjnë të

bashkuar me Shqipërinë dhe atdheun.

Çamëri, nga muza më vjen të këndoj,

pak nga krojet dhe lumejtë, pak nga

bimësia jote dhe ullijtë, pak nga deti

yt dhe monumentet e tua pellazgjike,

pak nga vuajtja e zemëruar dhe, pak

nga Katër Mollat e Kuqe    Atdheut!

Çamëri ëndërr e hapur nëpër vreshta

ëndërr e këngëve nëpër livadhe e ara,

ëndërr e majemaleve të nëpërtokës

unë gjithë jetën për ty do të këndoj!....

Çamëri, s´është larg dita kur ti mund

të ecësh pa ligjin e luftës në këmbë,

pa prangat e shtypjes dhe pushtimit

pa dryrin e burgut dhe shtetrrethimit!

Çamëri, atdhe i kulturës dhe i librit

atdhe i veprave të dijësve të mëdhej

është koha që të rilindesh mbi hirin

e të rënëve të të gjithë epirotëve tuaj!

Në djepin e lashtë të pellazgo-ilirve

nuk ka konkretësi më të madhe se

Pavarësi e Republikës së Çamërisë,

e as konkretësi sa Çamëria Shqipëri!

Atdhe Geci - Onhezmë (Sarandë) 2022



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora