| E diele, 10.09.2023, 06:57 PM |
Prag Vjeshte
Nga
Edison Ypi
Lutja
e vetme që shqiptarët e bëjnë me gjith shpirt këtë prag vjeshte është që të
kthyerit nga qejfet me shkuma party në plazhet e jugut, pasi ta thyejnë qafën
në Llogora me Benza dhe Toyota, të vinë në Tiranë me arkivola.
Këtë
prag vjeshte, kriteret meritokratike për karrierë të suksesëshme që zbatohen
gjërësisht, pra kush gënjen më tepër, kush llap më tepër, kush ha e pi më
tepër, kush vret më tepër, do zëvendësohen nga një kriter i vetëm; Kush pjerdh
më tepër.
Të
njëjtët gagaçë në Parlament, të njëjtët dallaverexhinj nëpër zyra, të njëjtat
karapiçka të Shoqërisë Civile, do vazhdojnë të ushtrojnë të vetmet sporte që
njohin, nepotizmin, militantizmin, mercenarizmin.
Dishepujt
e vetshpallur të konservatorizmit, një çetë me injorantë barkderra në kërkim të
ndonjë leku për ta kaluar kohën si ju intereson komunistave nëpër kafenera dhe
restoranta, do vazhdojnë të gjallojnë duke luajtur rolin e shejtanbudallait si
dekor i pluralizmit duke thënë çdo ditë e më tepër broçkulla nga ato që
komunistave u sigurojë marshimin nga fitorja në fitore, ndërsa konservatorizmit
rrokullimën nga humnera në greminë dhe viceversa.
Femrave
me minifunde si breçka, flokë të gjata që ua merr era, kërthiza dhe cica
përjashta, do tu thuhet; Goca, mos na torollepsni. Nji nga të dyja; Ose me
Zotin ose me Djallin. Besimtare ose qejflesha. Mbulohuni nga koka te këmbët me
të zeza, ose dilni cullak si ju ka bo mami.
Nga
16 tetori që është ditlindja e kurvit, deri më 21 dhjetor që është ditvdekja e
Stalinit, janë parashikuar një sërë aktivitetesh mes të cilëve sympoziumi me
temë; Demokratët që flasin vetëm për hajdutllëk, dinë vetëm të vjedhin.
Për
merita të shquara në shpartallimin me sukses të mbeturinave të konservatorizmit
që nuk i zhduku dot kurvi, Sheshit 21 Dhjetori do i vihet emri i shqiptarit të
famshëm që shpiku rrotën: Tajar Suma.
Motivet
e preferuara që pritet të buçasin gjatë telefonatave televizive mëngjezore do
mbeten ato që ishin; uji, korenti, pusetat që u kanë vjedhur kapakun për skrap,
çmendja nga pensioni i vogël, vdekja nga uria për bukë thatë.
Nuk
do ketë më brava me brima çelësash prejnga e dashura apo gruaja që bën dush
duket më joshëse. Do ketë vetëm brima të ngushta bravash të sofistikuara brenda
të cilave komshinjtë inatçorë i derdhin njëritjetrit atak të lëngët nga ai që
pasi ngurtësohet hapjen e derës e bën të mundur vetëm tritoli, ose ustai që për
5 minuta punë kërkon 100 Euro.
Gjatë
këtij pragu vjeshte nuk do ketë britma kalamajsh, cicërima zogjsh, këngë
bilbili, pëshpërima përrenjsh, shushurima gjethesh. Të gjitha këto do
zëvendësohen nga heshtjet e budallenjve dhe të qeshurat e idiotëve.