Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Isak Guta, njeriu i vlerave në historinë e artit kombëtar
E premte, 08.09.2023, 08:00 PM
ISAK GUTA, NJERIU I VLERAVE NË HISTORINË E ATRTIT KOMBËTAR
Me rastin e shkuarjes së shkrimtarit e
veprimtarit Isak Gutes në amshim. 50
vjet hulumtime mbi jetën dhe veprën e Aleksandër Moisiut
“Isak Guta,
është krijues i papërmbajtur në të drejtën e tij, si revolucionarët e
përjetshëm, idealistët “e pandreqshëm”, vdekatarët e “pavdekshëm”
( Ahmet Qeriqi)
“Aleksandër
Moisiu i nevojitet rinisë, ngase rinia është ajo që e ka përkrahur Moisiun në
atë kohë, rinia avangarde dhe intelektualët”. ( Isak Guta)
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Isak
Guta, teknolog i filmit dhe regjisor, shkollim të mbaruar në Pragë është
hulumtues mbi jetën dhe veprën e Aleksandër Moisiut, i njohur edhe në botën e
filmit. Prej tij janë shkruar vepra për jetën dhe artin e aktorit në disa gjuhë
duke përfshirë këtu edhe ato në gjuhën shqipe. Janë nëntë libra të shkruara me
pasion e dashuri të madhe kushtuar Akeksandër Moisiut. Askush gjerë më tani nuk
ka shkruar aq gjerësisht dhe thellësisht në detaje për veprën dhe jetën e
Moisiut se sa Isakt Guta. Ai figurën e aktorit e promovoi anë e këndë
kontinentit me nismën e tij dhe krejt pa interes material.
Ai
ishte dhe mbeti njëri nga studiuesit e pasionuar i cili, fatkeqësisht, pak u njoh në Shqipëri e Kosovë nga shkaku i
rrethanave të mjerueshme në Shqipërinë komuniste dhe anarkike pas komunizmit,
dhe Kosovën e robëruar dhe anarkike pas çlirimit. Isak Guta thoshte: “Moisiu
është figurë poliedrike, ai është artist i madh që e njeh bota, por është
gjithashtu njeri i madh, intelektual i madh, madje edhe shqiptar i madh, të
cilit është vështirë t’i gjendet shoqi. Aleksandri është gjithashtu shkrimtar i
cili edhe ka shkruar”.
Isak
Guta me ftesë të Presidentit të Shqipërisë Alfred Moisiu dhe Instituti për
kulturë për herë të parë hap ekspozitën e tij në Tiranë me veprat kushtuar
Aleksandër Moisiut. Ishte kjo ekspozita e parë e nivelit të duhur e organizuar
pas luftës në Kosovë. “Aleksandri me të
vërtetë i nevojitet kombit, por mbi të gjitha i nevojitet rinisë, se rinia
është ajo që e ka përkrah Moisiun në atë kohë, rinia dhe intelektualët
avangard, mësim për ta, se njerëzit përparimtarë nuk e kanë të shtruar me lule
rrugëtimin e jetës” tregon autori Isak Guta.
I prekur dhe hidhëruar nga
refuzimi i filmave të tij “Praga djep Kulture” dhe një film tjetër nga Radio Televizioni i Prishtinës në
fillimet e tij si regjisor, vitet shtatëdhjeta, ai do e shkruan në librat e tij
më vonë me titull “Vrasja e Veprave”. Dhe jo vetëm që nuk i pranohen veprat e
tij filmike, por i pamundësohet bashkëpunimin me vendlindje, i mbyllin portën
për bashkëpunim, siç shprehet ai vet. Këta filma i merr Radiotelevizioni i
Zagrebit. “Unë e gjithë qëndrimin e kisha tek Radiotelevizioni i Kosovës,
vendit tim dhe ky akt më preku shumë duke e vrarë në një masë veprën time
bashkë me elanin tim”. Kjo vepër, në
dukje është protestë kundër rendit ekzistues, kundër institucioneve arsimore e
kulturore të vendit që shpërfill krijimtarinë e mirëfilltë dhe nuk përkrahet.
Isak
Guta kudo që shkoi me vete kishte artin e Moisiut, ai frymonte me te, e kishte
mishërim shpirtëror dhe donte ta zbulonte para rinisë bukurinë e zërit, fjalës,
pamjes dhe përjetimit që ajo të zgjohej në vlera kombi, të mos nënshtrohej, të
jetë aktive kudo. Njëra nga këto vepra
në shërbim kombëtar ishte “Pranvera Shqiptare e Moisiut”, i kushtohet rinisë
shkollore e cila nuk e mësonte në programet shkollore fare aktorin e madh
shqiptar Aleksandër Moisiu. Isaku nuk mund të pajtohet kurrsesi që ky aktor kaq
me zë të mos mësohej nga rinia shkollore. Ishte kohë robëria kur përndiqeshin
intelektualët shqiptarë dhe dergjeshin burgjeve jugosllave deri në Goliotokun
famëkeq. Isaku duke qenë jashtë i
shpëton direkt gjyqit, por krijimtaria e tij përbuzët dhe vritet, siç e thotë
vet autori. Por, veprat e bukura nuk
vriten as nuk vdesin, as emri i autorit Isak Guta i cili do qëndron vlerë
kombëtare gjeneratave bashkë me emrin e Aleksandër Mosiut tonë të madh. Ky biograf i madh i Mosiout tërë jetën e tij
ia kushtoi aktorit tonë me famë botërore dhe fama e tij do njihet tek
shqiptarët dhe të tjerët pikërisht falë angazhimit jetësor të Isak Gutes. Ai ishte paqësor në shpirt, dhe në fjalë,
saktësisht i përgjigjej thënies së filozofit e shkrimtarit të madh
britaniko-austriak, Stefan Cweig i cili thoshte: “Intelektualët e mirëfilltë
flasin të qetë”. Me mirëkuptim, dashuri e sidomos me një sinqeritet të lindur,
shkrimtari e veprimtari, gjurmuesi, Isak Guta, në të njëjtën kohë
është edhe luftëtar i pakursyer për të mos u pajtuar me realitetin në jetën
tonë kulturore në trevat shqiptare ku nuk vlerësohen veprat e artit dhe
artistët.
Puna
e madhe e Isak Gutes do studim të thuktë dhe nuk mund të thuhet në pak faqe
shkrimi përkujtues. Ai mblodhi dokumente e fakte në disa vende evropiane ku
Moisiu ishte i pranishëm gjatë tërë jetës së tij, Çeki, Sllovaki, Austri,
Gjermani, Zvicër etj. Dokumente e foto flasin mbi shoqërinë e Aleksandërit me
studentë e intelektualë shqiptarë që studionin në Vjenë. Ata e donin dhe
respektonin atë dhe anasjelltas. Vepra
më e re e Gutës për Moisiun dhe më madhorja është “Emblema”, ku jepen foto dokumente dhe shkrime
interesante.
Hamburg
me 8 nëntor 2003.
“Me
Moisiun, kombi shqiptar i dha botës misionarin më të lartë të artit skenik
botëror. Ai arriti këtë me fuqinë e botës shqiptare dhe më fuqishëm se kudo
tjetër duhet të prijë e të veprojë brënda qënies kombetare. Përmes ekspozitës
në prag të 125 vjetorit të linjes së Moisiut, pas aktualizimit të kësaj figure,
krysisht synohet për të hyrë në zemrat e shkollarëve , nxënësve dhe studentëve
shqiptarë, që tu shërbejë si fanar shtigjeve të reja në krijimtari...Me hyrjen
e Moisiut në zemer të rinisë ata veprojnë sëbashku dhe mund ti japin artit
shqiptar hove të ndritëshme deri në lëvizje kulturore. Në se ekspozita dhe
botimet e mija do ti shërbejnë sadopak këtij objektivi do të jem i lumtur për
mundin që kam bërë. Me këto aspirata për dhjetra vite jam përpjekur ta gjurmoj,
ta pasuroj dhe ta ndriti jetën e këtij artisti të madh shqiptar”.
Vjenë,
15 maj 2014
Në
orën letrare në Galerinë e arteve në Vjenë, mori pjesë Isak Guta, regjisor dhe
hulumtues, autor i dhjetëra veprave nga hulumtimet e tij mbi jetën dhe veprën e
Aleksandër Moisiut, emrin e të cilit e mban shoqata. Isak Guta ishte informuar mbi themelimin e
Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri, çka e kishte gëzuar
shumë dhe dëshironte kontakte me shoqatën.
Ai solli për shoqatën dhjetë vepra të cilat i kushtohen aktorit tonë të
madh Aleksandër Moisiu. Pamja e tij,
fjala e tij dhe veprat e tij flisnin për njeriun e mençur, atdhetar i
përkushtuar me porosi të qarta për gjeneratat e ardhme. Isak Guta nuk ka vdekur, ai jeton gjithmonë
gjeneratave me veprat e tij dhe shërbimin e madh të tij ndaj kulturës,
historisë së kombit.