Speciale » Basha
Sabile Basha: Shemsi Hazir Gashi - Edhe dhjetë jetë t'i kisha do i jepja për Shqipërinë
E merkure, 06.09.2023, 07:25 PM
SHEMSI HAZIR GASHI (SHEMSI MRAMORI),- EDHE DHJETË JETË TI KISHA DO I JAPI PËR SHQIPËRINË
(1912- pushkatohet më 28.05. 1947)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Luftëtari
i paepur Shemsi Hazir Misini (Gashi) u lind më 1912, në fshatin Mramor, jo
shumë larg Prishtinës. Babai i Shemsiut quhej Hazir Misini dhe nëna Naile
Elezi. Merrej me bujqësi. Nuk dinte shkrim lexim. Vinte nga një familje e kamur
fshatare dhe ishte një familje e njohur për atdhedashuri. Ishte i martuar me
Hasime Sahitin, e moshës 30 vjeçare. Kishte katër fëmijë: Ramadani (9 vjeç);
Asllani (5 vjeç); Fetija (4 vjeçe) dhe Nafija 6 muajshe. Dihej se, menjëherë në
fund të vitit 1944 kishte dal në mal dhe kishte organizua grupin e tij prej 18
luftëtarëve të lirisë, të cilët ishin anëtar të Organizatës ilegale patriotike
“Besa Kombëtare”. Ai njihej për takimet dhe lidhjet e shpeshta që mbante me
prof. Ymer Berishën, Ahmet Selacin, Ajet Gërgurin etj. Ishte vëllai i patriotit
të madh Hamdi Gashit, i cili kishte marr pjesë në luftën e Ferizajt, duke luftuar
kundër partizanëve. Po në këtë luftë, kishte rënë heroikisht me shumë shokë të
tjerë.
Është
i madh numri i anëtarëve të ilegales shqiptare që bënë përpjekje dhe sakrifica
për ta realizuar ëndrrën shekullore për liri dhe të drejta të plota kombëtare
të këtyre tokave të ngelura jashtë kufirit shqiptaro shqiptar. Duhet theksuar
se burrat e kësaj toke kurrë nuk kanë ndenjur duarkryq, por gjithmonë janë
angazhuar të mbrojnë dhe të tregojnë se Kosova është tokë shqiptare dhe duhet
të jetë e bashkuar me Shqipërinë. Andaj, nuk befason vargu shumë i gjatë i
atdhetarëve që u angazhuan dhe luftuan për të mbrojtur kufijtë etnik shqiptar.
Ky popull nuk kishte mundur asnjëherë të duroi robërinë dhe okupuesin që vetëm
krime, gjenocid e vuajtje i solli këtij vendi dhe kësaj popullate. Andaj ishte
krejt e natyrshme se pjesa dërmuese e shqiptarëve nuk mundën të duronin këtë
okupim. Ato personalitete të njohura për atdhedashurinë dhe sakrificën e tyre,
nuk u pajtuan asnjëherë dhe me ngulm kundërshtuan ri okupimin e ri jugosllav në
fund të viteve 1944-1945, kur në horizontin e Kosovës përgatitej një tragjedi e
re për shqiptarët. Andaj, në mesin e luftëtarëve që nuk u pajtuan me fundin
tragjik të Kosovës edhe Shemsi Hazir
Gashi iu bashkua lëvizjes kombëtare për të dhënë një kontribut sado modest për
çlirimin e atdheut ku edhe Shemsiu i takon plejadës më të ndritshme të popullit
për liri e pavarësi.
Pas
vitit 1945, ushtria e policia jugosllave filloi ndjekjet dhe arrestimet e të
gjithë atyre që nuk u pajtonin me okupimin e Kosovës. Në gjurmë, UDB-eja i
kishte rënë edhe grupit të Shemsiut. U arrestua me 15 shkurti 1947. Njësit e
ndjekjes jugosllave e e arrestuan në fshatin Gadime. Gjatë hetuesisë, në pyetje
merret dy herë. Për herë të par e marrin me 15 mars, 1947, nga punëtoret e
Seksioni i Sigurimit Shtetëror në Mitrovicë, nga togeri Mazllum Nimani, dhe për
herë të dytë, merret me 18 mars 1947, në Drejtorin Shtetërore të Sigurimit për
Rrethin e Graçanicës, nga Sveto Bogdanoviqi.
Pas
përfundimit të hetuesisë, Shemsi Hazir Gashin e nxjerrin para trupit gjykues të
Gjyqit të Divizionit në Prishtinë, në përbërje nga kryetari i gjyqit Smail R.
Softiqi, në cilësinë e kryetarit të gjyqit dhe gjyqtarëve ushtarak: kapiteni
Janko Llakiqeviq dhe kapiteni Aleksandër Ivanoviq, zyrtarët e rrethit ushtarak
në Prishtinë, ndërsa procesverbalin e mbante sekretari i gjyqit Togeri Vllada
Nikoliqi, ndërsa padinë publike e ka përfaqësuar kapiteni Mirko Shukoviqi,
(prokuror ushtarak i Divizionit të III në lëndën penale kundër atdhetarit
Shemsi Hazir Gashi, bujk nga fshati Mramor të KPV Slivovë, rrethi i Graçanicës,
Prishtinë). Përfaqësues i mbrojtjes së gjyqit ishte caktuar Obren Qorbiqi,
avokat nga Mitrovica. Seanca kryesore
ishte caktuar që të mbahet me 27 mars 1947, ku do merrnin pjesë të gjithë gjyqtaret. Kryetari i Gjyqit- Smail R. Softiqi,
komunikoi vendimin me nr. të aktgjykimit -Gjyqi Nr. 51/47-10, të Shemsi Hazir
Gashit- me vdekje-pushkatim dhe humbjen
për një kohë të gjatë të të drejtave politike dhe të atyre qytetare
Shemsi
Haziri Gashi, akuzohej se menjëherë pas çlirimit, në fund të vitit 1944 kishte
dal në mal dhe kishte luftua me forcat okupuese jugosllave duke i mbrojtur
fshataret dhe fshatrat nga masakrat e tyre. Ai , udhëhoqi dhe luftoi me një
grup prej 18 luftëtarëve, me të cilët
lëvizte gjithandej nëpër fshatra ku kishte nevojë për ti dal në ndihmë atyre.
Gjatë kësaj periudhe mbante takime të shpeshta me krerët e ilegales
shqiptare siç ishin Ajet Gërguri, Shyt
Marevci e shumë të tjerë.
Akuzohej
se kishte marr pjesë në Kongresin e Pestë të LNDSH-së në Blinajë dhe po ashtu
ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e udhëheqësve kryesor të kryengritësve të
LNDSH-së me Ajet Gërgurin, para se të fillonte punimet kongresi.
Shemsi
Haziri Gashi, ishte pajtuar me alternativën e dytë të kongresit, se anëtarët e
NDSH-es, mund të kalojnë në Greqi, në mënyrë që nga atje të zhvillonin
veprimtarin ilegale kundër regjimit komunistë në Jugosllavi. E shumë akuza të
tjera që më tepër ishin shpifje të
pushtetit se sa të vërteta.
Pas
shqiptimit të dënimit me vdekje-pushkatim, ekzekutimi ndaj trimit Shemsi Hazir
Gashit, u krye më 28 maj 1947, në orën 3 të mëngjesit , pa pranin e publikut.
Edhe sot nuk dihej vendi i ekzekutimit. Para se të kryhej ekzekutimi, në fjalën
që i kishte dhënë udhëheqësi i procesit të vrasjes, për të fole për dëshirën e
fundit, atdhetari e trimi i madh i Mramorit, Shemsi Hazir Gashi kishte thënë me
zë të lartë “Edhe dhjetë jetë ti kisha do i japi për Shqipërinë”. Pas kësaj
fjale të Shemsiut që i tërbon të pranishmit, Seksioni i Punëve të Brendshme
pran Këshillit Popullor të qytetit të Prishtinës, përmes organeve të policisë
popullore kryen ekzekutimin me pushkë, pasi para kësaj Haziri ishte sjell pranë
gropës së hapur. Në ekzekutim ishin të pranishëm: 1. Udhëheqësi i Seksionit të
Punëve të Brendshme pranë KPQ në Prishtinë, shoku Petar Tomasheviq; 2.
Udhëheqësi i Seksionit për Luftimin e Kriminalitetit pranë KPK në Prishtinë,
Niqiq Dushan; 3. Prokurori Publik për qytetin e Prishtinës dhe rretheve
Graqanicë, Llap, ( shkrimi i pa
deshifruar) dhe 4 . mjeku i rrethit pranë KPRR, (Këshilli Popullor i Rrethit)
në Prishtinë, Vasa Jovanoviq.
Procesin
e ekzekutimit me pushkatim e vërtetojnë: Niqiq Dushan; Petar Tomasheviq dhe
Vaso Jovanoviq.
Duhet
shtuar edhe këtë të dhënë se para se të ndodhnin proceset gjyqësore (që ishin
të shumta në të gjitha periudhat kohore, herë-herë me oscilime të pakta),
okupuesi u kujdes që me nguti të bëjë serbizimin në gjykatat e qarqeve. Me
vendimin e Kryesisë së Kuvendit Popullor të Serbisë për formimin e gjykatave
popullore të qarqeve, u suprimua Gjyqi Popullor Krahinor dhe, me kërkesën e
drejtpërdrejtë të Dushan Mugoshës, u krijuan katër gjykata qarqesh. Në Gjykatën
Popullore të Qarkut me qendër në Prizren për kryetar u propozua Dragutin Jakiq,
ndërsa për gjykatës Bajazit Abedini, Ismail Gjinali, Xhevdet Pallaska dhe
Çedomir Stankoviq.
Për
Gjykatën Popullore të Qarkut të Gjilanit me qendër në Ferizaj krye¬tar u zgjodh
Svetozar Nediq, ndërsa gjykatës Zenun Osmani, Jusuf Ha¬sani, Bogdan Zhivkoviq
dhe Muhamet Sadikoviq.
Në
Gjykatën Popullore të Qarkut në Prishtinë kryetar u zgjodh Vojin Stankoviq,
ndërsa gjyqtarë Selim Shabani, Abaz Rexhepi, Todor Saviq, Der¬vish Kopriva.
Në
Gjykatën Popullore të Qarkut në Pejë kryetar u zgjodh Petar Shosh¬kiq, ndërsa
gjykatës Iso Omeragiq, Haxhi Tishuku, Marko Vuçeniq, Marko Rexhepagiq dhe Abdyl
Osman Arllati.
Nga
këto të dhëna shihet se të katër kryetarët e gjykatave u caktuan nga radhët e
serbomalazezve. Po kështu u veprua edhe në gjykatat e rretheve në Kosovë.
Kështu ndodhi edhe në gjykatat që ndodheshin në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi,
pra të gjithë gjykatësit ishin të përkatësisë serbe, malazeze dhe maqedo¬nase.