Kulturë
Brahim Avdyli: Kur e keqja e mund njerëzoren në një qytet të lashtë të Dardanisë
E merkure, 06.09.2023, 06:38 PM
Brahim (Ibish) AVDYLI:
KUR E KEQJA E MUND NJERËZOREN NË NJË QYTET TË LASHTË TË DARDANISË
(Studim lidhur me veprën
e rrallë dhe me ese të Vlera Ejupit, pedagoge ne Univesitetin e Europës
Juglindore- UEJT, „Pakti me djallin“, Konica Press, Shkup, 2011 si dhe për
çështjen kombëtare gjithëshqiptare)
I.
( Disa fjalë në vend të hyrjes )
Vlera Ejupi
është një pedagoge e Uejt-it, por nuk e kam pasur rastin që ta njoh apo
të kem nëpër duar vepra të tjera të kësaj autore.
Këtë dhuratë ma ka dhënë në Stuttgard të Gjermanisë, në
shtëpinë e tij, Muhamet Hoxha, me Web-faqen e internetit http://www.KosovariMedia.com, sa isha mysafir te ai, me
rekomandimin e tij se duhet që t‘a lexoja patjetër këtë vepër. Gjithnjë e kisha
në mendje këtë vepër, se duhet të nxjerri kohë për t‘a studiuar. Kanë kaluar
disa vite me këtë detyrë, të cilën e përmbusha ndër dy studime, dhe me shkrimin
e një recensioni, herë i merzitur pa masë, e herë-herë duke e qëndisur edhe me
ndonjë pikë loti. Niveli i autores është aq i lartë, sa të bënë për vete kjo
vepër gjatë leximit. Ishte i parevokueshëm një studim i tillë, sepse e zë tërë
çështjen tonë për të studiuar.
Mendimet e kësaj autore, si pedagoge në këtë Universitet
të Europës Juglindore-Uejt, në Tetovë, janë më të goditura, edhe për
pjesën dërmuese të kësaj Republike të Maqedonisë Veriore, sepse ajo lidhet
pikërisht me plagët e mia të vjetra dhe për Shkupin. Aty i kishin historitë e
tyre të luftimeve edhe Stërgjyshi im dhe dy djemtë e tij, Avdyl Ali Veseli, i
thirur „Vula“, Sejd (Zogi) Avdyl Veseli dhe Ali Avdyl Veseli, të cilët
qenë dy herë në këto luftime, për ta mbrojtur e çliruar atë vend nga okuptarët,
më 1910-1911, para të cilës, më 1909, në Shkup, nuk ka pasur asnjë bullgarë e
as sllavë.
Atëherë Shkupi ka qenë një vatër e denjë e shqiptarizmit,
Kryeqyteti i Mbretërisë së Dardanisë, e cila, në kuadër të gjuhës së folur e të
shkruar shqipe ka dhenë një kontribut të veçantë, që e quajnë „Alfabeti
Diellor“ apo „Alfabeti Kozmik“. Unë e quaj „ALFABETI
ARBAN-ALBAN“, i cili qe krijuar në trekëndëshin e famshëm „NISH-SOFJE-SHKUP“.
Ajo ka qenë e para formë e shkrimit të gjuhës së vjetër shqipe, para „shkrimeve
pellazge“ apo Alfabetit Sumerik. Alfabeti
ynë, të cilin e quaj „Alfabeti ARBAN-ALBAN“ është disa shekuj më
parë se të tjerët alfabete.
Historia që mësohet sot në të gjitha nivelet e arsimit
zyrtar, në EU dhe në Botë, duke i përfshirë edhe „Botën e Tretë“,
veçanërisht shtetet që përherë na sulmojnë, u përshtatet shteteve të prirura me
politikë antishqiptare. Ajo nuk është rrëfim i vërtetë i atyre që përpiqen për
një vijë të drejtë të shkencës në tërë botën, e edhe të shqiptarëve, që duke
përfshirë në një farë forme vetvetiu Vlera Ejupin, e cila ka dhënë
ligjërime për Letërisinë Angleze Moderne e Postmoderne, duke e përfshirë edhe
ate amerikane, që tregon një dhunti të mirëfilltë për shkrimin krijues të
lëmisë eseistikës, por që kanë bartur një përvojë jetësore, që është mbledhur
qoftë në jetën e kaluar nëpër Turqi, qoftë gjatë studimeve të larta në Angli,
qoftë në rijetën e përjetuar të vendlindjes.
Historia e sotme Europiane dhe Botërore është në
kundërshti energjike të forcave të mëdha e të pasur të kësaj jete, jetë i
thënshin, sepse kjo është botë e përkohshme, që jetën e shohin ata nga
interesat e tyre të pasura, i thonë asaj „e vërteta“, por e vërteta
është tjetër. Ajo i synon ata që kanë pasur origjinën e botës. Origjina
e botës e fsheh simbolifikimin e gjuhës. Ajo na është dokumtuar nga pak
shkencëtarë e shkrimtarë, ndërsa gjuhët e tjera janë gjuhë konvertuale e
konceptuale, pos gjuhës shqipe.
E kanë futur gabimisht dhe me qëllim familjen e gjuhëve
indo-gjermane apo indo-europiane, për t’ia rritur vetes autoritetin shkencor,
kjo nuk mund të jetë „teori shkencore“. Në Indi, ka shkuar fisi arian
dhe prej Indisë e deri në Europë ka shumë popuj, por populli më i madh përveç
indianëve ka qenë kombi Yllor, kozmik, prej yjeve, Yllit të dyfishtë, SIRI.
Duhet të këndellen „shkencëtarët“ e Europës së
Bashkuar dhe t’i dërgojnë vetëm në këtë drejtim të vërtetë të atyre që kanë
qenë të kyqur në kulturën e vet botërore, me gjuhën KOPTE, „Nephillim“,
Rea-n, Thot-in. Të marrim një shembull. Folja e gjuhës shqipe,
them, në vetën e tretë, njëjës, zhvillohet edhe sot, madje që prej fillimit të
gjuhës: ai (ajo) thotë. Tani, duke përfshirë edhe anglezët e amerikanët,
nuk mund të nënkuptojnë THOT-i prej foljes shqipe, sepse ka dalur prej gjuhës
së pare, me të cilën duhet të barazohen ato gjuhë për gjetur origjinën e
vet (con, vert, nënkupton se ato gjuhë duhet të konvertohen!); janë gjuhë
konceptuale, themelohen nga konceptet marruara nga gjuha e vjetër shqipe.
Ende nuk është deshifruar gjuha Kopte.
E cila gjuhë e ruan foljen „them“, tregon se është
gjuha e parë. Anasjelltas. Gjuha shqipe madje i deshifron morfemat e të gjitha
fjalëve dhe e dëshmon gjuhën prej të cilës rrjedhë ajo morfemë. Kështu futet
edhe arkeologjia dhe dëshmon se yllorët, arbanët (arbërit) e iliro-shqiptarët e
kanë më të vjetrën gjuhë, të folur e të shkruar herën e parë, gjuhën shqipe.
Historia ndërtohet gabimisht dhe nuk e njeh shtrihjen e
gjuhës së vjetër shqipe. E lënë si gjuhë sekondarë me nënçmimin e varur se „ajo
është krijuar në vitin 1908, në Kongresin e Manastirit“, kur është shpëtuar
nga prishja e fundit greko-latino-turke e ruse, që kanë bazë politikën
denigruese antilire dhe antishqiptare. Nuk shkojnë më tej se mesjeta dhe fundi
i Perandorisë Bizantine, kur plaçkitën prej ilirëve shqiponjën dhe fenë
ortodokse.
Kjo është gënjeshtër e shteteve sllave dhe të Lindjes, të
prirë nga Rusia dhe bota Lindore, duke e përfshirë edhe Greqinë. Ata thonë se gjuha
shqipe duhet të jetë nga gjuhët Karpatiane dhe kjo nuk është „me sllavët“,
por është që përpara këtyre, nga gjeneza e popujve të vjetër dhe gege.
Të thëna më shkurt e me terma fetare, këto shtete, që
priren në shpërfillje të kombit të vërtetë, në Europën e Bashkuar, në
Serbo-Jugo-Sllavi, në Malin e Zi, në Shqipëri, në Greqi, në Bullgaro-Maqedoni,
e nuk po i themi origjinal „Makedonia“, sepse maket janë alge të
liqenit të Ohrit dhe të Prespës, prandaj populli i parë i botës është
iliro-shqiptari, i gjetur me vendbanim, te Pogradeci, më të vjetrin në Europë,
të cilët, kanë banuar rreth dy liqeneve, të Ohrit e të Prespës, e cila për herë
të parë është quajtur „Make-do-nia“. Ata i shtrijnë thellë duart e tyre,
me thonjë të djallit, të pështjellojnë rrëfimet e tyre deri në fillim, deri në
gjenezë: jo, ne jemi të parët; jo, na kanë quajtur kështu e ashtu, jashtë
dhe largë të vërtetës shkencore. Në këto luftëra, përzihen edhe „shkencëtarët“
tanë e shqipfolës. Një njeri që paguhet nga „të tjerët“, nuk i llogarit
luftërat mijëvjeçare, si „të vërtetë“ të së kaluarës.
Ndonjëherë, është i robëruar njeriu ndaj të ligës, të
cilën e ka në vetvete. Luftojnë në gjoksin e tij e Liga me të Mirën. Mirëfilli
e di çka është e Liga (e Keqja) dhe e Mira, në jetë. Më së pari, më ka mësuar
edhe babai im, nipi i stërgjyshit tim, prej të cilit e mbajmë si mbiemër;
pastaj prej leximeve, studimeve e jetës, në të cilat kam dashur t’ia përtërij
veprimtarinë kombëtare dhe të jem zëdhënës i ardhshëm i këtij bashkimi. Ate çka
nuk e dëshiron (nuk t‘a do zemra yte) që ta bëjë dikush ty, mos e mendo dhe mos
ia bëjë ti dikujt tjetër dhe askujt, nëse do të ecësh rrugës së engjullit, e jo
të djallit! Përndryshe, të përpinë e Liga, të udhëheqin demonianët.
Kjo është premisa e jetës, të cilën e kam mësuar dhe e
kam praktikuar nga „zoti im i vogël“-Babai. Këtë gjë e kam lexuar edhe
te libri i rikrijuar nga Alfred Häsler, „Zwischen Gut und Böse/Në mes të
Mirës e të Ligës“, dhe e
dimë kush ishte Kaini, kush ishte Abeli dhe kush ishte Musaja (Moses), në
historinë biblike. Secili e ka një rol të veçantë. Musa (Musaja) është babai i
tyre. Abeli është në dhunti të Zotit të Madh. Kaini, është e kundërta e tij, me
dhuntinë e djallit. Kaini e ka mbytur vëllain e tij, Abelin dhe duhej që ta
zhdukte edhe babain e vet, sepse e pau çka ndodhi me likuidimin e djalit,
Abelit. Ishte një likuidim me plot idhnim, dëshprim, zemrim e urrejtje të
madhe, sepse ishte një hakmarrje e vërtetë. Këto janë ndjenja të liga të
qenieve që duken si njeriu, por janë të udhëhequra prej djajve. Po të ishte
aktiv „syri i tretë“, si te Polifemi, do t‘i dallonin qeniet. Polifemi
ishte i pari ynë, siç është gjetur në Shpellën e Spiles, te Vlora. Këtë gjë nuk
e përsëritë askush, nuk e zë në gojë askush. Mendojnë se është „thjeshtë
mitologji“…
Zoti i Madh ia dha edhe Kainit si të gjithë të lindurve
të tjerë në këtë botë detyrat e veta, por Kaini ishte përfishirë nga Djalli dhe
bënte si dëshironte Kryedemoni-kundërshari i Zotit të Madh (Kryezoti). Mallkimi
i Zotit të Madh ishte pikërisht aty, përgjithmonë! Njeriu i ligë nuk mund të
durojë këtë jetë të përkohshme, e më gjitha të Ligat. Jeta e përkohshme është
purgatori. Kur njeriu bëhet objekt i djajve (i demonëve), ata e udhëheqin që të
bëjë mëkate.
Herën e parë janë dhënë prej perëndeshës MAT, gruas së
THOT-it, që janë arbanë/shqiptar, edhe nga domethënia e emrave, 42 rregulla të
drejtesisë së madhe. Ato janë ligjet e moralit të njerëzimit, por nuk përfillen
as sot në botën tonë. Ngapak janë të kopjuara e të ndryshuara prej feve të
ndryshme. Jo vetëm që e luftojnë Thotin, ligjet e Zotit të Madh, por edhe
njerëzimin dhe e ngrehin për veshi; përpiqen t´a përvetësojnë ose t´a
shpërfillin, sa më shumë që të jetë e mundur. Rreth e rrotull na lëshohen neve
të Ligat, në radhë të parë prej pofetëve të rrejshëm apo të ashtuquajturve „popuj“,
sepse nuk janë kombe, por konglomerate. Në të vërtetë, konglomerate të
tilla janë serbët, me dhunë e gjenocid, duke paçkitur të gjitha gjërat
jetësore që u nevojiten prej kombit më të madh e të dytin më të madhin në botë,
iliro-shqiptarëve, pas indianëve të Indisë; sepse janë një fis turk i Iranit,
të sjellur gabimisht si rojtar i kufirit të epërme të Persandorisë Bitzantine,
pa i njohur mirë prirjet e tyre. Më parë na kanë sulmuar bullgarët, fis turk,
prej Thrakisë, të okupuar prej tyre, e të tjerëve, që të mos e zgjatim.
Secili popull për rreth nesh, ka ardhur me luftëra të
njëpasnjëshme, për të mos e thënë me gjenocide. Urdhëresa e Zoti të Madh
„Ti, nuk mund të vrasësh“, e cila nënkuptonte se nuk mund
të zhdukesh dikend nga jeta; nuk mund ta mbytësh; nuk mund të shkelësh me
dhunë, deri sa e jep jetën, pa e thënë Zoti i Madh; me urrejtje e
zëmërim ose të prirë nga inati, të nxitur prej djallit apo demonit, kjo
është kundështia vendimtare e predispozitës apo e qëndrimit shpirtëror kundër
vdekjes, sepse shpirtat ua jep Zoti i Madh, e asnjë laborator mjekësor nuk
mund ta prodhojë këtë „shpirt“.
Njeriun artifizial, si ROBOT, do të mund ta prodhojë
njeriu më i pasur me industri, e ROBOTI nuk është njeri e nuk posedon SHPIRT.
Një vdekje apo të mbyturit e njerëzve, e asgjësimet, edhe të një kombi, edhe
për çështje fetare (si p.sh. islamizmi), nuk ka mundësi që ta
zhvillojë askush e asnjë njeri, pa e ditur dikush këtë fakt. Vdekja,
asgjësimi apo zhdukja e të qenurit njeri me gjuhën e vet dhe me territorin e
tij të Atit, për të këmbyer marrëdhënie të doemosdoshme jetësore me
njëri-tjetrin, është një akt i rëndë njerëzor i njeriut të gllabëruar prej
demonëve. Luftërat këtu e kanë origjinën e tyre dhe për këtë gjë nuk ka
askush arësye që t’i udhëheqë e t’i zhvillojë ato, pos luftërave mbrojtëse.
Kush nuk del nga territori i tij për bërë apo për të zhvilluar ate çka nuk i
takon, janë dëshmi e të vërtetes.
Kombi iliro-shqiptar asnjëherë nuk
ka dalur nga territori i lënë prej Atit, që quhet atdheu, i
lënë nga etërit. Nuk do mend: akti vrastar është akti i djallëzuar nga
demonët dhe është kulmi i së Ligës!...
Shkupi,
qytet i lashtë i Maqedonisë Veriore, ka qenë qytet i veçantë për gjuhën
simbolike shqipe, para të tjerave, dhe një qytet vërtetë i bukur e
pitoresk. Mbretëria e Dardanisë e kishte këtë qytet, si kryeqytet.
JU, lexone dhe pritni vazhdimet e mëtutjeshme, që të dini çka është tokë e etërve, tokë e Atit, tokë e atdheut-mëmëdheut…
II
( Gjaku ynë nuk mund të bëhet ujë)
Në pamjen e parë ky libër është i vogël për kah volumi,
por është i madh përkah trajtimi i çështjes së saj, siç na pohojnë dy
recensionistët e kësaj vepre: i pari, Avni Halimi, na e shpreh prej
shiqimit të veprës, si shkrimtar, ku autorja „sjellë një stil të ri të
shkrimit“, në „një sintezë të pamohueshme“ (faqe 7); „reflektimi dhe
trajtimi të fakteve social-kulturor të bashkëkohësisë së saj dhe të brezit të
cilit i takon“ (faqe 9), konkludon recensionisti i dytë, Nijazi Muhamedi,
si publicist. Nëpër këto shkrime të veta për një çështje të madhe shqiptare të Vlera
Ejupit, janë një zë i qartë i femrës më të ditur të kësaj gjenerate dhe
gjithëshqiptare, e cila me diapazonin e saj socio-kulturor na e sjellë ndër pak
faqe (140 faqe) zërin e saj, sipas traditës së vjetër familjare dhe shqiptare e
formimit të saj intelektual, sipas të kulturës anglosaksone.
Fenomenet socialo-kulturore të shoqërisë shqiptare na
vijnë në shprehje nëpër shqetësimet krijuese përmes stilit eseistik nga
ndikimet e vokacionit të saj nëpër universitetet europiane, të cilat na
reflektojnë visionin e saj sipas traditës së bartur nga paraardhësit dardan.
Ato bluhen në mullirin filozofik dhe eseist të kësaj autoreje, për të gatuar
edhe njëherë qenien e vërtetë të saj e të gjeneratave të tëra të Mbretësisë së
Dardanisë. Janë shiqimet me fjalë të zgjedhura e me vetëdijen aktuale
intelektuale nga pakoha sunduese.
Kjo kohë, koha e Ligë, sundon në truallin e vjetër të
qenësisë sonë, e cila ishte dikur qendra më e madhe e thënieve të veta e të
vërteta të kësaj treve, në vetëdijen europiane. Siç na e thotë autorja, Vlera
Ejupi, në faqen 13, „shpejtësia maramendëse“ na e sjellë nëpër
situata të cilat nuk mund t’i kapërdijmë, e as „nuk mund të bëjmë gara me
teknologjinë bashkëkohore, e cila ka tendenca të bëhet dirigjente e kohës sonë“
(po aty), dhe këto janë situata reciproke apo e momenteve të dhjetëvjeçareve
apo të çorientuara krejtësisht të përditshmërisë. Të gjithë e duan jetën e tyre
të kompletuar e të plotësuar (po aty), thotë deri diku ajo, por kjo gjë për
ate, si intelektuale, është ta plotësoj jetën njerëzore parësisht, dhe e dyta,
të mbjell dijen e vërtetë të qenies së ngritur, siç ka qenë dikur. Tani, nuk
është më ajo jetë!
Në njëfarë forme, kjo është rruga e posaçme e plotësimit
të përgjithshëm intelektual e njerëzor. Ka një vullnet shumë të fortë, për të
ngadhnjyer në vetvete, si intelektual/e. Vlera Ejupi ka si devotshmëri
t’ia japë lexuesve dhe opinionit të gjërë një vepër të denjë e krejtësisht
tjetër nga ato që prisnin ata t’ua shtronte para tyre. Duhet të jetë zemra si
taban, nëpër të cilën do të dilte më parë autorja apo shpirti i saj dhe të
këshillonte mendjen, sepse vetëm mendja mund t‘a nxjerrte edhe në të Ligën. Ajo
qe intelektuale dhe mendonte të sigurojë vetveten, në rastin e nxjerrjes në opinionin
publik.
„Fjala <ese> rrjedh nga fjala
frënge <essai>, e cila do të thotë <prozë e përbërë nga disa qindra
fjalë, ose të gjatësisë së një libri, në të cilën diskutohet në mënyrë formale
ose jo formale një temë ose laramani temash… Eseja si dukuri letrare, nuk është
se gati e pranishme në letërsinë shqipe
(këtu bëjnë përjashtim ese të veçanta apo edhe vepra të veçanta!), në
hapësirën gjeografike ku jetojmë. Prandaj, këtu unë personalisht kam gjetur
horizontet ku mund të ndjej mendimet e mia nëpërmjet një gamë temash, të cilat
janë shumë intime, pra emotive për mua, herë e shpalosin fëmijën e vogël të
fshehur diku thellë tek unë dhe të cilën do të mundohem ta mbaj në veten time
me një egoizëm, por natyrisht edhe me një dashuri të jashtëzakonshme, herë revoltën
ndaj dukurive të shëmtuar, të cilat duke goditur thellë krenarinë e popullit
tim, si një nga popujt më të vjetër të këtij nënqielli, vetëm e vetëm duke u
munduar të jem mbrojtëse e denjë e së vërtetes, ashtu siç do të dua të përsëris
prapë, jam e edukuar ta mbroj atë, pra të drejtën me çdo kusht. Eseja mundëson
të zhytesh thellë në fjalët që përdoren, për t’i përdorur ata siç duhet dhe në
momentin e duhur.“ – thotë tekstualisht autorja.
Jo vetëm që e mësojmë çka është eseja, çka mundëson ajo,
prej nga vjen ajo në gjenezë dhe pse duhet të shkruaj autorja një vepër të
denjë, konform të vërtetës së origjinës së saj iliro-shqiptare, por edhe e
ngritjes së lartë të saj si intelektuale e denjë dhe profesoreshë në
universitetin e saj në Tetovë, ndër të cilat e përqëndroj vëmendjen te konkluza
e parë e tekstit, se kombi i saj është një nga kombet më të vjetra të këtij
nënqielli dhe del në shesh pikërisht në revoltën e saj për të gjitha
dukuritë e shëmtuara në vendlindjen tonë. Autorja i trajton këto tema me dhembjen
intelektuale dhe krenarinë e thellë të vetëdijes. Ajo e thotë tektualisht një
fjalë të vërtetë, e cila bëhet edhe titulli i pjesës së parë të shkrimeve të
saj: „gjaku nuk bëhet ujë“.
Përveç këtij cikli, i kemi edhe disa cikle të tjera, si
p.sh.: „Pakti me djallin“, „Injoratët e veshur me rroba universitare“,
„Sibeli nga Kumae“, e për të cilat do të flasim. Edhe kësaj radhe ky
studim është studim objektiv dhe analitik, jo i përshtypjeve të para apo
rezultat i njohjes. Asnjëherë nuk e kam takuar autoren, por ajo i përkushtohet
një çështje të madhe, përkundër të gjitha forcave shoqërore e gjeopolitike të
botës, të cilat përpiqen të na e humbin farën e një kombi shumë të vjetër dhe
para të gjitha religjioneve. Ata duan të na shpërfillin; të na humbin toruan;
të mos e njohim vetveten dhe të drejtën.
Esetë e Vlera Ejupit kanë filluar me përpjekjet
mbinjerëzore, që atëherë kur nuk kanë qenë donimuesit e të ligës,
serbo-bullgaro-sllavët e të tjerë, në Çarshinë e Vjetër, në Shkup, siç e quante
gjyshja e saj, në qenien e vet iliro-shqiptare, kafenë e zezë, „kafe
shqiptare“, e cila jo vetëm se disave ua dhanë rrugët e botës që të
mbijetojnë, edhe autores e një pjese të familjes së saj që nuk e duronte
skllavërimin e shpërfilljen e tyre si pjesë e një kombi të madh, që shkuan në
Turqi, për të shpëtuar jetën e saj, si familje aristokrate, mjaft e kultivuar e
këtij Kryeqyteti të Mbretërisë së Dardanisë, në të cilën, gjatë
luftërave të viteve 1910-1911 dha kontribut edhe stërgjyshi im me dy djemtë e
tij, për të shpëtuar nga okupimet serbo-bullgaro-rusëve, nga „dominimi i
miut të madh ndaj minjëve të tjerë, në malet e fushat në të cilat jetojmë“
(në faqen 19), siç e përmbyll simbolikisht e logjikisht këtë poshtërim, sepse
edhe jeta kombetare dhe vet kafja shqiptare u shitën pa pikë të ndërgjegjes!
„Nga gjyshi dhe gjyshja e ime shpesh
kam dëgjuar se kur çohen njerëzit peshë, vjen fundi i jetës në këtë botë.“ –
thotë në faqen 21, autorja.
Shkupi çdo herë ishte djepi i aristokracisë shqiptare,
konkludon ajo në faqen 23. Së bashku me aristokracisë e tij, u godit edhe kombi
shqiptarë, pa pikë mëshire. Një herë pushkë, e dy të vrarë! Me një goditje, dy
kufoma!
“Na e bastarduan harmoninë dhe
traditën tipike shqiptare, na e bastarduan gjuhën e pastërt shqiptare aq të
dashur me deformitetet e tyre gjuhësore, duke folur një gjuhë në të cilën janë
të reduktuara një pjesë e madhe e zanoreve dhe bashkëtingëlloreve shqipe… E
shitën gjuhën më të bukur në botë, pra shitën veten“.
Dinjiteti i formuar për origjinën e gjuhën e tij, kishte
mbetur i paprekur, vetëm te autorja e disa që mendonin si ajo, kudo qofshin
ata, të vetëdijshëm e të shkepur nëpër botë. Kafen shqiptare nuk e kishin
harruar.
Në Stamboll, në disa vizita pune, kërkoja kudo një kafe
turke, e shërbyesit i ngritshin krihet përpjetë e nuk më flitshin asgjë, pos se
nuk ka kafe turke. Sikur nuk e kuptonin çfarë po i porositja. E zura njërin në
krah, derisa e shërbente një kafe të tillë, duke i folur rreptë, se pikërisht
një kafe të tillë po e porositja unë. I njëjti mu përgjegj, se kjo është
kafe arnaute (shqiptare), dhe të thashë se nuk ka kafe turke. Kafeja
e zezë me gotë të vogël uji, është kafja jonë, jo e turqve. Edhe gjuhën e bukur
shqipe, duke e shitur vetveten, ua falën të huajve! Prandaj, Vlera Ejupi
ka plotësisht të drejtë!
„Në shoqërinë shqiptare, të
vetëquajturit intelektualë të mirëfilltë, janë futur në rrethin e tyre i cili e
ka vijëzuar diametrin e tyre të të shprehurit e veprimit dhe kështu ata heshin
të tanishmën, duke e vijëzuar kështu kënaqësitë e të kaluarës së mrekullueshme
dhe nuk prodhojnë asgjë tjetër pos heshtjes. E ajo që mua më habit, është
heshtja e pothuajse të gjithëve…“
Çdo gjë të shenjtë e kanë deformuar dhe povincializmi
është në Shkup, që ishte Kryeqytet dhe mjaft i mrekullueshëm. Na vie në
shprehje kudo me shërbimet sekrete ruse edhe majtizmi, të cilët tallen me të
gjithë shqiptarët, sidomos të atyre që janë atdhetarë të vërtetë dhe që janë të
nxjerrur jashtë pune, por janë të ushqyer nga çështja e pazgjidhur kombëtare e
shqiptarëve. Përkundër vetë autores, po e themi se është pak a shumë edhe rryma
tjetër e djathtiste, duke larguar ata që janë më atdhetarë se të tjerët.
Nuk e kam fjalën për rrymat ekstereme djathtiste. Ekstremizmi
nuk ka pasur kurrë fole ndër shqiptarë. Rrymat e kultivuara djathtiste kanë
pasë jetë më të gjatë ndër gjallërimet partiake te shqiptarët.
Njëra ndër këto ishte edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit
(LSH), e cila kishte si program themelor formimin e shtetit shqiptar nëpër
kufinjtë e sa saj etnik, dhe kjo i përbënte të gjitha trojet tona ku ujit i
thonë uj dhe bukës i thonë bukë, nga Preveza në Greqi, e deri te Molla e Kuqe,
afër Nishit, në Serbi.
Si rezultat i këtyre, dhe ndërhyrja e rrebtë e Turqisë,
Rusisë, Francës, Gjermanisë, etj., ku u mbajt Konferenca zyrtare e Berlinit
(1978) u mbajt qëndrimi i padrejtë ndaj çështjes gjithëshqiptare dhe e tërë
jetën normale të këtij kombi, që ishte nën Perandorinë Osmane, për 550 vite, e
robëruar dhe e sakatuar, e vrarë dhe e denigruar, erdhi te Kryengritja e
Kosovës, me 1912 (në të cilën dha kontibut Stërgjyshi im, me dy djemtë vet,
nga të cilët më vonë do të vritej komiti „anëtar i Komitetit…“ Sejd Avdyli dhe
kundër Xhavit Pashës, i fortifikuar te barrikadat e Kodrës së Pllanikut, Ali
Avdyli), e cila do realizonte aspirata shekullore të atdhetarëve, për
Shqipërinë e lirë etnike.
„Kryengritja e Kosovës në 1912, do
të realizonte aspiratat shekullore të patriotëve shqiptarë për të shpallur në
Shkup pavarësinë e Shqipërisë me katër vilajetet, vetëm të mos kishte qenë
ndërhyrja e shteteve ballkanike ( deri në Konferencën e
Berlinit, më 1978, quhej Gadishulli Ilirik!) të ndihmuara nga Rusia cariste
për të grabitur tokat shqiptare“.
Vlera Ejupi
flet edhe për bashkimin dhe veprimtarinë e Organizatës „Balli Kombëtar“,
duke i vlerësuar themeluesit e saj.
„Është kjo koha e formimit të
pushteteve të egra komunsite, siç ishte për shembull qeveria serbo-jugo-sllave“.
Prandaj në këtë kohë të përplasjeve, të papajtimit të
shqiptarëve ndaj regjimeve antishqiptare e ndërkombëtare, duke e llogaritur
edhe Rusinë, që është babai i madh i Mbretërisë dhe qeverisë „socialiste“,
pra majtiste e të Lindjes, të thirrur „serbo-jugo-sllavi“, në të cilën
mbështillej hegjemonizmi serb, për t’u larguar vrasjeve të mëtutjeshme të
shqiptarëve nga komunistët (ka qenë udhëheqja komuniste dhe rakoviqiste që e
udhëheqte këtë pis-shtet), me 1945, marrin vendim të kalonin male të tëra
deri në Greqi, Idriz (Sllovijë) Bytyqi, Hasan Gadimja, Ukë Majaci, Rexhep
Shullova, nga të cilët, i pari është gjyshi i Vlera Ejupit, i cili gjatë
kësaj përpjekje ishte vrarë, si axha i babës sim, që ishte vrarë më herët, nga
serbo-malazezët.
Me mburrje e thekson autorja, se kjo vepër i ishte
përkushtuar gjyshit të vet, Idriz Sllovijë Bytyqit, me mallin e të gjithë familjes
së saj për t’ia gjetur trupin e vrarë. „Gjaku nuk bëhet ujë“- thotë
autorja e këtyre eseve, në këtë cikull. ADN-në e ruajmë gjithmonë për
identifikimin e Ilirëve e Shqiptarëve…
III.
( Deri atje ku nuk guxon të flitet shqipja më e kulluar)
A jemi ne me të vërtetë një komb aq i madh sa kemi qenë
dikur dhe aq i kulluar sa keni qenë përherë apo jemi vërtetë një llum i bërë
nga llumishtat e reja të gjeografisë së të ashtuquajturave „popuj dhe
shtete“, të cilat janë krijuar në gjithë tokën? Dihet, toka popullohet me
raca.
Ka teori shkencore çka është popull dhe çka është komb;
ka edhe forma tjera të shpjegimit klasik e postmodern të shpjegimit shtetit,
por ne nuk po merremi me këto forma të shpjegimit të këtyre nocioneve dhe
mundësive të përdorimit praktik në konsituimin e një shteti. Në kohën moderne
lëviz kjo çështje nga teoria në mundësi tjera të konstituimimit të tyre në një
shtet. Shteti krijohet nga baza fetare dhe i shkrinë kombet në territorin e
vet, në gjuhë dhe në idetë e tjera për një ideologji, qoftë edhe fetare. Blloku
i Lindjes udhëheqet nga ideologjia fetare e krishterë ortodokse; Blloku
Perëndimor udhëheqet nga ideologjia fetare krishterë katolike,
izraelito-hebreiste dhe pak hinduizmus e budizmus, ndërsa Shtetet e Bashkuara
Arabe udhëhiqen nga ideologjia e tyre e tretë fetare dhe islamike. Blloku i
Lindjes, me ortodoksimin e tyre, dhe Blloku i Tretë, me fenë më të ultë e më
luftarake, si të „shenjtë“, janë fundi i errësirës mesjetare.
Gënjeshtrat dhe gënjimin si metodë globale të punës së tyre, që përdorin për të
futur ngadalë në dorë të vet një shteti, blloku i tyrë bënë çmos për të
përfituar territore të tjera, të cilat dorëzohen e futen aty ku nuk duhet të
ishin, as nuk janë në gjendje që të mbrohen. Aty, zhduket eksitenca e tyre, pra
asimilohen gradualisht.
Autorja jonë e sheh në kontekstin e
vet. Mendohet se kombi ynë është sindrom moderm, sa i përket
xhelozisë së përhershme të këtij kombi, sepse 2 vetë janë në 3 parti, do të
thotë se tadhëtija është mbjellur nga dhuna e të tjerëve, me ne, gjatë
mileniumeve dhe nga demoni i tyre, që i udhëheq.
„Po t’i përmbahemi proceseve të
lartpërmendura biologjike (p.sh.: me ADN-në), ky sindom as që do të ekzistonte,
por ja që edhe proceseve biologjike- realiteti shqiptar po ju shmanget.
Një nga terrenet, në të cilat po na kaplojnë janë padyshim vlerësime të njeriut
shqiptar me veten, me realitetin i cili e rrethon, në momente të caktuara
historike, në veçanti kur duhet të mbisundojë logjika e bashkimit kombëtar
zinxhir, kur duhen flakur pa mëshirë ato copat e kalbura të këtij zingjiri, të
cilat janë bërë kohëve të fundit të padrueshme. Por për fat të keq, është duke
u zmadhuar numri i këtyre kalbësirave, të cilat nuk po i nënshtrohen proceseve
të lartëpërmendura biologjike, nga të cilat janë shndërruar në vështrues tepër
të shkathët, nga ata që duan të cilët kinse janë duke e mbrehë misteriozitetin
e tyre. Qëllimi i tyre në kalbje totale të trungut kombëtar dhe zëvendësimin e
tij me trung, të cilin po na e sjellin erërat e thata dhe shterpe të
shkretëtirave të largëta, aty ku njerëzit jetojnë ndër tokë dhe të cilët janë
gjeografikisht dhe mentalisht tepër larg nga ne.“
Ne po u kthehemi analizave tona të mëparshme, të cilat i
kemi bërë, qoftë nga gjeneza e parë e Thot-it, pas rrotullimit të meridianeve
me paralelet të globit TOKË, ku ka filluar linja xheloze antiylliriane, pra
anti-shqiptare, nga Veriu e Jugu. Midis tyre ende mbisundon linja ariane e
mesme, prej Lindjes e deri në Perëndim, horizontalisht e shtrirë.
Në të vërtetë, jo vetëm besimi i Thot-it (se çka
na ka diktuar Zoti i Madh), krijimi i feve të tjera, nga Lindja në Perëndim
e nga Veriu deri në Jug, vlenë të përmendet zvetënimi i rolit „mësues“,
që ka qenë me të vërtetë prej njeriut të parë tokësor dhe bota na e ka
pshtjelluar mija herë, e nuk e dimë se kemi qenë ne, veçanërisht të futjes së
shkencave, madje të „të gjuhës së parë indo-gjermane apo europiane“, dhe
kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse e vetmja gjuhë është shqipja e vjetër e
symbolike, e quajtur KOPTE, që ka filluar të shkruhet në anën e djathtë (sepse
krahi djathtë është krahu i Zotit të Madh dhe engjujve!) e vazhdohet deri
në të majtë. Origjina e parë është që më parë, p.sh.: mbi 8000 vite, që është
gjurmuar.
Gjeneza jonë vjen prej GIGËS, GEGËVE, njëra pjesë e
racës së bardhë ariane, bijtë e tokës; ndërsa pjesa tjetër janë TOSKËT.
Prandaj, nuk po merremi me këtë çështje. Po merremi me
studimin tonë. Është futur demoni në shpirtërat tanë, e nuk mundemi aspak të
jemi me realizimin e bashkimit kombëtar. Bota sundohet nga ata që nuk na lejojnë.
Kryedemoni, shprehet përmes feve, të cilat bëjnë
përpjekje të luftojnë njëra tjetrën (të krishterë katolike, të
krishterë ortodokse, të islamizmit sunit e sheit, dhe të feve të tjera, si
p.sh.: Judizmi, Hinduizmi dhe Budizmi), në mënyrë të tërthortë, që vie mbi
tokë e nga nëntoka. Shpirtat na i falë Kryezoti, d.m.th. pajtohet dhe i lejon.
Në radhë të parë i lindë me dashuri për të jetuar e për të përtrirë jetën, por
edhe për të kundështuar të Ligën, të Padrejtën, ato që nuk dëshiron t’ia bëjë
asnjë njeriu. Kryedemoni e demonët e tjerë, bëjnë çmos për kthyer njerëzimin në
kundërshti të parimeve të Zotit të Madh, pra Kryezotit. Luftërat, që i zhvillon
njerëzimi, ndahen në luftëra mbrojtëse dhe në luftëra pushtuese. Luftërat
mbrojtëse i lejon dhe i pranon Zoti i Madh, por luftërat pushtuese janë pjellë
e Kryedemonit dhe ato janë të dënueshme.
Ideologjitë i kanë shpikur njerëzit, jo Zoti i Madh apo
Kryezoti. Renditen „zotrat e feve“, sipas artikullimit të gjuhëve.
Njeriu është krijuar në botën e përkohshme me shembëllimin e Zotit të Madh, që
më së shumti e do njeriu, por kthehen në luftëra kundër njëri-tjetrit, e nuk e
dinë se nuk kanë ardhur në këtë botë për të luftuar, por për përmirësuar jetën.
Nuk është aspak e saktë dhe as e drejtë të kalosh nga
jeta në vdekje për „zotin e feve“, as t’ia marrë jetën një njeriu
tjetër, grua apo burrë, fëmijë apo i rritur, sepse këtë gjë nuk e ke në dorën
tënde. Në këtë pikë është mjegull e dendur e njerëzimit dhe metodë për ta
zëvendësuar kombin e parë, i cili ka folur për Zotin e Madh. Forca galaktike që
na mbanë të gjallë në këtë planet është centifuga e globit, positiv e negativ,
dhe nuk është një njëri i madh, që e thërrasin si zot, as nuk është „hyjnor“,
por është mbrojtësi i tokës, me njerëzit dhe bijë të tokës, të parët yllor,
me rrotullime magnetike.
Ky është definicioni shkencor për Zotin e Madh, të cilin
e kam nxjerrë në publicitet, edhe nëpërmes të Prof. Muhamet D. Rogovës,
në librin e tretë të tregimeve. Ka qenë me veprime në globusin e tokës para
ardhjes së njeriut.
Ideologjizmat e fetë janë krijuar nga njerëzit e globit,
poashtu ndasitë dhe spekullimet. Prandaj „greqizmi“ është një gënjeshtër
e kulluar, sikurse „hellenizmi“ dhe „pellazgizmi“, apo ndarja e „kombit“
nëpër Greqi, përmes të shtuquajturve „arvanitas“, të cilët na flitkam „greqisht“,
e kjo është dhunë e përhapur për ta shpërfillur kombin e madh yllirian/ilirian.
Emri „arvanitas“ është një emër kyeput injorues për arbanet/arbërit e
vërtetë, siç e thotë At Antonio Belushi. „Arvanitasit“ janë
pjellë e „grekërve“, të cilët duan të na ulin nën vete, ne, iliro-shqiptarët
apo yllorët. Kur t‘a tradhëtosh gjuhën, e ke tradhëtuar veten, e ke
tradhëtuar origjinën tënde, kombin ilir/yllor.
„… edhe kafsha e di se po të ndahet
nga trungu i saj e ha djalli.“ – thotë autorja, Vlera
Ejupi.
Ndër shumë gjëra që zhyten e ndonjëherë i lëmon në
sipërfaqe, eseistja shqiptare, profesoresha e nderuar dhe pasardhja e familjes
së munduar edhe mërgim nëpër Turqi, e cila ballafaqohej me lloj-lloj çfaqje të
përditshme, por e shkolluara lartë në Angli, Vlera Ejupi, duke i
përshkruar vizitat e shumta të viseve etnike iliro-shqiptare, madje edhe në
Greqi, në dramën e thellë të shpopullimit shumëvjeçar, që prej botimit të
veprave të Homerit, 850 vite p.e.s. na i përshkruan të tretën herë pushimet
verore në Çamëri, në Pargë, me një fjalorë magjik e me ndjenja të vërteta
shqiptareje. Duke e përcjellur tërë këtë rrugë, përmi 12 orë, me përshkrime
simbolike, arritën aty:
„Vetëm një gjë ishim shumë të
sigurtë – para se të më zinte gjumi, harta e Çamërisë të cilën e kishim para
vetes, tregonte se Parga e bukur, aty ku flitet gjuha shqipe e kulluar, ishte
aty diku para nesh, më së shumti pesëdhjetë kilometra para nesh, edhe pse ne as
që e vërejtëm gjer në atë moment ndonjë gjurmë deti, i cili do të na kishte
treguar se detin e kemi aty para nesh…“.
Në Parga, flitej gjuha shqipe e kulluar dhe me pastërti
të theksuar nga kalkat serbe, sllave, turke, greke e latine. Përshkrimet aq të
bukura për Pargën, të ndërtuar mbi një kodër, të vërshuar nga vegjetacioni i
saj i bukur dhe krenar, përmbushej veçanërisht nga lulet më të bukura dhe më të
mahnitshme, që mund t’i zë fjala mbi letër. Biseda e papritur me një gjuhë të
rrjedhshme ishte begatia më e re e saj, po që flitej fshehurazi.
„Na falni, - i
thanë pritësit e konakut, duke folur brenda shtëpisë, - që lafosemi me zë
kaq të ulët, se këta helenët na fusin nëpër burgje menjëherë po të na dëgjojnë
të flasim gjuhën shqipe, se edhe ata e kuptojnë shqipen, se edhe ata janë
shqiptarë, por janë të shitur, prandaj i kanë shtëpitë më të bukura në Pargë.
Por ju lutem, shkoni tani, mos t’ju shohin që keni hyrë tek ne se menjëherë na
arrestojnë“.
Njeriu ngul këmbë në të vërtetat e tij. „E vërteta“
ndonjëherë është labile, e ndërron nëpër njerëz, nëpër kasta, nëpër popuj,
nëpër mediume dhe kohë. E pavërteta duket si e vërtetë. E vërteta tabanin e saj
duhet ta ketë mbi faktet shkencore dhe të bazohet në të drejtën e saj. Nëpër
historinë shqiptare dhe nëpër ate ndërkombëtare është përhapur jo e vërteta, me
dhunë e dinakëri, për t’ia zënë terrenin të vërtetës. Kur shtetet bazohen në të
padrejtën dhe e kanë forcën shtetërore, madje të dhunës, ato e përhapin kudo „të
vërtetën jo-shkecore“, pra të pavërtetën, dhe flet i pari, siç i thotë
mendja. Ne, e kemi të vështirë t’a gjëjmë „të vërtetën shkencore“. Çka
thuhet si „shkencë“, ajo nuk është e tëra shkencë e vërtetë dhe kalon e
shitet nëpër duar.
Duke e marrë parasysh se në Çamëri e kanë mësuar shqipen
nga të parët e tyre dhe autorja do ta ketë mësuar edhe gjuhën e re, si gjuhë
letrare, në cilën toskërishtja i ka bërë ligjet e saja, pa e dituar se
gegërishtja është e para si dialekt i shkruar dhe e folur, edhe në qoftë se
në Epir e kishin teritorin e vet të parë, ndonëse disa e quajnë „tokë
pellazge“, të cilën nuk e dinë se është emër teknokratik (edhe pse
teknika është nga baza e zhvillimit të teknikës dhe pak veta i kanë sytë e
stërvitur që të shohin gjërat para errësirave shkatërruese mijëvjeçare dhe e
dinë se farkatari është ilir/yllor dhe nguliten në fjalët e Homerit, që lavdëronte
mbi qiell e tokë pellazgët hyjnor, dhe e përdorë këtë emër artificialisht për
të ngritur më lartë atë shtresë të lartë shoqërore, sepse pjesa e dytë e saj
„kratik“ nga „kracia“ është udhëheqja e saj, sikuse „aristo-kracia“ ), është
territori i Polifemit, të gjetur në shpellën e Spiles, në
Vlorë. Ky është babai i parë i racës së bardhë, europiane dhe shqiptare. Po
deshët, ju shikoni veprat e Sazan Gurit, veçanërisht shkimin publik në
profilin e tij të Facebook-ut, „Gegënishtja, fidanishtja e gjuhës Europiane“,
nga vëllimi i dytë i trilogjisë „Si të rrokim Greqishten, Latinishten,
Anglishten… me Gegënishten“; të Mëhill Elezit, „Gegënishtja dhe
prejardhja e shqiptarëve/Kundrojë historike dhe gjuhësore“; apo të fundit, prej Albert V. Nikolla,
„Etimologjia dhe semantika strukturakle/Keltiku prehistorike/ Gegënishtja,
gjuha amtare e botës“, shqip e
frengjisht, të cilën ende nuk e kam studiuar në tërësi, e do të dini se baza
e vërtetë e gjuhës së vjetër shqipe ishte dialekti gegë, që sundonte tërë
botë në kohën e Thot-it.
„Bisedat e shumta me këta shqiptarë,
na bënë të kuptojmë se shpirti i djallit, i cili kishte tentuar të ndrydhë e të
shtrydhë nderin shqiptar më të lashtë se vet historia, me focë
shpërthyese, e cila kishte mundur të sjellë vdekjen, por edhe forcën
shkatërruese, e cila ishte mundur të
zhdukë paparashikueshmërinë e valëve herë më të mëdha e herë më të vockëla…“ –
thotë në fund të ciklit, „Gjaku nuk bëhete ujë“, Vlera Ejupi.
Në Pragë, në të cilën dhuna greke është më e
madhje ndaj shqiptarëve, me „hellenizmin“ e tyre të pa denjë, ne e
ruajnë thelbin e kombit.
„Të këtilla ishin Florina, Konica,
Arta, Preveza, Igumenica, Janina krenare, Korfuzi, të zhytura në idhtësi jo më
shumë se shqiptarët e të gjitha hapësirave ku ata jetojnë, por të gjithëve na
bashkon ideja, të cilën e ushqejmë - mos të harrojmë lashtësinë e t’i flakim
marrësirat e papara të budallenjve, sidomos ca budallenjve ( kërkoj ndjesë nga
lexuesi për këto shprehje ), të cilët po mundohen të bëjnë atev që është bërë me
hijen e denjë të tyre.“
E vërteta del vetë në shesh, pas qindra vuajtjeve të
mëdha!...
IV.
( Imitorët demonianë e përfshijnë tërë kombin shqiptar, aq sa nuk ka
mundësi që të njohë vetveten )
Tani, kombi i vjetër dhe më madhi në tërë botën, pas
Indianëve të Indisë, sa e ka edhe Argjentinën dhe Çilin mbi gjashtëdhjetë
përqind yllir/Ilir, madje edhe Alaskën e Amerikës, në të cilën e ka „Radio
Alaska“ në gjuhën shqipe, të cilën e dëgjoja me lot në sy, sikurse në
Filipine, që e dëgjoja kaherë „Ju flet Radio Filipine-në gjuhën shqipe“,
e lere të mos themi se Maqedonia Lindore e Veriore duhej të ishte mbi
gjashtëdhjetë përqind shqiptare, pa e futur këtu Shqipërinë e Kosovën, Malin e
Zi e Sanxhakun e saj, edhe në Serbi, e pa e lënë Çamërinë, në Greqi, etj., këto
janë traumat tona, të marrura ditën e natën, në veten tonë, edhe pse
prej gjuhës së vjetër shqipe janë krijuar 2500 gjuhë të tjera konvertuale e
konceptuale. Ne, e llapërqitim gjuhësinë e përsëritur, se „e keni origjinën
hyjnore e pellazge“, për të cilën na paska „shpikur“ „gjuha
botërore“. Dihet mirëfilli një gjë nga historia: është botuar vepra „Odiseu“
e Homerit në shekullin e VI p.e.s. prej tiranit Peisistratos, që
ishte me qëllim të shpërfilljes së yllorëve tanë apo ilirëve me alfabetin e
parë shpërfillës ndaj shqipes së vjetër për t’i shpërfillur tërësisht, e në
këtë vepër përmenden apo edhe në veprën e parë „Iliada“ „pellazgët
hyjnorë“, e atëherë duhet të kuptohet pse ashtu i ka dhënë botuesi me
urdhërin e tiranit. Përndryshe, pellazgët do t‘i lënë pa tyre „pëllazgët e
rinj“, po të qenë „komb“, e nuk do të ishin sot iliro-shqiptarët. Ai
emërtim është emër teknokratik apo „emër falls“ për yllorët apo ilirët.
Të gjitha librat e dy-tre shekujve të fundit janë me këto të meta, edhe pse i
kanë disa pjesë shkencore. Do të marrin një më të mirin, që nuk e përmendin
shkencëtarët, e ky është Sulejman Mato, prej ku e nxjerrë Çlirim
Xhungën në sipërfaqe, sepse ne do të kishim kaluar në përjetësi, pa e
njohur ate:
“Si greqishtja e vjetër ashtu dhe
latinishtja nuk janë gjë tjetër veçse vazhdime të deformuara të shqipes, në dy
alfabete të ndryshme”.
Kush e vrau papritmas Çlirim Xhungën, madje në
Shqipëri, që e thoshte të vërtetën shkencore e gjuhësore, sikurse Petro
Zheji? Dora e zgjatur ruse e greke! Leksiku i shqipes është shumë më i
vjetër se sa dora e zgjatur e kriminelëve ruso-grekë. Më së pari e ka
shpikur „greqishtja“ , pastaj na ka dënuar e tërë bota. Tani, po dalin
edhe shqiptarët të kuptojnë armull këtë futje të rotacionit botëror të
demonëve, që të ngjallin „gjuhën pellazge“, sepse „është më e
vjetra se 6000 vjet“, kur dihet se gjuha shqipe është shumë më e vjetër nga
gjuhët që e „shpikin ndërkombëtarët“, të cilët i kanë shpikur edhe
gjuhët „indo-europiane“ apo „indo- gjermane“ dhe se kjo është e
vetmja gjuhë, e cila flitet 25‘000 vjet p.e.s. Të themi shkencërisht,
siç thotë etimologu shqiptar Agron Dalipaj, gjuha e vjetër shqipe dhe
gegërishte është „gjuhë e shqyer“, pra gjuhë e shkoqur, prandaj quhet
gjuha shkype, gjuha shqipe, gjuha e veçantë dhe e para në botë, gjuha e egër,
gjuha që flet sikur njerëzit e parë, me nga një rrokje një fjali të tërë, si
dialekti gegë, është gjuhë analitike e tërë botës njerëzore. P.sh.: „Nephilim“
është e pa përkthyer nga gjuha shqipe, madje edhe në disa gjuhë të tjera, për
të mos i mumëruar ato, e kështu, ky fakt është edhe në „Testamentin e
vjetër“, në Biblën e vjetër.
Alfabeti është forma për të shkruar një gjuhë, e gjuha
duhet të kuptohet si gjuhë, e jo nga alfabeti të quhet „gjuha“ tjetër.
Gjuha ka qenë e njëjta, gjuha e vjetër shqipe, por alfabeti pellazgian
dhe alfabeti fenikas janë alfabetet që i kanë përdorur atëherë për ndikim të
dhunës shoqërore apo sociale kundrejt iliro-shqiptarëve, të cilët i kanë
quajtur edhe „barbarë“, mbi të njëjtën gjuhë, gjuhën shqipe, të shkruar
me alfabete të ndryshme.
Kuptohet, greqishtja dhe latinishtja kanë qenë vazhdime
të deformuara të shqipes, siç thotë Çlirim Xhunga. Gjuha është gjuhë,
ndërsa alfabeti është formë e të shkruarit të saj, është kaligrafia e saj!
Nuk guxon të thuhet „gjuha pellazge“, apo „gjuha
fenikase e Kadmit“, a ka qenë apo nuk ka qenë iliro-shqiptar. Ato janë
vetëm alfabete të tjera, të cilat janë përdorur për ta shkuar të njëjtën gjuhë,
në forma të ndryshme.
Në të vërtetë, ajo që e përsëritë në shkrimet e veta Elena
Koçaci, ka qenë e thënë në formë tjetër para ndërkombëtarëve nga
shkencëtari botëror, por jo vetëm shqiptar, Petro Zheji, i llogaritur si
i çmendur nga vetë shqiptarët, të cilët nuk donin ta thonin këtë fakt të
pamohuar „premordiale“, të cilën e kam përsëritur në shkrimet shkencore
dhe FB (Facebook), e gjithashtu i kam publikuar ca fotografi, të marrë nga
libri shkencor i Luigji Luca Cavalli-Sforca, „Gjenet, popujt e
gjuhët“, të publikuar në artikujt e
mi shkencor, të botuar në gazeta elektronike dhe në Web-faqe.
Këtu nuk kemi mundësi që merremi më tutje me gjuhë, por i
kthehemi prapë analizës së mirëfilltë të studimit të eseve të Vlera Ejupit.
Thënë sikur autorja, padyshim se është mbjellur kaherë,
që prej paraqitjes së të ashtuquajturve „të inatlinjëve të parë“ ndaj
Gegëve, Gigantëve, të lidhur me Titanët, të parët popuj që kanë zbritur mbi
tokë, për të demantuar ate që e kanë bërë dhe e kanë thënë ata në tërë botën.
Prej demonëve vie sindromi i imitimit, jo prirja e kreacionit, që duhej të jetë
në gjitha lëmitë e veprimtarisë së njeriut. Është pikërisht ajo, e cila pa dije
e udhëheqë shqiptarin sot, në jetën e tij të përditshme. Shpërfillja i ka
rrënjët më të thella në vetëdijen dhe ndërdijen tonë, në trunin që udhëheq
demoni, pa zemër e pa shpirtë.
„Na mungon urtësi për t’u
ballafaquar me të vërtetën, lejojmë imponime të huaja të cilat tek jo të
formuarit krijojnë dëshira për t’i bërë gjërat degjeneruese. Po e pranojmë
paktin me djallin , i cili një kohë po na e torturon mendjen dhe trupin pa pikë arsye, por do të vijë
momenti kur kreatorët-demonët e uritur do ta gjëjnë atë të cilën e meritojnë“, -
thotë autorja, në krye te cilklit „Pakti me djallin“. Të gjitha ciklet e
kanë në kokë nga një shkëputje të brendisë, e cila është më e thukta.
„Defektet janë rezultat i një vistri
deformimesh shpirtërore“, - thotë ajo, në
vazhdim të shqyrtimit të imitimit, selektimit dhe orientimit të njeriut tonë,
këtu të defomuar nga shtytja e përhershme e demonianëve, që prej Kainit, në
pjesën tonë parë, „të cilat po të përsëriten disa herë, ashtu siç po ndodhë
në përditshmërinë tonë, nuk krijojnë asgjë tjetër përveçse një përsëritje
ciklike të tyre dhe shdërrimin e këtyre rretheve në monstër të shkëlqyeshme të
imitimit… Në Shkup është i pranishëm qarku tepër i ngushtë i asaj që quhet
pandryshim, si rezultat i përvojave dhe ndjenjave të përsëritshme dhe rregullta
të një grupi njerëzish“.
Këto imitime, në vend të gjërave origjinale e të
bazuara në dhuntinë kreative njerëzore, në bazë të shëmbullimit të
Krijuesit të Madh në tërë rrullin, që ne e identifikojmë me Zotin e Madh, e
shkencorisht është rryma më e madhe magnetike që e mbanë tërë globin tonë në
jetë, mund t’i gjëjmë kudo, edhe nëpër tregun e Shkupit, që quhet Çair. Aty,
mund t’i gjëjmë gjëra jetësore, mjaft të lira, por edhe parolla të shkruara
sllavo-maqedonisht, megjithëse ky qytet ende është mbi nëntëdhjetë përqind e
banorëve të tij shqiptarë. Në radhë të parë, na janë këto qenie ata të cilët na
„shesim mend“ në television, se „jeta jonë është më e mirë“, sado
që në këtë shtet është përdhunuar maksimalisht, nga sllavo-bullgarët e
Maqedonisë. Ata që quhen „burra shqiptarë“, gratë e tyre, si islamiste,
janë të mbështjellura, e shkojnë pas burrave, me kokë të ulur poshtë, ani se
ato e kanë detyrën më humane e njerëzore të zhvillojnë regjenerimin e kombit:
„… automatikisht shndërrohemi në
peng të luftës tonë të humbur kombëtare, me ideologji e cila me një inat
vëllavrasës na largon nga bërthama kombëtare, me vokabular i cili me kënaqësi
vëllavrasëse na bën të harrojmë gjuhën, me aq viktima të ruajtura që nga
fillimi i ekzistencës njerëzore…“
Në vijë të këtyre gjërave nga jeta abnormale e
shqiptarëve të Shkupit, të cilët në radhë të parë ia lejojnë kryeqytetit të
Dadanisë, Shkupit, të humb përgjegjësinë ndaj gjeneratave të reja të përtrirjes
së kombit dhe u vardiset ndikimeve shoqërore të shoqërisë së pasaktë e
jo-kombëtare.
„Ky është efekti i ndikimit shoqëror
i shoqërisë në të cilën jeton Shkupi shqiptar.“ – na shprehet me dhembje Vlera Ejupi.
Me analizat eseistike të shkrimitarit anglez, Oscar
Wilde, „Porteti i Dorian Grejit“ (emri i kryepersonazhit ka origjinë
shqiptare, prej emrit: dora. Madje edhe filmat për fëmijë të vegjël, te
Nickelodeoni: „Dora“. Nuk e dinë as ata që janë në perëndim dhe ua nxjerr veshët
me analizat e emrave të tyre), ajo vjen te përfundimi, se dinjiteti
njerëzor i shkupianëve është thyer patjetër thellë dhe ajo është një dhembje më
madhe, sa nuk mund t‘a marrin aq fuqishëm me vetëdije. Janë shndërruar në „pacientë“,
të cilëve iu është ngjeshur pas kurrizit thika e prehtë e tradhëtisë për
të gjithë shqiptarët.
Ate që më së shumti e do popullin e vet, të cilit i
takon, pra autores, në meditimet mjaft serioze filozofike e nxjerr pyetja
sublime ku ajo e ka trupin, dhe ky është misteri lakonik që e shkakton vdekjen.
Nuk ka dyshim se ky kapitull, “Ku e keni trupin”,
por edhe ai pas tij, “Metamorfozis”, dhe “Sindromi i Stokholmit”,
që e përmbyll këtë kapitull, i cili quhet “Pakti me djallin”, fillohet
me shqyrtimet e mendimeve të filozofisë jetësore, e ajo, si intelektuale,
mundohet të mos i lëshohet ironisë apo frikës nga demoni, nga ato që të zbehin
e të lëshojnë në mendime të thella, ndër të cilat e gjënë zgjidhjen alegorike,
të vdekjes vertikale:
“Këtë vertikale, kujtoj që mund ta
ndërpresë vetëm ajo që quhet turp. Realiteti e ngërthen këtë turp dhe
anasjelltas, ky turp po e ngërthen realitetin”.
Vdekja vertikale është produkt i filozofisë, sepse askush
nuk e thotë kur mendon për vdekjen dhe ajo është horizontale, i shtrirë, i
goditur, i fshehur, por jo vetikalisht. Merret me një çështje kryesore, të
cilën askush nuk e nxjerr në shesh, edhe po të krijohet kaosi kombëtar, të
cilën e do demoni:
“Demaskuesit kanë turp. Turpi
manifestohet në vepra. Kombi shkatërohet nga mungesa e veprave.”
Ky është mesi i qështjes filozofike jetësore, kur ne na
ka kapluar e Liga. “Besimi” i njerëzve tanë, thotë autorja në të njëjten
faqe (67), i takon “tradhëtisë kombëtare” e cila “rezulton në
paturpësi”, dhe kjo është një “shkatërrim dhe vdekje kolektive.”
(faqe 69). Duhet ta shkatërojmë ndjenjën e imitimit të prodhimeve, si populli i
parë në botë; ta përzëmë shkatërrimin në veten tonë; të ndjejmë turp e të mos
ndjehemi me patrupësi, me kokën lartë apo hundën e ngritur mbi plehërina; të
jemi pjesë pjese e identitetit i cili prodhon diçka të mirë nga vetja, sepse të
tillë ishim në fillim (“Nephillim”); të mos jemi pjesë e shpërfilljes sonë
kombëtare dhe të mos besojmë në ato që i nxjerrin fetë nga jeta e falsifikuar,
me dogma, por nga realiteti ynë; e të mos jemi as të përbirë nëpër ideologjinë
shkatërruese të shpërbërjes në vogëlsi, në ndarje, në shpërdarje, nëpër ndarjet
administrative të ndryshme, pra të humbjes totale, të vdekjes vertikale.
“Bëhu pjesë këmbëngulëse e asaj që
quhet luftë kundër të keqes, dhe pikë.” –
thotë në pjesën “Metamorfosis”. ”Vetëm kështu mund të glorifikohet
forca e të qenurit, frymëmarrja e jote, e cila po rrymon në gënjeshtra aq keq
të kompenzuara, por edhe shumë keq të realizuara.”
Këtu autorja i kthehet prap Shkupit, ku është e lindur,
ku janë njerëzit më të përfshirë në shkatërrim, si jo-qenie, që kanë nevojë sa
asnje tjetër për metamofozën të bërë me vetveten, që të rikthehet prap i
vetëdijshëm, sepse është shndërruar në “thanatopsis”, me gënjeshtra të
thëna prej dikujt te dikush tjetër, duke u munduar të shpëtojnë nga kërcënimet
e atyre që janë mbjellur me padrejtësi në jetën e vendit, pra dhunuesit
kombëtar, për t’ua shkatërruar atyre rehatinë, dhe ata nga pasivizimi i
vendasve, të gjëjnë vetë rehatinë e tyre, në vendin e huaj, të marrur me luftë.
“Populli im nuk është falls, populli
im nuk ka nevojë për uniformitetet në profesion, pra shkupjanët as që po mund
të vijnë në pozitë, se populli im ka nevojë për këpucëtar, për rrobaqepës, për
artarë, për mekanikë... brenda natës dikush ofroi lirinë për t’u bërë ajo që
nuk je. Nderi, rrespekti, dija, morali, profesioni janë gjëra të lidhura shumë
ngushtë me gjënë e cila shërben si ushqimi i tyre, e kjo quhet KOHË.”
Ndër të gjitha këto, e të tjera, që numrohen, madje edhe
shpejtësia e reformave dhe paraja që do t’i kishte tronditur edhe të ardhurit e
tjerë, të një përkatsije okupuese, (lexo në faqen 74), theksohet elementi
KOHË. Koha është ajo që i nevojitet njeriut, që i nevojitet një procesi të
këmbimit, të metomorfozës, të shndërrimit të një qenie nga ajo që nuk duhet të
jetë, që është i përmbushur me viktima të turpit. Elementin kohë, në shkencën
filozofike, në fizikë, në metafizikë apo sociologji, dhe mjaft mendimtarë e
majft analistë shkencorë apo religjiozë, nuk e kanë ditur aspak rolin e
shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, në zgjidhje e kësaj çështje. Dhjetra mija
vite ruhet kjo gjë në gjuhën e vjetër e të re shqipe:
“... mbanë brenda vehtes të gjitha
kodet e të vërtetes, që vetëm një i lidur gjenetikisht shqiptar, mund t’i
kuptojë dhe thjeshtësisht t’i deshifrojë ato për të treguar vërtetësinë e atyre
në të gjitha fushat e shkencës që, shencëtarët, për mungesë të njohjes së
gjuhës” [për mendimin tim edhe të atyre që nuk e dinë këtë të
vërtetë se yllirët/illirët, jo latine, si “illyrianët”, sepse edhe ata e
bëjnë këtë rrotullim të ndërdijes sonë, se ne nuk e kemi fillimin prej
egjyptianëve, por prej “djalit të Harmonisë e Kadmit”, e kjo nuk është e
vertetë, por e kemi origjinën prej Atlantës, jo Atlantidës, që është
midis tri shteteve: Anglisë, Islandës dhe SHBA-ve. Atlanta është futur nën
tokë, misdis Algjerisë e Marokut dhe është krijuar Deti Atlantik!], “me
ose pa dashur, në përpjekje për t’i zbuluar, i kanë mbuluar këto të vërteta.”
Kohën duhet njohur shkencorisht. Kush ka studiuar
historinë e vjetër e p.e.s., e di kur dhe çka është mbyllur nga fetë, nga
demonianët, nga Kaini që ka mbytur vëllain e tij Abelin dhe babanë e vet, sepse
do të ngadhnjente përsëri e vërteta, e drejta, krijimi, kreativiteti, shkencat,
filozofija, “me-tâ-fizika”, pra metafizika, mësuesi dhe njeriu i ynë.
Shkupianët i mbullon e pavërteta, e pa drejta,
shpërfillja, mosnjohja, shpifja, trillimi i gjërave të pavërteta për t’u dukur
ai që nuk është, për të coptuar veten duke i mbrojtur kriminelët dhe okupuesit
e lirisë së tyre. Shkupi nuk është sot kryeqytet i Mbretërisë së Dardanisë,
krijuesit të denjë të alfabetit të parë të gjuhës së vjetër shqipe (por nga
të dhunuesit të parë, të ashtuquajturit “grekë”, ne gjëjmë “alfabete” të tjera,
që kanë hyrë me dhunë në dëmtimin e gjuhës shqipe ), e sot është kthyer
në pavërtetësi (në gënjeshtër) dhe është zhytur në fenë patriarkale
e të rreptë, edhe të robërisë sllavo-bullgaro-maqedonase, i cili as për veten e
tij nuk e di çka bënë për zhdukjen e vet si komb.
“Shkupi u shndërrua në hapësirën më
të madhe të paedukatës, të humbjes së lirisë së të shprehurit, e ku më të
vepruarit. Jeni të kapluar nga momentet e njëpasnjëshme të të dorëzuarit,
momente këto të cilat historia kurrë nuk do t’ua falë”.
Thënë më shkurt, me thëniet e autores, të kthyera pak më
ndryshe, shkupjanët nuk e ndien erën e vdekjes nga do që të sillen, “erën
momentale dhe shpirtërore të shqiparëve” (në filim të faqes 79), por vdekja
shpirtërore është e para që u shtrohet në tryezën e ditëve, e cila kur vdes
në shpirt, ka vdekur i gjallë dhe është gllabëruar nga demonët.
“Ky është sindromi i Stokholmit, i
quajtur kështu në psikologjinë bashkëkohore. Kuptimi i kësaj shprehje, në formë
të simplifikuar do të thotë kur viktimat i mbrojnë kriminelet. Dhe jo
rastësisht ky sindrom ka marrë emrin e këtillë meqë rrjedhë nga një ngjarje e
vërtetë”.
Është ky epilogu i atyre që na ndodhin me elementet e
huaja serbo-sllave dhe bullgaro-turke, të cilat na e rrrotullojnë krejtësisht
mendjen tonë duke vepruar në të gjitha trojet e okopuara jashtë Shqipërisë,
edhe në Greqi, ku sundon tmerrshëm elementi greko-ortodoks, barabarësisht me
ate serbe.
“Nuk janë të rastësishme gjendjet
fare të rehatshme, lemeritëse do të thosha në të gjitha hapësirat ilire.” - thotë Vlera Ejupi.
Me fjalët e saja, këto janë imponim i stilit alogjik të
jetës dhe tendenca patologjike e njeriut tonë, për t’u marrë me fenomene
trishtuese (faqe 80).
Është e vetja intelektuale shqiptare, që vështron jeten e
rëndomtë jetësore, në një formë të posaçme saj dhe të eseve të ngjeshura...
V.
( Prej injorantëve te rrobat universitare,
perënditë e rrejshëm dhe vdekja e Ciklopit)
Ne, jemi të shndërruar në një klasë të vuajtur shumë, siç
na thotë autorja me përbuzjen e ardhësve “minjë të nëntokës”, të krijuar
për nevojat e tyre, si të dalur nga thellësia e saj e të paqenë asgjëkundi.
Kundërshtarët janë hipur mbi piedestal të tokës se rrëmbyer dhe kanë krijuar
një territor të lirë, nga faktet në antifakte, të pamudshmes në të mundur, për
rrotullimin e gjërave ashtu sç duan ata, që nga antika. Emërtohen edhe hëna dhe
toka, si çdo gjë tjetër, të cilat na dalin si “pronë e tyre”! Autorja
thotë se “mençuria... ( e shqiptarëve, e tyre!) ... është ankandi i
mendjes së shëndoshë” (faqe 84).
“ (Okuptarët)
E gënjejnë veten se janë popull, kurse janë shqiptarë të cilët shitën fenë dhe
gjuhën. E këta minjë të nëntokës, pjesëmarrës të denjë të establishmentit
diktatorial, nuk kërkojnë asgjë kombëtare, por vetëm pak mëshirë nga ta për
ndonjë euro të larë me gjak shqiptari.”
Duke u endur nëpër dijetarë të huaj, si Hegeli; por edhe
shqiptarë nga Shkupi, Nëna Terezë, tani Shën Tereza; Uiliam Batler Jejts
(Wiliam Butler Yeats), i cili është i shpërblyer me çmimin Nobel; dhe proverbin
latin, që i përkthyer në gjuhën shqipe do të thoshte: “shumica e respekton
famën, vetëm disa vetëdijen” (faqe 91), që janë mendime të autores eseiste,
në seli të preokupimeve të saj për çështjen e shqiptare dhe çështjen e Shkupit,
siç është sot e siç nuk duhet të jetë. Është rrotullimi i madh me pozitën të
saj, si “qytet i defilimeve të çoroditura” (faqe 91).
Më duhet të marr këtu një mesazh të denjë të mendimeve të
shumta për këtë “ish-Kryeqytet” të Mbretërisë së Dardanisë, tani të
rrënuar e të kthyer së prapthi në një Kryeqytet fallso të Republikës së
Maqedonisë së Veriut, prej ish-Republikën Socialiste të Meqedonisë, në
ish-Jugo-sllave, i zënë tërësisht nga bullgarët dhe ish komunistët
serbo-sllavë:
“Shkupi është shndërruar në
pasarelën e cila ka nisur të bëhet e vetëdijshme për shkatërrimin, i cili i
është bërë asaj me tendencë që të shembet, se janë duke defiluar në të
<carpet temtpus non habet moribus> (“personat injorant të cilët kanë
veshur rrobat universitare”). Pikërisht këta të cilët kurrë nuk ia prishnin
qejfin vetes, ku në mozaikun e tyre pervers e kanë edhe dëshirën e
papërshkrueshme për të kaluar ndonjë ditë jave në shoping këtu, duke mos
harruar për t’i reklamuar mjetet e tyre të trasportimit, të fituara me të
hollat e popullit, duke menduar se janë trasferuar në ndonjë Beverli Hills ose
gjetiu. Dhe natyrisht duke mos harruar të kryejnë të ashtuquajturën detyre të
tyre “të shenjtë këtu”, e cila i solli në këtë qytet të lashtë, duke lëshuar
ndonjë margaritarë nga thesari i tyre i quajtur “fjalor i absurdit” dhe nga
pozita e tyre e pushtetmbajtëse, se ata jetojnë dhe ate mbi shpinën e tjetrit i
cili vepron për ta, duke harruar se edhe ai tjetri do të jetojë, por duke
vepruar për vetveten.”
Në të vërtetë është kthyer Shkupi në “turmë falsiteti”
(faqe 92), i cili ka qenë më parë si qytet i lashtë i njerëzve të mirë të dijes
ndërkombëtare, si p.sh. të nipit të Justinit nga Nishi, Justinianit të Madh, që
ishte Perandor i tërë Perandorisë Bizantine, nga Taurisiana, pranë Shkupit, që
ia dha edhe emrin Prishtinës, nga “prishi”, kur u prish Justina (Jus-tina=Prish-tina)
dhe u bë qendër e mësimit të jurispodencës nga vepra e tij; më parë, sikur e
tëra Perandoria Romake; tani, e mbarë bota, të cilat na përmblidhen në
libra, sikur në Kosovë, “E drejta romake”.
Në fakt, e tërë kjo është “lojë-tentim për t’i ndarë
ata nga fundameti i tyre kombëtar, duke i shëndruar atë në lojë pasionesh të
juaja” (faqe 95), shënon ajo, duke folur për komeditë e shkurtëra, të cilat
janë shndërruar në tragjedi të pa fund për spektatorët shkupjanë.
“Shkupi duhet të jetë bastioni i
kërkesave dhe realizimit të tyre.”
Shqiptarët e kanë degraduar kudo qenien e tyre, madje
edhe në Shqipëri, i të cilës është kryetar i padëshiruar nga intelektualët
europian e botëror, por i përfillur nga shumica e atij që quhet “populli i
tij”, të cilit ia hedhin kur do t’i nevojitet votën për të qenë sundimtar i
social-komunistëve, Edi Rama, që duhet quajtur më mirë “Edi Ram-koviçi i
Shqipërisë”, që puthet gojë më gojë me “harambashin” e
Millosheviqit, Aleksander Vuçiq, dhe nuk pushon të leh kundër pavarësisë së
Kosovës. Profesoresha e nderuar e UEJT-it, në Tetovë, e jep pasqyrën mediale të
të gjitha komunave shqiptare dhe kuptohet edhe të kombit shqiptar të
Shqipërisë.
“Çdo temë magjistrature ose e
doktorature në katedrën e albanologjisë në Shkup, mbrohet vetëm me gjuhën
joshqipe, e shkaterruat Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të
Shqiptarëve në Shkup, asnjëherë nuk kemi dëgjuar të tregoni ndonjë interesim
për familjet e dëshmorëve nga konflikti i vitit 2001...”, -
thotë Vlera Ejupi.
Kjo është pamja gënjeshtare e Shkupit, e Kosovës, e
Shqipërisë, e të tjera, deri në “Marrëveshjen e Ohrit”, që është
vazhdimi apo kthimi më i turpshëm i raporteve me Serbo-Bullgaro-Okupatorët e
trevave të kahershme shqiptare, që do t’ia zënë pritën edhe njëherë “babait”
tonë, ciklopit, që quajnë të huajt, nga tri kodrat e Çikës, Polifemit,
gjysmë-zot, babait të tre djemëve të tij, Ilirit, Galit dhe Keltit
dhe 12 vajzave, të cilat janë të martuara në Europë.
“Ne, në vend se të kërkojmë heqje dokumentesh
në vendkalimet shqiptare me Kosovën dhe Shqipërinë, këta e realizojnë kalimin e
lirshëm të kufirit me Serbinë.” - konkludon ndër të tjera, autorja.
Tagjikomedia e përfshin dhe e shpërfill kudo tërë
shqiptarinë.
VI.
(Sibeli i Kumaes e deri te zhytja në baltë)
Të gjitha problemet aktuale dhe në vazhdimësi që ndodhin
në Shkup e për çështjen shqiptare dhe të çështjes së shqiptarëve të Maqedonisë
Veriore, nuk mund të përfshihen në këtë studim. Në fillim, Maqedonia
Veriore ishte përfshirë në “FYROM”. Nuk ishte caktuar ende kështu emri i saj.
Më së pakut e kishin shqiptarët në dorë të veten këtë çështje dhe të emrit të
saj, edhe pse Maqedonia Veriore ishte në pjesën e saj dërmuese shqiptare, por
në duar të vetat e patën kapur ata që më së paku kishin çka të diskutonin për
te, Greqia, Serbia dhe Bashkësia Ndërkombëtare.
Të përcjellësh me shkrim “Marraveshjen e Ohrit”
plot me tendenca të anës së kundërt mbizotëruese, por edhe të veglave qorre “të
superfuqive” dhe të klikave të tjera pro ruso-greko-serbo-sllavo-bullgare,
ishin në realitet më të shpejtat dhe më depërtueset. Nuk u muar parasysh Joe
DioGardi, në emër të të gjithë shqiptarëve, që ishte më i njohur në
SHBA-të, për çështjen e tërë shqiptarëve, por as më e vogla, që vinte prej
meje, për bashkimin e të gjitha territoreve tona së bashku, ku bukës i thonë
bukë dhe ujit i thonë ujë. Këto tendenca nuk përfilleshin aspak. Ndahej edhe
njëherë toka shqiptare...
Të rrish më largë me ujkun, sipas legjendës irlandeze, që
na e përshkruan autorja, të mbretit të moshuar Goll, qentë e mëdhenj, te
njerëzit tanë, u bënë vërtetë ujqërit më gjakpirrës të shqiptarëve, të hutuar e
të zhytur nëpër fetë, e paraprakisht në fenë islame, e të mospërfilljes së
rirobërimit të vet njerëzor nëpërmes të tokave tona. Bota perëndimore e
qytetëruar i ngjanë Gollit të çmendur për befasinë shqiptarëve, që në njërën
anë dolën në luftëra lokale, pra parcelore, sipas ndarjeve të vogla të armiqve
tanë e të riokupuara edhe njëherë rreptësisht e të qeverisura me shkatërrim të
tërë të të gjitha pjesëve, si KSA e Kosovës, e Kosovës Lindore dhe të RS të
Maqedonisë. Ata që dinë mirë të organizojnë luftërat çlirimtare, këto janë që
në start të dështuara.
Ai që është tretur si “mini i nëntokës”, nuk ka
gjasa të rrëzojë ariun e Ballkanit, me pelerinën e Ariut më të madh të Rusisë.
Prandaj është logjike që bërtasin me të madhe serbofilë e grekofilë në mes të
tokave shqiptare, pra ish komunistet, djali apo nipat e ish komunisteve të
Lindjes.
Është kthyer kah Perëndimi, por rrënjët i ka të forta të
Lindjes. Ata ende i mbajnë lidhjet me armiqtë tanë të Lindjes, sepse çdo herë
flasin e veprojnë si kopilët e tyre. Vetë dalin qesharakët me “kule tuke”,
por e ëndërrojnë edhe zhangën preverse të serbëve. Një pjesë e mirëfilltë, në
Republikën e Kosovës dhe në Maqedoninë e Veriut, na ëndërrojnë robërin turke
qindra vjeçare apo shkatërrimit të plotë. “Hamamxhikat” e Turqisë i
ruajnë në vetull!
“Në fushën e të çmendurit Goll, nuk
ka më vend për të çmendur të tjerë...” - na thotë në fund Vlera Ejupi.
Çështja e madhe shqiptare, që nga lidhja e Prizrenit, më
1877, ka mbetur përfundimisht nëpër
ndarjet administrative ndërshqiptare. Po i numërojmë më së pari Çamërinë apo më
mirë të themi Epirin Jugor, e cila është ndarë përfundimisht nën Greqinë
barbare, në vitin 1911, të sakatuar deri në fund, megjithëse i shpallin dy “popuj”,
të pa qenë e të pa ekzistuar më parë, me “historinë” e tyre, e deri
në fillim: “arvanitasit”, që qenë arbër/ arban, të
ikur nga gjuha e tyre kombëtare; dhe “pellazgët”, të cilët nuk janë një
popull tjetër, por vetëm iliro-shqiptarë e jo “grekë”, deri në
vitin 1911.
Ne, i përcjellim “pellazgët” nga mitologjia dhe
nga letërsia, të cilët e mbiquanin veten “hyjnore”, p.sh.: prej Homerit.
Letërsisë i lejohet t’i thërrasin me emrin e tyre teknokratik e simbolik, sepse
i tërë Kontinenti Europian dhe Azia e Vogël, prej Babilonisë e deri në Angli,
me shtetet Skandinave dhe Islandë, ku u krijua deri-diku Perandoria Romake,
quhej me këtë emër, edhe pse një vend i atëhershëm ilir/yllor, në Gadishullin
Ilirik, na e thërriste veten “Pellazgia/Pelasgia”.
Në të vërtetë, po dalim njëherë nga lëmia analitike e
veprës së shqyrtimit, “Pakti me Djallin” të Vlera Ejupit, dhe po
futemi edhe njëherë te çështja e madhe arbane/ariane e tërë Kontinentit
Europian.
Kastriot Melyshi,
para pak ditësh, duke dashur të na rikujtoj edhe njëherë të madhin shkencëtar, Petro
Zhejin, nga libri i tij „Roli mesianik i Shqipes/Shembja e Kullës së Babelit”, citon:
„Pelegu, Pelagu, prej lagu, prej pellgu apo Pellazgu…?! Në trojet tona
jetojnë të dy rracat, ilirë dhe pellazgë, së bashku. Fakti që ata jetojnë së
bashku dhe që nga lashtësia flasin të njëjtën gjuhë, flet në favor të
monogjenezës së gjuhëve dhe sqaron se përse Shqipja ndërhyn ose qëndron në mes gjuhëve
ariane dhe atyre semitike për t’i shpjeguar, motivuar apo për ti dhënë kuptimin
e duhur atyre…: “
Po ndalemi këtu. Petro Zheji thotë se dy racat,
„ilire dhe pellazgë“, jetonin së bashku, dhe flisnin shqip, por në realitet
nuk kanë qenë „dy raca“, por një racë, njëra etni, një komb. Raca
europiane është racë e bardhë e raca ariane. Nga gjenealogjia, rrjedh se
Pellazgu ka qenë më i pari i pellazgëve në Argos, ku është strehuar Danai,
me 50 vajza të tij. Ai është vëllai i Kadmit, hero i ciklit teban,
i martuar me iliren Harmonia. Kjo do të thotë se fillimisht është Epiri
iliro-shqiptar, më vonë është quajtur „pellazge“, sikurse disa nga
njësitë e tjera gjeografike, që sot quhen „Greqi“.
Po e citojmë Arsim Spahiun, nga libri i tij, „Orakulli
i Dodonës dhe Epirotët (shek. XX-II p.e.s.), Mitologjija dhe feja epirote“,
Vëllimi i parë, në pjesën „Konkluzioni i vëllimit të parë“:
„Në tekstet e mitologjisë greke,
emrat e danajve dhe helenëve dalin vonë dhe përdoren rrallë, ndërkohë emri
<grek> nuk figuron askund. Kurse emri dhe mbiemri <pellazg> janë
padyshim më të përdorurit, madje jo vetëm në Epir, por në pjesën më të madhe të
asaj, që disa historianë e quajnë <bota greke>. Mirëpo kundër pellazgëve (për
ne, kushtimisht, të quajtur „prej së largu“, e jo thjeshtë nga
gjenealogjia mitike, sepse janë kthyer nga Babilonia, të cilët janë de facto
arbanë/ilir/shqiptarë!), sikur është marrë ndonjë vendim i heshtur nga disa
historian për të mohuar rolin, që kanë luajtur në histori (për veten, po e
them se jam gjenerata e tretë e historianëve, që logjikoj nga të dy gjeneratat
e historianëve, mbi-pohuese dhe nën-mohuese, pra rryma
realiste, duke treguar realisht se si janë quajtur ashtu e nuk kanë qenë me
të vërtetë, prej origjinës natyrore. Ata qenë iliro-arbanë, yllir
- pa e cekur asnjëherë, edhe në qoftë se janë përtërirë ndër gjenerata, të
cilët jetonin disa breza jashtë këtij vendi, e deri në Babiloni {} ).
Duke i shqyrtuar të dy gjeneratat e historianëve, ata
nën-mohuese, që thonë „është term konfusionist pellazg“, dhe gjeneratës
mbi-pohuese, që tenton të mbivlerësoj pellazgët si të parët tanë, duke ua
mveshur termin e qytetërimit të vjetër paragrek, ne themi se duhet të shkruhet iliro-pellazg,
e jo vetëm „pellazg“, që nënkutohen se janë kryesisht të etnisë së
toskëve, pra prej Epirit. Mbretëria e Dardanisë dhe Mbretëria e
Epirit jane dy krahët e shponjës, në flamurin tonë kombëtar, që para
Izraelit, në kryqëzimin e Krishtit . Shikone fotografinë e vërtetë, me flamur,
e jo vetëm filmat!...
A jemi kundër Arsim Spahiut apo jo, nuk është kjo
çështje e tejkalimeve nëpër terma. Por po e shpjegojnë njëherë e përgjithmonë:
arbanët, arbërit, arbëreshët, albanët, ilirët apo me emër simbolik yllorët
janë kombi i parë në botë dhe pas indianëve të Indisë. Herodoti (I, LVII) ka dëshmuar,
siç e pohon Arsim Spahiu, se e tërë
Greqia e sotme quhej „Pellazgia“.
„Pellazgët vërtetë kanë histori të
lavdishme, por nuk janë grekë.“
Në të vërtetë, autorët e Greqisë së të ashtuquajtur „të
vjetër“, më së pari i kanë quajtur Epirotët „barbarë“, dhe Hekateu i
Miletit, rreth 550 vite p.e.s., në librin e tij „Udhëtim rreth botës“
dhe „Libri i Gjenealogjive“, që mbahet si „grek“, i quan
iliro-epirotët si „barbarë“, duke theksuar ndryshimin në mes të
barbarisë dhe grecitetit, pastaj Herodoti (I, 58), i cili jep mendimin e tij se
<… pellazgët, të cilët nuk ishin veçse një popull barbar…>.
Te shkruash historinë e vërtetë dhe të mirëfilltë duhet
t’a nxjerrësh nëpër një fill të vogël të thënieve të tjera të zhurmëshe, e të
jesh i pastërt nëpër llumishtat e shumta të atyre që i shkarravitin faqe të
tëra të asaj që i thonë vetë „histori“, të shkruara prej diktateve të
politokracisë së vjetër e të re.
Kur shkruhet historia nga historianë të mirëfilltë, ne po
e themi se atëherë duhet të shkruhet „iliro-pellazgë“, jo vetëm „pellazgë“,
sepse ashtu e kanë quajtur veten e tyre, por kanë qenë yllor, ilir, arban,
arbër, arbëresh, me të gjithë të metat e tyre dhe të mirat historike. Hylli
ka qenë një mbret yni, me kokë të kristaltë.
Këtu, po u kthehem edhe njëherë veprave tona të larmishme
e zbulimeve më të reja arkeologjike. “Popullata” e parë e Ballkanit,
8000 vjet para sotit, është zbuluar me pjesëmarrje të arkeologut zvicëran dhe
atyre shqiptarë, në Juglindje të Shqipërisë, në Lin të Pogradecit. Ishte një fis i kombit iliro-shqiptar,
enkellejtë. Deri në vitin 1911, Himara dhe të gjithë epirotët (në
Veri e në Jug) qenë shqiptarë dhe pjesa e Shqipërisë. Himariotët
kanë qenë Giga apo Gegë, e të mëdhenj, si të gjithë gegët tanë.
Duhet të ndahet me shkencë çështja sociale dhe çështja e
origjinës. Nga ana sociale quhet popull ai që banon në një vend, e në popull
futen edhe pakicat e origjinës tjetër të atij vendi. Çështja e origjinës është
kombi, i cili ndahet në etnitë dhe fiset. Fiset ndahen në farefise, ndërsa
kombi ndahet në etnitë. Etnitë në gjuhësi janë dialektet, që i flasin etnitë.
P.sh.: kombi iliro-shqiptarë, sot ndahet në dy dialekte: gegë dhe toskë.
Kushërijtë tanë si komb na janë dy të tjerë: armaitët dhe armenët.
Armaitët nuk kanë themeluar një shtet të veçantë, por e kanë Jezu Krishtin, i
fundit prej paganëve dhe të parit të dënuar me kryq. Shikone këtu fotografinë e
tij, me flamur...
Origjina e largët e të gjitha kombeve vjen prej planeteve
të tjera. Kanë qenë kater raca: e kuqja, e bardha, e verdha dhe e zeza. Raca e
kuqe është shkrirë me ne. Jemi raca europiane apo shqiptare. Quhet edhe raca
ariane, që është një fis skyt (shkyt, shqyp) e shqiptarë. Në të na lidhet sot
Italia, Gjermania, Franca, pjesa më e madhe e botës dhe Anglia. Babai ynë, i zbritur
në Tokë, është Polifemi, i cili është gjetur në shpellë të Spiles, mbi
Vlorë. I ka lënë tre djemë e dymbëdhjetë vajza. Vajzat janë të martuara në
Europë, që janë të gjithë popujt e saj. Tre djemtë kanë qenë këta djemë: më i
madhi, Iliri; i dyti, Gali; dhe i treti, Kelti. Në fillim,
të gjithë kanë folur SHQIP. Bashkarisht e kanë qeverisur Kontinetin e
Europës dhe ka qenë e ndarë prej tyre. Kudo ka qenë SHQIPONJA, edhe në
Zvicër, herë me një kokë e herë me dy kokë. Sot, askush nuk na zë në gojë, por
fetë. Demonianët e kanë bërë të veten!...
Po e them me një fjalë: harroni gënjeshtarët e Lindjes,
grekët e latinët! Ne, e kemi fjalën për gegët dhe prej Atlandës, kur janë
rrotulluar paralelet me meridianët e tokës, është zhdukur nën tokë Atlanta, dhe
janë mbledhur të parët tanë në Egjypt. Pesëmijë vjet kanë sunduar gegët,
atëherë vinë tosket (epirotët). Këto janë periudha të qeverisjes, dhe nuk janë
çështje të origjinës.
Popujt e botës janë quajtur në fillin YLLOR, e më vonë
vetëm shqiptarët kanë qëndruar besnik me këtë fjalë. E kanë Zotin e Besës.
Kombet e tjera nuk e kanë. Ato edhe gjuhët i kanë ndërruar, janë shpërfillur
nga SHQIPJA.
Edhe kombin iliro-shqiptar tentojë ta shpërfillin fetë,
me demonianët. REA ka qenë zoti i parë i themelimit të njerëzimit. Në gjuhën
shqipe i kemi qindra fjalë të gjuhës sonë, që fillojnë me re-an.
Janë ata që mundohen me dhunë e me gënjeshtra të rrejshme, me fé e ndarjet
administrative të na zvogëlojnë e të na zhdukin nga fytyra e Globit. Rëra
(fillon me re-rë) është e imtë dhe nuk ndahet më shumë. Përtej nuk
shkohet! Ajo është shpërfillja, përmes ndarjes.
Ndarjet janë përkundër bashkimit. Nga bashkimi krijohet
tërësia. Baskët e kanë këtë fjalë në gjuhën e tyre nga skythët (skytët)
e shqipja. Ne e keni në gjuhën tonë përherë, por pak e përfillim këtë fjalë e
këtë dhunti, sepse jemi të shtyrë më tutje në shpërfillje. Vlera Ejupi
thotë në kontekstin e saj eseist. Në vështimin tonë studimor shkencor dhe
letrar, në konfrontim të eseut, për gjithëpërfshirësinë e pa bashkimit tonë
kombëtar, e themi edhe ne, me vet çmendurinë tonë melankolike, si ajo:
“... mendja e shëndoshë flak çdo gjë
e cila është jo substanciale, duke iu shmangur kështu mendimeve diskriminuese
dhe me plotë gracka.”
Gracat janë vijë për vijë e shkojnë
deri te gjuha. Gjuha jonë letrare shqipe, pas Manastirit, më 1908,
quhet me të padrejtë “gjuha standarte”. Akademia e Shkencave të
Shqipërisë e quan kështu. Lindja shtyhet me shkencën e dhunshme të provojë se
gjuha shqipe është kopje e gjuhëve të tjera. Më i ligu, akademiku i paguar prej
të tjerëve, Kolec Topalli, e nxorri shqipen e “standartizuar”
me 93% “të huazuar”, që janë një prapavijë greko-ruso-serbëve, sepse
përmes dhunës së tyre e përmes pagesave të shqiptarëve duan ate ta zhdukin nga
faqja e dheut. Topalli është totalisht antishqiptar!...
Për çështje të fesë islame bashkohen në një vijë serbët
me turqit, indirekt me arabët. Fenë islame e kanë në dorën e tyre dhe si
nëntokë të mafies shqiptare, për shkombëtarizimin e tij. Këtë gjë ajo e provon
thellë edhe me shqiptarët e Serbisë dhe të Sanxhakut, sikurse me shqiptarët e
Maqedonisë Veriore dhe të Malit të Zi. Marrë në përgjithësi, jo vetëm ku jeton
Serbia apo edhe autorja jonë, nëpër territorret tjera të sakatuara, nëntëdhjetë
për qind luten pesë herë në një ditë e natë, në gjuhën arabe, për ate që e
marrin për ZOT, e nuk i përvishen menjëherë e me një mendje zgjidhjes së
drejtë të çështjes kombëtare gjithëshqiptare. Thonë, këtë çështje e kanë në
dorë vetë Bashkësia Ndërkombëtare, NATO-ja dhe SHBA, por na i krijojnë akoma më
të thella “kornizat e vetëshkatërrimit” (faqe 124):
“Qenka kjo valë përvëluese e cila të
përcëllon kokën, valë e cila fut frikën
e gjallë në palcë dhe e kthen shikimin kah toka për të të shlyer edhe
shkëlqimin e fundit të nderit njerëzor dhe atij kombëtar.”
Të gjithë shqiptarët e mirëfilltë me ndjenja të zgjedhura
kombëtare duhet të shtrojnë pyetjen e parevokuar kombëtare gjithëshqiptare: “ku
po jetojmë?”, siç pyet edhe autorja në kontekst tjetër, në faqen 124.
Shtrohet pyetja: a e kemi zgjidhur drejtë çështjen tonë
dhe a dënohen armiqtë tanë, në vend se t’i marrësh përqafe; a dënohen
sahanlëpirët e tyre, bijtë e armiqëve tanë, edhe në qoftë se e flasin deri diku
gjuhën tonë? Sa janë të pasur në Perëndim dhe sa janë të vuajturit e Lindjes,
sidomos ata që i lutem “Al’lahut” arabik? Ne, po i lutemi atij pesë herë
në njëzetë e katër orë, e ai, fare nuk flet dhe nuk na e zgjidhë çështjen
kombëtare!
Edhe po t’i lutemi 50 herë në njëzet e katër orë, atij,
lutjet tona “nuk bien në numër” dhe nuk prodhojnë asgjë të mirë për
rritjen e lirë të fëmijve tanë. Pra, në vend se ta zgjidhim çështjen e madhe
kombëtare, e kemi lidhur paktin me djallin, e drejtohemi gabimisht!
Vala gjithëpërfshirëse ndër iliro-shqiptarët, prej
gjenezës sonë të madhe e deri në ditët tona, njëherë e ka komplikuar për
moszgjidhje këtë çështje për ata që u drejtohen demonëve. Kjo çështje nuk ka si
të zgjidhet, sepse ai nuk ka fare “shtet kombëtar”, por e ka një pakicë
të mirëfilltë shqiptarësh, e te tjerët janë të shitur te greku e te serbi, por
as serbo-bullgaro-sllavët nuk janë “komb”, por një konglomerat i
pakicave kombëtare: të vlehëve, të një fisi iranian dhe shqiptarët e
lënë pas dore, që nuk flasin shqip, por serbisht-serp/ishtë! Ështe jo vlerë dhe një subjekt i parëndësishëm,
siç e thotë Vlera Ejupi, në të njëjtën faqe, por as për zgjidhjen e
çështjes së madhe kombëtare. Prapë zgjohemi me një ëndërr të pa përfunduar e të
parë armull. Përfundojmë me mitologjinë “greke”, por të shkruar me një
alfabet tjetër, të Kadmit, alfabeti fenikas.
Nuk ka fare “Greqi”, por ajo “ekziston” për njerëzit e
pasur të Botës dhe Faktorit Ndërkombëtar. Ata nuk e njohin gjuhën e vjetër
shqipe, gjuhën të cilën e kanë quajtur “gjuhë barbare”.
Është Sibeli nga Kumae, e ka qenë “provincë
greke”, në afërsi të Napolit, në Itali (faqe 128), ndonëse shkruhet me
mbaresën, me diftongje:“ae”.
Një diftongj i tillë është diftongj
i gjuhës së vjetër dhe e shkruar prej alfabetit pellazgjik. Në
fillin, na është shkruar ky alfabet, e pastaj është futur Kadmi dhe alfabeti
fenikas. Kur e kanë përdorur alfabetin pellazgjik, ka kaluar edhe në Itali.
Ata e kanë njohur vetveten si iliro-pellazg dhe e kanë përdorur shqipen e
vjetër, por të shkruar me një alfabet të tillë. Kumae është e nëndialektit
iliro-arbëresh, prej nga janë të ndjekurit në Itali, nga Morea. Është mitologji
jo “greke”, por italo-arbëreshe.
Sibeli, ka harruar të kërkojë nga ZOTI i Madh rininë e
përhershme, i cili është shkencorisht Centrifuga Magnetike e Globit, por rinia
filloi të zhytet në baltë, prandaj edhe autoritet i tij po zhdukej.
Këtë mit e përdorë Vlera Ejupi për një përmbyllje
logjike të së vërtetës. Sindromi Sibelian jo vetëm se i zhytë shkupjanët
drejt shkatërrimit, por logjikisht të gjithë iliro-shqiptarët. Mos të harrojmë
kryeqytetin e Mbretërisë së Dardanisë, që edhe në lashtësi ka dhënë prova të
shkruarit të alfabetit diellor, apo të alfabetit kozmik, siç e quaj unë alfabetin
Arban/Alban, në tri qendrat më të mëdha të saj: Nish-Sofje-Shkup. Ky
alfabet është zhdukur nga alfabeti pellazgian dhe nga alfabeti fenikas. Vlera
Ejupi thotë:
“... në mënyrë të përkryer e kanë
shndërruar injoracën në virtyt dhe kështu thotë një poet irlandez aty ku
injoranca shndërrohet në virtyt është marrëzi ta flasësh të vërtetën
(mashtruesit).”
Jemi zhytur kryesisht në baltë (Deti Baltik
është te shtetet skandinave!), e pastaj balta e madhe e kombit, që e bartë
gjenezën e Europës së Bashkuar, e ajo nuk na përfill, sa të flasim gabimisht
ose të na shpërfill tërësisht.
Ta marrim shtetin e Suedisë. Ajo e ka shpërblyer me
shpërblimin NOBEL antishqiptarin serb, Ivo Andriç, hartuesin e Memorandumit
ultrafashist, dhe Kryetarin e Serbisë, Dobrica Qosiq, apo një tjetër,
shovinistë të njohur serb. Dobrica Qosiç di të gënjëjë sikur të gjithë serbët.
Gënjeshtrën e kanë interes kombëtar. Tre nobelistët më të mëdhenj të Serbisë
janë shovinista të urryer serb e antishqiptar. Dhe, Suedia i ka shpërblyer, por
jo Ismail Kadarenë!
E shihni: ne, jemi fëmijë, te njerka-nënë! Po t’a
kishim nënën e madhe dhe të qanim para saj, ajo do të kishte na dhënë që të
pijmë. Njerkën e kemi mbi kokë, e qajmë me të madhe, por ajo na bjen përherë
mbi kokë, e jo për të na dhënë qumësht. Do të duhet që të na e zgjidhë çështjen
shqiptare, për të gjitha trevat që flasin shqip. I ashtuquajturi “Ballkan”
apo Gadishulli ILIRIK kurrë nuk do të ketë QETËSI, pa e zgjidhur këtë
çështje. Le ta dinë se asnjëherë nuk do të kenë përparim si shtet i
bashkuar në Europën e Bashkuar, me armiqtë tanë të mëdhenj, të bashkuar para
nesh, ndonëse kemi qindra argumente dhe fakte që kemi bërë çmos për të bërë
Kontinetin e Europës, siç do të duhej të ishte, në të gjitha skajet e saj; i
kemi ndërtuar me dorën tonë të gjitha metropolet e saj; qenien e saj, pa folur
dhe pa u mburrur; por nuk e kemi menduar asnjëherë të flasim për veten dhe koha
na shkelë e na harron! Duhet që ta thirrim ndërgjegjen tonë, e duhet ta
thirrë edhe Europa ndërgjegjen e saj, sa borgje i ka kombit shqiptar!
Ajo e mendon se do ta mbulojë përgjithmonë këtë fakt të
pa shlyer, por të mos e harroj se ky fakt është mbulesa e turpit edhe për
te! Ajo duhet të kuptojë njëherë e përgjithmonë se trevat avrene në Francë,
por edhe rajonin e tri qytetet e Gjermaninë, sikurse trojet e vjetra ilire
kudo, asnjëherë nuk do t’i harrojnë! Kombi i madh shqiptar, sa ka vuajtur në
kaluarën e largët e në të kaluarën e afërm, përherë do t’i kujtojë me dhembje
të mëdha, e do të qajë para Zotit të Madh, pa i falur humbjet e tyre të
mëdha! Ka djem që e folin të vërtetën dhe e thonë këtë gjë, por unë jam
njëri nga ata!...
“Asnjë njeri nuk ka vdekur në rrugën
e tij për gjetur të vërtetën.” – thotë autorja e kësaj vepre me ese.
A jemi me të vërtetë para shpërfilljes apo jo, nuk e dimë
saktësisht. Nëse nuk e ngrisin zërin e ndërgjegjes sonë dhe të botës edhe
njëherë, me forcën e vetëdijes demokratike, ditët, vitet, deceniet do t’i
numërojmë, por, në fund, nuk jemi këta që duhet të ishim...
“... janë imazhet të cilat
formulojnë...” – thotë Vlera Ejupi. “
Eliksiri i jetës është forca lëvizëse e këtij progresi. Komponentet e tjerë
janë ngjitja e fuqishme nëpër diagonalen e cila quhet jetë normale. Kësaj jete
i përshkruhet qëllimi shumë bukur, ai që e siguron popullin e vet nga
korrupsioni dhe shkatërrimi, marrëzia, papunësia, keqinterpretimi, keq
kujtesa... “
Të tjerat, mund të jenë përparim i vërtetë dhe njohja
komplete jona.
Çështja kombëtare gjithëshqiptare duhet të mbahet gjallë
dhe të thuhet kudo dhe në çdo kohë para ndërkombëtarëve dhe para popujve, të
cilët e popullojnë Europën e Bashkuar, deri sa të njihemi kompletisht si një
shtet i bashkuar kombëtar e pjesë e EU-së.
VII.
(Si përfundim)
Ne jemi ndjekësit e kësaj çështje, të pronës sonë, nga Ati
i Ynë, derisa të zgjidhet me të drejtë e përfundimisht. Jemi stërnipa të
djemëve e vajzave të Polifemit, me seli në Vlorë, Shqipëri, i mbytur nga
Odiseu, Udhësi, Uliksi, apo si do ta quani JU. Djemtë e vajzat kanë qenë të
martuara këtu, nëpër Europë, sikurse djemtë e Polifemit, që e ndanë territorin
e Europës nga Azia e Vogël deri në Angli dhe Shtetet Skandinave, etj.
Vlera Ejupi na ka shkruar një vepër
eseistike të mrekullushme. Por shtjellimet i ka
kufizuar më pari për vendlidjen e saj plot me dhembje, Shkupin, Kryeqytetin e
Mbretërisë së Dardanisë, të cilën e sheh si dhembje edhe të gjyshit të vet, të
vrarë aty, pa lënë asnjë gjurmë.
Poashtu, edhe unë, e kam dhënë dhembjen time të kudo, ku
e ka kërkuar ajo gjyshin e saj, barabartë me mua, që kërkoja axhën e babait
tim, Komitit të Kosovës, Zog (Sejd) Avdylit dhe vëllain e tij, Ali Avdyli.
Ajo, kishte lindur aty, në Shkup, dhe ishte rritur në
mërgatë, sikuse unë, që jetoi prap në mërgatë; ajo në Turqi e unë në Zvicër;
kudo jemi ndjekur nga fati i zi; sikurse jeten tonë të prishtë e të mbuluar me
përpjekjet tona të pafundme. Ajo, në fund punon në UEJT-in e Tetovës, ndërsa
unë prej burgut e izolimit shumëvjeçar nëpër Zvicër, ku shtatë vite (e
nëntë vite zgjatën ato atëherë!) isha i dënuar me internim të pashpalur
për veprimtari politike. As ajo e as mbarë kombi i nemitur shqiptar nuk e
marrin me mend se me këto trajata të kundërta mund të përballemi ne, me
dëshirën e vetme të bashkimit kombëtar gjithëshqiptar. Se ka jeta një jetë të
tillë, jetë i thënshin, sikur e kishte edhe për mua, të varfër e kryesisht të
izoluar, ashtu, 44 vite me radhë, nuk e merr as një njeri në spikamë.
Vlera Ejupi e
shikon jetën e ndrydhur të Maqedonisë Veriore, ndonjëherë të Shqipërisë e
Serbinë, plotë me dhunë e me gënjeshtra, e unë po i plotësoj me të gjitha
trevat shqiptare, në Kosovë, në Çamëri e tutje. Këtu na vie që nga Azia e Vogël
e deri në Babiloni, e veriun e Afrikës e kemi së bashku, por ate e ka
gllabëruar pothuajse tërësisht edhe feja islame…
Vlera Ejupit i
dëshirojmë shumë suksese të tjera, edhe shumë më të mëdha, se sa ky libër i
vetëm me ese. Por, mos të harrojmë se kam bërë një studim shkencor, edhe për
çështjen e madhe iliro-shqiptare, jo vetëm një studim të gjërë e të
mirëfilltë kritik për veprën në fjalë.
Këto gjera mi mundësoi dhe mi nxiti
vetëm libri i saj, „Pakti me Djallin“.
Pëfundimisht jemi në ferr, te Djalli, Lanet paçtë!
Zgjohuni, e mos fleni! Po
krijohet prapë Europa e Bashkuar me armiqtë tanë! Po na gërryen Djalli,
demonianët, udhëheqësit e Botës, aspak pa na i kthyer borgjet tona e të fëmijve
tanë!
ZOTI I MADH DO T’I SHOH EDHE ATA E DO T’UA JAPË
PËRGJIGJEN!