Kulturë
Kadri Tarelli: Kuvendi Poetik 'Muza Poetike Budjane'
E marte, 05.09.2023, 06:59 PM
KUVENDI POETIK “MUZA POETIKE BUDJANE”
Organizuar
nga Klubi letrar “Pjetër Budi”, Mat
Nga
Kadri Tarelli
Dy
Shtator 2023. U nisëm herët nga Durrësi, për të marrë pjesë në Festivalin e
shtatë “Muza Poetike Budjane”, që organizoi klubi letrar “Pjetër Budi” i Matit.
E dinim se gjithçka do të shkonte më së miri, të bindur nga serioziteti dhe
përkushtimin e drejtuesve të këtij klubi, shkrimtarit të palodhur Hamdi Hysuka,
poetes së talentuar Lindita Doda dhe sekretarit Fatmir Neli. Kënaqësia jonë
ishte se, krahas paraqitjes së poezive tona, do të takonim plot nga miqtë tanë
poetë, apo do të njiheshim me shumë të tillë të ardhur nga të gjitha trevat ku flitej
shqip, madje edhe nga diaspora.
Nuk
u gabuam, kur pamë se para nesh aty kishin mbërritur edhe poetë të tjerë nga
Durrësi e qytetet e tjera të Shqipërisë, por më shumë na entuziazmoi prania e
disa të tillëve nga Dardania, miq të hershëm të qytetit tonë, si politikania e
aktivistja Flora Brovina, vajza nga Elbasani e martuar në Gjakovë, Migena
Arllati, poeti Xheladin Mjeku, Ramë Oraca dhe energjiku, poeti dhe botuesi
Berat Batiu nga Prizreni me shokë, apo ata nga Maqedonia e Veriut, e deri
Suedia e largët.
Si
fillim nderimi i parë u bë te busti i Budit, në oborrin e Shkollës së Mesme, ku
u vendosën edhe kurora e tufa me lule.
Më
pas, në sallën e përshtatur më së miri, u përuruan dy libra të dy autoreve:
Adivije Hoxha (“Hije ëndrre”), dhe Trëndafile Molla (“Jehona e valëve të
jetës”). E para vajzë Mati e ardhur familjarisht në Durrës dhe e dyta bijë
Durrësi, por që kishte ardhur posaçërisht nga Italia, ku jeton prej vitesh. Për
dy librat folën, Shpendi Topollaj dhe Fatmir Neli.
Në
vazhdim, u kalua te recitimi i 44 poezive të përzgjedhura nga juria e përbërë
nga Prof. dr. Shyqri Galica, Kujtim Stanaj e Vera Istrefaj. Poezitë ishin njëra
më e bukur se tjetra dhe u recituan me mjaft ndjesi dhe elegancë, disa si
artistë të vërtetë që elektrizuan sallën. Tematika ishte e larmishme, por e
shprehur me mjaft bukuri vargu dhe mendim te qartë poetik dhe filozofik, si për
dashurinë, mëmëdheun, mërgimin si plagë e hapur që dhemb, probleme të kohëve që
po jetojmë. Etj etj.
Për
t’i shtuar bukurinë kuvendit tonë, herë pas here veprimtarinë e shoqëruan
artistët matjanë, me mjeshtërinë e tyre të pashoqe në përdorimin e veglave
muzikore popullore, si çifteli e fyell.
Gjatë
kohës që juria po vendoste për vlerësimet dhe çmimet, unë munda të takoj znj.
Flora Brovina, poetin Xheladin mjeku, Ramë Oraca, Berat Batiu, të cilëve u
dhashë librin tim të botuar së fundi: “Vjeshta në Vargje”, ndërsa znj. Flora më
dhuroi librin: “Përflakje e stuhi”, (Poezi), kurse z. XH. Mjeku, më dhuroi librin: “Fajkoi i
Ëndrrave”, (Motive nga Nju-Jorku). Kështu më jepet rasti të rikujtoj një
shprehjen time të thënë edhe në shkrimë të tjerë: “Poetët pasuri kanë veç
vargjet, ndaj shkëmbejnë libra”.
Në
fund sipas programit, u ndanë vlerësimët, ku çmimin e parë e fitoi poeti durrsak, Shpendi Topollaj, për
poezinë “Në Athinë në autobusin urban”. Fitues të vendit të dytë ishin:
Rajmonda Qose dhe Haqif Heta dhe në vendin e tretë, Mevlud Buci, Zyrafete
Kryeziu dhe Lulzim Hajdari.
Po
ashtu, me votim të poetëve, i’u dha çmimi i poetëve konkurues Migena Arllatit,
si dhe çmime të tjera për Adivije Hoxha, Adile Baleta, Ramë Oraca, Rubjana Nika
dhe anëtar nderi i klubit Prof, dr. Ejup Hajdini.
Organizatorët
ishin kujdesur që dreka në restorantin modern “Sofra e Luanit”, të kalonte sa
më mirë mes këngëve dhe valleve popullore.
Është
bukur kur takohen poetët. Kush i ka provuar e di mirë fantazinë, lirshmërinë
dhe kënaqësinë e tyre.
Në
kthim ndaluam për një kafe buzë liqenit të Ulzës, vend çlodhës, i pëlqyer nga
te gjithë ata që shkojnë drejt Matit dhe Dibrës, por edhe nga ata që kthehen.
Freskia
dhe bukuria e këtij vendi të thërret për të ardhur përsëri.
Kishim
kaluar një ditë të ngarkuar, por të paharruar.
Unë
u paraqita me poezinë:
“Kuleta
e shpuar, xhepi grisur”
(Baladë).
Që
në hyrje citova pak fjalë të thëna tre javë më parë në festivalin poetik “Guri
Plakës”, në Dardani:
“Poetët
nuk shkruajnë, për të fituar çmime.
Vargjet
shpërthejnë e rrjedhin si burime,
që
mbijnë në buzë, dhe mbeten në vegime”.
KULETA
E SHPUAR DHE XHEPI GRISUR……!
(Fabul)
Ankohet
kuleta mbetur bosh! Shpon xhepin e grisur!
-Të
dy mbetëm nëmur, përbuzur, copash të çarë,
Pranë
rri me frikë, mos bie pa gjurmë, në dhe gremisur,
Mbetur
ftohtë, shkret, sosur, lagur, as lot për të qarë.
Xhepave,
vrima-vrima, vajton heshtur kuleta,
Kush
na grabiti punën, dijen, djersën dhe mundin?
Pse
na i thyen ëndrrat, ku na përplasi jeta?
Mbetëm
gojë shqyer, … Kështu do prekim fundin!?
Gjallojmë
nëpërkëmbur, vuajtur, shpresa vrarë,
Mëshira,
dhembja deri në fyerje, nuk bën dobi!
Mes
njëri-tjetrit, sherr e grindje, bashkë e të ndarë,
Pa
ngjyrë mbet trishtimi, gozhdë e ngulur, pabesi.
Qindarkat
fluturojnë, bien, humbasin vërdallë.
Më
kot xhepat rrëmoj, për autobus dhe gazetë.
Kafeja
po ftohet, sepse po e pi më e rrallë.
Kur
mosha shtrydhet, kuptojmë si ngryset kjo jetë.
Kadri Tarelli
Gusht 2023.