Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Gonxhja jonë i sfidoi të gjitha llojet e kujfijve
E marte, 05.09.2023, 06:58 PM
Ndue Ukaj:
Nëna
Terezë përgjatë jetës së saj tokësore e valëviti flamurin më të bukur që
ekziston në botë: atë të dashurisë njerëzore, të mbushur me mirësi dhe
bamirësi, pa harta e pa kufij.
Sepse,
ajo ishte zemërmadhe e në të
gjetën
strhë dhembjet e vuajtjet më të skajshme njerëzore; ishte një humaniste pa një
të përafërt përreth saj, për çka u nderua me vlerësime e çmime ndërkombëtare,
fitoi Çmimin Nobel për Paqe, la
pas
vete një trashëgimi poetike tepër mbresënëse- aq sa Ali Podrimja thoshte se ajo
ishte dashtë ta fitonte Çmimin Nobel për Letërsi, ishte pedagoge dhe veprimtare
e palodhshme dhe e palëkundëshme në misionin e saj që t'iu ndihmonte të
varfërve e të nëpërkëmburëve.
Pra,
Gonxhja jonë i sfidoi të gjitha llojet e kujfijve që ekzistojnë në Tokë dhe për
këtë u nderua anë e kënd botës.
Por,
sa e nderojmë ne, ose më saktë, sa përvetësojmë ne prej trashëgimisë së saj
shembullore e shembullmire?
Le
të kujtojmë se dita e sotme është Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, të cilën e
ka shpallë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute
dhe në nderim të veprës së Nënës Terezë.
Le
të kujtojmë se ndikimi i saj për lirinë dhe pavarësinë tonë ishte i
jashtëzakonshëm, gjë të cilën e kanë pohuar personalitete si Bill Klintoni.
Le
të kujtojmë se filozofia paqësore e viteve të 90-ta e kishte referencë tepër të
rëndësishme në mos themelore veprimtarinë e saj.
E
çfarë bëjmë ne për të, sa dhe si e kujtohmë në shkollat tona, çfarë bëjmë për
njohjejn e saj në dimensionet e saja të plota?
Me
gjasë fare pak, kënaqemi, me njëlloj dashurie deklarative e pa përmbajtje, siç
i kemi shumicën e punëve, sepse duket se
ngarkesat e përçamjes së brendëshme na verbojnë dhe ata kufijtë që Nënë Tereza
i bëri të padukshëm, neve na dalin përpara si mure dhe na pengojnë.
Shqipëria
e ka shpallë festë zyrtare 5 shtatorin, por Kosova jo.
Po,
është turp që në shkollat tona flitet pak ose aspak për këtë shenjtreshë, po,
është turp pse Kosova s'e ka ndjekë shembullin e Shqipërisë që ta shpallë ditën
e sotme festë zyrtare.