Mendime
Aurel Dasareti: Lufta kundër hajdutëve, mashtruesve, trafikantëve dhe tradhtarëve të rrezikshëm
E diele, 27.08.2023, 06:57 PM
Lufta kundër hajdutëve, mashtruesve, trafikantëve dhe tradhtarëve të rrezikshëm
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Për
kë punon kryeministri i jashtëligjshëm e antikombëtar i shtetit amë dhe
banditët e tij? Shqipërinë, Serbinë, Rusinë apo Greqinë? Po hajnat antikombëtar
të opozitës në Kosovë? Po partitë servile në FYROM? Po mediat e korruptuara
analfabete dhe “analistët” qesharak? Të gjithë i bashkon karakteri i fëlliqtë
dhe paratë e pista, prandaj mbrojnë interesat e njëri-tjetrit.
***
Pas çdo pasurie të lehtë fshihet një krim i rëndë. Edhe prostitutat paranë
e fitojnë me ndershmëri, me pagjumësi, me punë të madhe e me djersë. Ndërsa këta bastardë që po na
shkatërrojnë vendin, brohorasin për armikun e përjetshëm, po vjedhin pronat
publike, e kane varfëruar popullin që i kanë humbur shpresat, prandaj trojet
tona po boshatisen nga shqiptaret, troje që do të trashëgohen nga të huajt nga
e gjithë bota. Autorët duhet të arrestohen sa më parë. Pasuritë e fituara
përmes krimit duhet të konfiskohen menjëherë dhe autorët të dënohen me burgim
të përjetshëm.
Ligjet janë si rrjetat e merimangës, kapin mizat e vogla, ndërsa grerëzat,
mushkonjat dhe pleshtat depërtojnë.
Ideja bazë e politikës
mbarëshqiptare duhet të jetë mbrojtja e interesave kombëtare dhe lehtësimi e
përmirësimi i jetës për shumicën e njerëzve, sidomos të atyre që jetojnë në
varfëri të skajshme.
Natyrisht nuk është punë e lehtë të jesh kryeministër i paligjshëm siç
është sivëllai i çetnikëve, nudisti i stërzgjatur (pasi ka vjedhur dhe blerë
zgjedhjet), por në të njëjtën kohë është “qeveria” (regjimi) në detyrë ajo që
duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për të cilën janë “zgjedhur” dhjetë vjet
më parë.
“Mendja e shëndoshë” e tij
zëvendësohet me “njohuri” vëllazërim-bashkimi me Serbinë terroriste që
nuk mund të zbatohen në praktikë.
Ajo që na duhen janë politikanë të arsimuar, të
pakorruptuar dhe patriotë që punojnë për votuesit për të mbrojtur interesat e
tyre.
Nuk është e drejtë, por krim
të vjedhësh të tjerët, të djegësh pasurinë e tyre, të uzurposh pronat
shoqërore, të rrahësh gruan, të shfaqësh mungesë respekti ose të lëndosh dhe të
dëmtosh të tjerët. Kthejeni dinjitetin, të vërtetën, mirësinë, respektin dhe
integritetin!
Është përgjegjësi
e politikanëve se çfarë ndodh, por janë edhe votuesit që i zgjedhin këta njerëz
në poste drejtuese. Ata ulen aty vit pas viti. A ka lidhje me demokracinë? A
është shoqëria e fortifikuar me liderë që bëjnë dredhi me popullin që zgjedhjet
të mos kenë rëndësi për elitën e korruptuar në pushtet? Gjëja më e frikshme
është se ka gjithnjë e më shumë njerëz që thonë se nuk u intereson më se në
cilën rrugë po shkon shoqëria, sepse nuk mund të bësh asgjë për të. Ata nuk
shqetësohen (nuk guxojnë) të bëjnë diskutime ku diskutuesi (ti, unë, ai, ajo)
cilësohet si një person që fokusohet vetëm në atë që është e gabuar (që nuk
është në rregull).
Dhe siç thoni
ju; prandaj askush nuk guxon të thotë asgjë. Dhe kur askush nuk guxon të thotë
asgjë, atëherë duhet të pyesësh: A ka një demokraci të plotë në këtë vend?
Kjo çmenduri që
kanë krijuar politikanët do ta shkatërrojë shoqërinë përfundimisht.
Politikanët shqiptarë duhet t'i kenë prioritet çështjet
shqiptare dhe jo atë që favorizon interesat e Serbisë, Greqisë, Rusisë, Turqisë
dhe dashakeqëve tjerë. Do të jenë përgjithmonë parazitët që thonë: “Bëni
si them unë dhe jo si bëj unë”.
Jemi në një kohë ku ka trazira të mëdha në mbarë botën, lufta në Ukrainë
është ende duke vazhduar. Rezultati nuk dihet. Serbia (brekët e Rusisë) e
ndihmuar nga “ndërmjetësuesve” evropian të zhytur në konflikt interesi, është
ende duke terrorizuar-provokuar Kosovën.
***
Skenari i
mundshëm serb:
Një
operacion i flamurit të rremë është një operacion ushtarak në të cilin dikush
sulmon veten e tij, duke pretenduar se është një komb ose aktor tjetër.
Qëllimi është zakonisht një
përpjekje për të dhënë një justifikim për të shkuar në luftë. Serbia po
planifikon sërish të akuzojë Kosovën për atë që po planifikon të bëjë, të
përpiqet sërish të hyjë në luftë në shkallë të gjerë kundër vendit tonë. Është
e rëndësishme të njoftohet bota për gjëra të tilla, sepse e bën më të vështirë
për Serbinë kryerjen e një operacioni të tillë. Kur ke frikë nga pisllëqe
kriminale të tilla, del dhe paralajmëron. Ne e pamë këtë, për shembull, në
vitin 1998. Serbia (shërbimet serbe) vrau 6 të rinj serb në lokalin “Panda” në
Pejë, për të akuzuar UÇK-në për terrorizëm dhe për të arsyetuar agresionin ndaj
shqiptarëve në Kosovë.
***
Bashkohuni të gjithë në këto çaste kritike, mos u bëni indiferent dhe
budallenj për shkak të interesave të përkohshme meskine. Zero “zajedincë”. Mos
lejoni kurrsesi republikën serbe barbare në tokën ilire-shqiptare.
Armiqtë e dinë se çfarë ndodh nëse qëndrojmë të gjithë bashkë dhe
bashkohemi dhe kjo i tremb të gjithë të gjallët!
Një tipar i shtetit
nazist-terrorist serb është se, me heshtjen (ndihmën) e disa shteteve të
Evropës Perëndimore, ata kanë kontroll mbi historinë (vazhdojnë ta
falsifikojnë) dhe përpiqen të luftojnë gjithçka që bazohet në fakte. Moto e
tyre është: “Asnjëherë mos pranoni asgjë”, dhe pjellin kaq shumë
gënjeshtra saqë faktet janë mbytur në to.
***
Diçka më shumë njerëz në
botën demokratike duhet të kuptojnë - është gjithashtu në interesin e tyre, por
urrejtja ndaj Shqiptarisë (sidomos edhe për faktin që shumica e tyre i përkasin
besimit mysliman edhe pse jo praktikues e keqpërdorues) dhe dashuria për Rusinë
është kaq e rrënjosur dhe shumë e madhe për ta kuptuar këtë.
Popullsia shqiptare duhet të
zgjohet shpejt dhe të marrë masa.
Asnjëra nga përpjekjet armike nuk ka
mundur të shuajë te shqiptari instinktin e fuqishëm të racës së tij, që i ka
dhënë forcën t`ju qëndrojë stuhive të shumta.
Miq po, por mos
u bazoni në ndihmën e tyre. Mes shteteve nuk ka aspak dashuri por vetëm
interesa. Edhe vet vëllezërit (të një babai dhe të një nëne të përbashkët) kur
bëhen të rritur dhe martohen, shumica prej tyre, përdorë shkopinj, sëpata dhe
thika, pse jo edhe pistoleta kundër njëri-tjetrit në betejën se kush prej tyre
do të trashëgoj (grabitë) më tepër nga pasuritë e lënë pas prindërve që kanë
shkuar në amshim.
Është aq e qartë
sa duhet të jetë e panevojshme të thuhet: Besnikëria është ngjitësi në të
gjitha marrëdhëniet. Në një lidhje. Në një miqësi. Në një shoqëri. Në një komb.
Nëse nuk mund t'i besojmë më njëri-tjetrit, baza për ndërveprim është zhdukur.
Çfarë kuptimi ka të kryesh detyrën, nëse të tjerët nuk e bëjnë këtë?
O shqiptarë, zgjohuni menjëherë nga gjumi i tepruar, bashkoni të gjitha
forcat dhe punoni për vendin tuaj. Mos kini frikë nga vdekja. Aty ku jetojmë,
nuk ka vdekje dhe kur vjen vdekja, ne nuk ekzistojmë!