Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Vetëvrasja
E diele, 06.08.2023, 06:57 PM
VETËVRASJA
Nga
Kalosh Çeliku
Letërsia
botërore, por edhe ajo shqiptare njeh plotë vetëvrasje të artistëve:
shkrimtarë, piktorë, këngëtarë... Nuk do t’i prmend të gjithë emrat e tyre në
këtë shkrim publicistik letrar. Megjithatë, ata e vranë veten, por mbetën të
pavdekshëm në Letërsi. I përmend disa emra: Gerard De Neval (1808 - 1855), John
Berryman (1914 - 1972), Jack London (1876 - 1916), Stefan Zweig (1881 - 1942),
Virginia Woolf (1882 - 1941), Walter Benjamin (1892 - 1940), Sergei Yesenin
(1895 - 1925), Vladimir Mayakovski (1893 - 1930), Ernest Hemingway (1899 -
1961), Anne Sexton (1928 - 1974), Cesare Pavese (1908 - 1950), Romain Gary
(1914 - 1980), Primo Levi (1919 - 1987), Yukio Mishima (1925 - 1970), Sylvia
Plath (1932 - 1963), David Foster Wallace (1962 - 2008), Alush Canaj (1952 -
1972), Fadil Bekteshi (1955 - 1998).
Shumica
e poetëve dhe shkrimtarëve bënë vetëvrasje, nga dashuria, “çmenduria”,
depresioni, “Liria”, alkooli, droga... Robëria... Presionet policore...
Pushteti... Ndonjëri, Ernest Hemingvej, edhe me ?mimin
NOBEL, bëri vetëvrasje nga “pasuria”?! E, pabesueshme?! Përkundër, mikut tim
Fadil Bekteshi, që e vrau veten nga Pabesia. E, mua do të më vrasë Letërsia.
Grua kurtizane, që të vret natën, dhe të qanë ditën mbi varr.
Pas
vetëvrasjes të mikut tim Fadil Bekteshi, kulturofagët tirnin parashikime edhe
për vetëvrasjen time nëpër redaksi të mjeteve informacionit me vende pune, paga
mujore, dhe honorare marramendëse. Radiotelevizione, gazeta, shoqata
qeveritare, Klube letrare, kafene, se: edhe, Kalosh ?eliku së shpejti do të bëjë vetëvrasje pas Fadil Bekteshit.
Edhe,
kalonin ditë, javë, muaj e vite me helmime, sulme fizike, atentate, vdekje
klinike, në Voskopojë dhe Ringjallja në Korçë (2000). Fatkeqësi komunikacioni,
në “Qafë - Thanë” (2007), dhe “Bukoç” rrugës për në Kërçovë (2017).
Koronavirusi, Pandemia. Masat e ashpëra qeveritare: maskat dhe Karantina.
Dënimet. Vaksinat: amerikane, kineze dhe të rusit. Kalosh ?eliku, pavetëdije ishte përpjekur të bëjë vetëvrasje me raki
rrushi dhe të dëllinjave.
Përçudi,
Kalosh ?eliku, ende nuk bëri
vetëvrasje. Shkaku, se: nuk e donte Zonja Vdekje. Përmëkeq, edhe u rebelua:
personazhet e tij nëpër shkrimet publicistike dhe libra i bëri të pavdekshëm në
letërsi. Nuk e vreu dashuria, miket e tia besnike, “armiqtë”, “çmenduria”, alkooli,
droga... Aqmëpak, “Liria”...
Kalosh
?elikun, e vrau Letërsia...