E premte, 27.12.2024, 09:42 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Simptoma të një amnezie morale

E merkure, 02.08.2023, 06:56 PM


Blerim Latifi:

Ditë më parë e patëm rastin e heqjes dhe hudhjes në mbeturina të gurit memorial të Nënë Pashkes, historia tragjike të cilës simbolizon gjithë vuajtjet e dhimbjet e patregueshme të nanave shqiptare gjatë luftës.

Dje mediat publikuan komentet e një gruaje nga Shtimja, e cila, siç duket nën afektin e delirit të militantizmit partiak, fyente me një gjuhë makabre Milazim Thaçin, plakun që i mbijetoi Masakrës së Izbicës dhe dëshmoi për këtë masakër në gjyqin e Millosheviqit në Hagë.

A kemi të bëjmë me raste të izoluara?

Mendoj se jo. Këto janë simptoma të një amnezie morale, drejt të cilës është duke ecur shoqnia jonë.

Amnezia morale është kur një shoqni humbet e harron domethëniet e vuajtjeve e dhimbjeve kolektive të saj. Amnezia morale është shfajësim i heshtuar për ata që i kanë shkaktuar ato. Pra, një krim i dytë që i shtohet krimit të parë.

Dhe nuk është hera e parë që na ndodh diçka e tillë.

Leo Freundlich, hebreu që dokumentoi gjenocidin e kryer mbi shqiptarët nga ushtria serbe gjatë Luftës Ballkanike( 1912-1913), ka lënë një shprehje, e cila po del se ende nuk e ka humbur vlerën e saj: "Shqiptarët zakonisht kanë kujtesë të shkurtër, aq të shkurtër saqë xhelatëve të tyre u thonë miq, pas një kohë të shkurtër".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora