| E hene, 17.07.2023, 06:59 PM |
Stalin Kurti
Nga
Edison Ypi
Mblidhi
krejt gojëçthurjet e burokratëve të Diktaturës. Shtoi intrigat e komiteteve,
krismat e plenumeve, urdhërat e diktatorit, tmerret e Sigurimit, lehjet e spiunave, mbledhjet e kolektivit, grrahmat
e zhulsave, ofshamat e fukarejve, urratë e kongreseve, kërcitjen e prangave,
gërrvimat e zinxhirëve. Futi në një kazan. Kazanin vure mbi zjarr. Trazoje me
një dru derisa të bëhet një lëng i pështirë si supa e magjistricave. Peltja në
fjalë është dora vetë, Stalin Kurti deli' djalë.
Komitetet
e partisë, zyrat e pushtetit, organet e dhunës, rropullitë e propagandës,
merimangat e spiunllëkut, zorrët e Sigurimit, tribunat e parakalimeve,
propaganda, kinemaja televizioni, teatri, njëri më i skëterrshëm se tjetri,
ishin përplot me Stalin Kurta që shqiptarët i njohin mirë, se i kanë mbajt
pranë vatrës dhe në krye të sofrës.
Krejt
arsenalin e rrenave komuniste, hileve marksiate, pabesive staliniste, intrigave
populiste, i ka skalit Zoti mbi surratin e Stalin Kurtit.
Stalin
Kurti është një jugosllavist, një titoist dhe enverist dogmatik i rradhës së
parë me flamur në dorë.
Stalin
Kurti është një refuzues i papërmbajtur i gjithçkaje të vlefshme.
Stalin
Kurti është një "think negativ" i pashërueshëm.
Stalin
Kurti merr stimul vetëm nga refuzimi, nga negativismi.
Stalin
Kurti këtë e bën duke goditur pa u ndalur, së pari, targetet e kollajta, ata që
i ka më afër, ata që e rrethojnë, kolegët, miqtë. Nëse mish i tyre i duket i
pashijshëm dhe nuk e ngop, kafshon më të shijshmin e mishrave, mishin e vet.
Stalin
Kurti është një urrejtës i pandreqshëm.
Stalin
Kurti gjallon në simbiozë me urrejtjen.
Stalin
Kurti dhe urrejtja janë binjakë siamezë të ngjitur kurriz më kurriz.
Stali
Kurti i përket rracës më regresivë të botës - të marrëve që kujtojnë se mund të
mbeten në histori përmes një aftësie cerebrale mesatare dhe mohimeve të
pandalshme deri në shkatërrim të gjithçkaje të vlefshme.
Stalin
Kurti dhe zotnilliku, prej këtu deri në infinit, nuk takohen kurrkund.
Stalin
Kurti, prej tani e deri në amshim, është dhe do mbetet një delirant i pështirë,
një "full of himself", i pafytyrë.
Stalin
Kurti është një rrenacak congenital.
Më
depriment se derri, më i pabesë se hasmi, më i rrezikshëm se vrasësi, më i
padobishëm se injoranti, Stalin Kurti nuk është qytetar. Aq më pak europian.
Aspak Njeri. Kurrë lider. Kurrën e kurrës intelektual.
Për
Stalin Kurtin, prerja në besë e mikut, moskryerja e detyrës, tradhëtia ndaj Atdheut, janë habitati i tij i natyrshëm
prej të cilit nuk mundet me u nda asnjë çast, se vdes.
Pa
rrenën dhe hilen, Stalin Kurti mbetet si zhaba në zall, ngordh.
Stalin
Kurtit i kan ardh nga Tirana në Prishtinë me e ndihmu në prapësitë e tij
bolshevike një batalion partizan me çuna oficerash që i shërbejnë me zell
revolucionar të armatosur me erudicion marksist, leninist, maoist, fidelist,
polpotist.
Çunat
e oficerave të Shqipërisë rrotull Stalin Kurtit, erudicionin në fjalë nuk patën
fatin ta përdorin kur do ishte e mira, në Shqipëri në lule të moshës, për shkak
të shembjes së Diktaturës.
Nga
frika se gjithajo ngarkesë revolucionare që mjafton dhe tepron me ja pru fundin
botës, mund tu shkonte dëm, mund tu mbetej pa përdorur, ata çuna t'hedhur dhe
ato goca si Zana, elisirin revolucionar që e morën me qumështin e mamit shefe
kuadri duke ja tundur djepin babi oficer e duke këndu ninullën gjumëndjellëse
"Bashkoni shokë, me ne në çetë..."
vajtën ta zbrazën te i vetmi që e
vlerëson dhe meriton, te monstrumi Stalin Kurti.
Stalin
Kurti, politikën, gjeopolitikën, diplomacinë, i sheh si sherret e halabakëve të
mëhallës.
Stalin
Kurtin sa më tepër ta lusësh të kuptojë dhe sa më tepër argumenta t'i sjellësh,
aq më tepër tërbohet dhe insiston pafund dhe me çdo çmim.
Stalin
Kurti, ky frut bastard i dashurisë së mami skiles me babi çakallin, është më i
pavlefshëm dhe më i parëndësishëm se krejt tarallakët, delirantët, çakajt,
llapaqenat, që ka Shqipëria dhe më i përvjellur se banakierët televizivë, ata
shejtanbudallenjtë e shitur të së enjtes mbrëma.
Stalin
Kurti është një aksident kozmik që sterros qiellin e shqiptarisë një herë në
njëqint vjet.
Ka
tipa si Stalin Kurti prandaj Diktatura rri gjithë kohës prapa derës duke prit
rastin të hyjë brenda.
Me
asgjë të ngrohtë mesdhetare, gjithçka prej kontinenti, prej stepe, prej ngrice,
prej kallkani, Stalin Kurtin e rre menia se është më bizantinist se Rasputini,
më diplomat se Machiavelli më dinak se skilje, më i rrezikshëm se ujku, më
helmues se gjarpëri, më çpues se iriqi, më misterioz se breshka.
Nga
qindrat që kanë kafenetë e periferisë, mijërat që ka Shqipëria, milionat që ka
bota, Stalin Kurti, ky lapsus i Natyrës, nuk ësht kurgjë tjetër përpos një
gjallesë primitive, një amebë një qelizore, një kreaturë mjerane që edhe me ta
fal s'ke ç'e do.