| E diele, 09.07.2023, 06:50 PM |
BRYMË NË SHTRAT
Nga Kalosh Çeliku
(Policia letrare)
Cenzurkuqët, ende
më ndjekin, se: jam Poet
Përndryshe, do më
ndiqnin lëvdatat. Postet:
Redaksive, që do
m’i dhuronte Nëna Parti.
Shpërblimet
letrare nga DoktorZiu
Për servilizëm, e
spiunim në letërsi.
Policia letrare më
ndjek - sharjet
Kulturofagët e
gjysmëanalfabetët.
Pse, nuk i
bashkohem Kopesë së tyre
Me zgjebe nëpër
çajtore, dhe ëmbëltore.
Nuk shitem një
recension – shpërblime
?mime letrare shtetërore partiake.
Politikë.
Pse, i zhvesh
lakuriq pisat në libra pa brekë
Brez pas brezi në
politikë. E dua Atdheun...
(Dhelpra pas dashit)
Lakmi nuk ua kam
hadumëve:
Servilëve.
Shkrimtarëve të Oborrit.
Që, pinë çaj rusi,
flasin për letërsinë
Nëpër Hane me
bythët, na: palare
I shkruajnë njëri
- tjetrit poezi. Reçensione
Lakmi, sot: nuk ua
kam hadumëve
Që, më shajnë
nëpër çajtore. Gazeta.
I turren
DoktorZiut për një recension
Çmim në
dasmën e Xhadisë - nuse:
Si dhelpra pas
dashit mos i bien udhës...
(Kafshë e zbutur)
Dum Dumi është një
kafshë e zbutur
Që kullot në
livadhet e Nënës Parti
E pi ujë në Hurdhë
me bretkosa.
E tërheq qerren
rrugës me popullin
E lidhin në grazhd
si lopën. Kaun
Me një krah bar.
Kosh me kashtë
Ose, një kovë
taxhi. Legen krunde.
Dum Dumi është një
kafshë e zbutur
Mëzat i tredhur.
Nuk i kërcen Lopës.
Dhe, kurrë nuk e
thyen zgjedhën...
(Nuk pata të Djeshme)
Eca rrugëve të
Katundit. Dhiareve
Këmbëzbathur me
torbë kanapi përqafe:
Me një kalë druri.
E pushkë shelgu.
Nën hijen e Lisit
midis Livadhit
E lexova Fishtën
me shokë.
Edhe pse, ma
ndalonte Partia
Tinës e shëtisnim
dorë më dorë.
Nuk pata të
Djeshme. Nënë Parti
Nuk kam as të
sotme. Nuse Liri.
Vallë, a do të kem
të Nesërme?!...
(E kujt është Tradhtia)
Dhe, më ndjekin
qentë me zgjebe
për një asht –
shpërblim, në rrugë:
lehin rrugëve
Shkupit. “Bit-Pazarit”
m’i ndërsen pas
shpine DoktorZiu.
Veten, duke e
fshehur pas dere.
Çoban i sëmurë me
zgjebe
Për një karrierë
politike.
Trimëria, i
kushton një asht
e kujt është: Sot,
Tradhtia?!...
(Shelgjet lajnë gërshetat)_
Me Miken ulemi në
rërë
dallgët i sulen
Bregut.
Shelgjet i lajnë
gërshetat
më thotë: Unë i
laj vargjet.
Qetësi, i
përgjigjem Unë!
E dëbova Nusen me
poshterkë të kuqe.
Shtoi, dikur
përgjumshëm:
Po, Buçën si do ta
shporrësh?
Buzëqesh, Ajo pak
ironike.
Se, buçet i kanë
ca huqe.
I përgjigjem: me
Poezi erotike...
(Nuk më doli nata)
Gjithë natën u
zumë si kaçakët
nxorëm kobure e
harxhuam fishekë.
Nuk u vramë, por u
plagosëm
pak para agimit
nëpër sokaqe:
ngrite lartë një
çarçaf të bardhë
Dhe, bëmë paqe si
poetë.
Edhe pse, lufta:
qe flakë më flakë
erdhi shumë vrik
Agimi.
Nuk na doli nata e
gjatë
në atë shtrat
harbimi...
(E Nesërmja vazhdon
Luftën me Poezi
Liqeni na u sul me
dallgë
rrëzove mure,
hëngre çarçafë.
Matanë bregut, të
dëgjoi Lasgushi
gjithë natën u
çmende në shtrat.
E Nesërmja,
vazhdon luftën
Me poezi. Tërmet,
ra në dhomë.
E hapë dritaren,
thirrë Liqenin:
hëngre çdo gjë me
dhëmbë
luftë me sy, luftë
me këmbë.
Vetëm pas fitores
te plepat. Kisha
më the: Të
shtrydha si limonin.
Se di, pse: e
ndjeva veten dëshmor
E, Ti një
Kleopatër, që pa Mua
Nuse, të mbante
kurorë froni?!...
(Përshpëritje në vesh)
E çmendur më thua
nëpër terr
më pëshpërit në
vesh:
Edhe pak, edhe pak
- më fortë!
E gris natën lahem
në djersë
pushtoj
kryeqytete, nënshtroj shtete.
Unë, pasardhësi i
Skënderbeut
që shkaku Yt bëj
luftë edhe me Veten...
(Brymë në shtrat)
E përfundoj
betejën, në Liqe
palohesh si
robëreshë në shtrat.
Vetëm, sytë e
duart
nuk dorëzohen për
një natë.
Ja, pse gjithë
luftërat
i kanë nisur
gratë.
Dihet, flakë më
flakë.
Brymë në shtrat...
Nga Libri me poezi të përzgjedhura: ATDHEU burrë pa Grua (2023).