Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Lulekuqja
E shtune, 24.06.2023, 08:23 PM
LULEKUQJA
Nga
Kalosh Çeliku
Vjersha
antologjike “Lulekuqja” me të cilën Asdreni përsëgjalli e simbolizonte
Shqipërinë, krah përkrahu me poezinë patriotike “Kosovës” në Librat e Këndimit
të kohës së Ernest Koliqit si ministër i arsimit të Shqipërisë Madhe. Libra të
“rrezikshëm”, që i trashigova nga vëllai, dhe tinës i lexoja nën hijen e Lisit
midis livadhit, rrëzë “?uke”. Shkolla ime e parë letrare. Nuk e di, Sot nga Varri: a,
ende Asdreni i simbolizon me këto Dy Lule: Shqipërinë, dhe Kosovën?!
Serbia, dihet me
shekuj ka qenë armik i popullit shqiptar. Pushtues historik i Trojeve Etnike
Shqiptare. Edhe, gjatë pushtimeve ka bërë politikë kolonizuese afatëgjate për
një Serbi të madhe. Tokat e pushtuara i ka mbjellë me fshatra serb, si: në
Kosovë, Mal të Zi, dhe Maqedoninë e Veriut. Serbëve, u ka dhënë falas pasuri,
shtëpi dhe nënshtetësi serbe me një kusht kontrate: që, nëse një ditë e shesin
pasurinë, paratë t’ia kthejnë shtetit të Serbisë. Nuk e ka bërë këtë politikë
largpamëse shteti shqiptar. E, shteti serb, nga ana tjetër me përndjekje,
presione politike, aferën e armëve të Rankoviçit, ka ushtruar dhunë për shpërnguljen
e shqiptarëve jashtë Atdheut. Dëshmi janë edhe dy marrëveshjet historike mes
Serbisë (1938), e më vonë Jugosllavisë (1953), dhe Turqisë për shpërnguljet
“vullnetare” të shqiptarëve si “turq” në Turqi. Përderisa, shqiptarët me
ndihmën e hoxhallarëve si “turq”, i kanë bragtisur shtëpitë e stërgjyshërve për
“Xhehnetin” e Anadollit.
Jo, rastësisht:
sot, i kemi këto fshatra me popullatë serbe si këpurdhat pas shiut në Kosovë,
Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Fshatra politik egjëre në arat shqiptare, me
të cilët kemi probleme historike edhe sotekësaj dite. Kohën e Fundit me
Mitrovicën e Veriut. Nesër, me Maqedoninë e Veriut, Bosnjen dhe Malin e Zi.
Politikë serbo-jugosllave asimiluese e shqiptarëve për një Serbi të Madhe.
Populli shqiptar, kurrë nuk ka qenë pushtues, por i pushtuar nga “vëllezërit” e
Njerkës dhe kojshitë e pabesë në Ballkan. E dëshmon, edhe historia. Gjithë
jetën ka bërë luftë, herë me Krajl, e herë me Mbret t’i dali zot Pragut të
Shtëpisë.
Politikë
serbomadhe pushtuese asimiluese, të cilën e kanë parashikuar moti Rilindasët
shqiptar, por jo edhe politikanët shqiptar në qeveritë e pushtuesve me poste
politike. As Dje, dhe as Sot. Herët, Rilindasët, i janë përgjigjur maleve dhe
nëpër botë me armë dhe Penë politikës serbomadhe. Asdreni me poezinë
“Lulekuqja”, dhe “Kosovës”:
Kosovë, o vend’ i famshëm i trimnis,
Kosovë, o lule e bukur e Shqipnis!
Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke,
…Si vashë e virgjen: nuse sikur je;
Dhe malet me bor
Mi krye i ke kunor!
Kosovë, o atdhe i lavduem i burrnis
Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!
Nalt mbaje kryet t’and si gjithmon
Difto-u e zonja; koha sot e don
Ti t’çohesh përseri
N’luftë t’mbarë për liri!
Se teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija
Me burra ti q’i len, t’gjatë si selvija,
Sakola mali, shoq në bot’ që s’ kanë
Si luaj e si dragoj plot forcë që janë,
Që e derdhin gjakun prrue
Atdheun për m’e shpëtue!
Ke bij që s’kanë drojë asnjë pikë
As syni far’ u tutet, s’dinë as frikë
Anmikut kur i sulen me rrebtsi
Si breshni mi te hidhen me duhi.
Gra e vasha ke, si zana sy-mëdha
Trimnesha qi Shqipnija din m’i ba
Qi rrokin armët në luftë me gas tuj shkue
Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue!
Për nder të shtëpis s’vet;
E falin shpirt e jet!
Kosovë, o trimneshë, lule e rrallë
Detyrën tin’ e ke me dal sot n’ballë
Se mbrrini koha, tokën për m’e mprue
Anmiqt e motçëm jashtë me i dëbue
Se mjaft e kanë robnue
Dhe n’ zjarm e kanë prue!
A mund m’e durue pa pra kët zgjedhë
Që të huejt para syve të t’venë ledhe
Për me t’rrzue nër kamb’ e për me t’shkel
Për me t’ba gjithë copë, mirë si ju del
Dhe duersh mos të lëshojn’
Prej faqes s’dheut të t’shojn!
Disa “Serbi e vjetër” duen me i thanë
“Maqedhoni” do t’ jerë emnin ja lanë!
Atyne si u pëlqen kufijt i venë
Shqipnija veç mbas dojes s’tyne me kjenë;
Mendojnë pa turp kurrfarë
Se s’ka nji komb Shqiptarë!
Përpara burra, rrokni hut’ e shpatë
Prej zis pështonëje Kosovën e ngratë
At’ nanën t’uej t’lidhun kamb’ e dur
Q’ anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur,
Me lott qi qan e ankon
E asnji nuk i ndihmon!
Shqyptarë mos kujtoni bes’ e fe
Po nanën ju kujtoni qi u ka le
Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve
Prej bijet e harrume mi ket dhe!
Se ansht turp i math për ju
Të huejt me i u çnderu!
Sot ora mbrrini, dita e bekueme
Shqipnin m’e ba në bot’ një vent t’lirueme!
Kosovës emnin me ja ngref te qilli
Për çud të botës sa ka me shkëlzy dilli
Me rrnue një Shqypni
Si zonjë në lumni.
Shqyptarë, çoni-u, vllazën ora mbrrini
Si Geg’ e Toskë nalt flamurin e ngrini!
Një Manastir, Shkup, Shkodër e Janinë
Një trup bani-e an’ e mb’anë Shqypninë
Si ç’trimit mirë i prek
Me nder n’luftë me dek!
Sot, ajo Lulekuqe
dhe poezi patriotike e Asdrenit, falë Natyrës malore e qiellore të Shqipërisë,
përmes kamerave televizive mbiu dhe dha frute Lulekuqe. E pushtoi Shqipërinë.
Shenja profetike paralajmëruese për shqipëtarët Ditën e Nesërme. Jo, për
“Mëmëdheun” e patriotëve të vonuar, që Dje: ishin “maqedonas”, sot “musliman”,
“turq”, dhe në fund pak para vdekjes u bënë edhe “shqiptarë”. E duan
“Mëmëdheun”. Dhe, jo Atdheun. Nesër, kutadi unë si argatë të pushtuesve
historik me grada ushtarake dhe poste politike antishqiptare, si do ta gëdhijnë
ditën. Ose, varrin. Unë, e di për vete: e dua edhe Mëmëdheun! Edhe, Atdheun!
Përçudi, Ditën e
sotshme ma kujtuan vjershën time “Vjollca”, nën ndikimin e poetit rilindas
Asdreni, që: ai, asaj kohe me Lulekuqen simbolizonte Shqipërinë, e unë me
Vjollcën - Kosovën. Poezi, e blerë gjatë sistemit komunist në konkursin e
shpallur letrar të revistës për fëmijë “Pionieri” me kryeradaktor poetin e
mirënjohur për fëmijë Vehbi Kikaj, e anëtar komisioni Rexhep Qosja. Nuk më
kujtohet sot, emri tretë i anëtarit të komisionit. Me siguri, edhe ai ka qenë
krijues i mirënjohur shqiptar. Poezi simbolike, e publikuar asaj kohe policore
në sistemin komunist jugosllav mes cenzurkuqëve me gërshërë në duar, dhe
dënimin me burg si “armik i shtetit të përbashkët” jugosllav. Që, përpiqeshin
si argatë besnik komunist, asgjë të mos u shpëtojë nga duart antijugosllave.
Kurrësesi, si në Ditën e sotshme “demokratike”, kur për vlerat artistike
letrare nëpër komisione në Ministrinë e Kulturës, pa kritere shkencore vendosin
partizanët e emëruar nga partitë politike me libreza partiake pa asnjë libër në
shtëpi. Edhe, atë: Sot, kur populli shqiptar, ende është në rrezik!
Mosmarrëveshjet
politike, e Tre kryeministrave shqiptar. I katërti, është në radhë. E presim,
edhe të katërtin. Dhe, politikanëve të dalldisur dhe arratisur mes Shqipërisë
dhe Kosovës me armikun historik shekullor, i kemi edhe sot si PYKA shelgu në
Trungun e Rrapit shqiptar. Edhe, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedonisë
Veriut, dhe Bosnje?! Njëri, siç thotë populli i bie me çekiç patkonit, tjetri
thumbit, i treti, këmbës të “Kalit Shemës” pas porte: Tiranë, Prishtinë e
Shkup. Ende, i pa mbathur me patkonjë për rrugë malore. Dhiare shkëmbore. Ose,
gomarit të Sanço Panços shqiptar, rrëzë Sharrit Plak, këmbëzbathur pa patkonjë
hekuri në fushëbetejë. “Patriotit” partiak, pa opinga e çorapë me kërpesh
përqafe “kuqezi” e këmbët dhe trutë legen.
Përçudi, erdhi
Dita “Lulekuqja” e poetit Asdreni, Sot doli në mejdan: e pushtoi Shqipërinë.
Edhe, atë: falë, Natyrës. Jo, politikanëve të dalldisur, dhe arratisur pas
pasurisë me poste politike nëpër ministri dhe kabinete qeveritare nateditë me
kokën në grazhdin e “Kalit të Rexhës”, që me dy shqelma para Dasme, se: Nusja
të zbresë nga koçia në lëmë me pushkë, dajre dhe këngë të grave e la në grazhd
të kalit. Paeditur, se koçisë i ishte thyer rrota e qerres mes maleve. Dhe,
komitat e kishin grabitur Nusen. Nusja, ende na mbeti maleve.
Ankohen, para
kamerave televizive bujqërit e Shqipërisë, se Lulekuqja po ua sulmon arat dhe
livadhet. Bubrrecat dhe karkalecat e Natyrës. Jo, pushtuesit grerëza. Politika
kosovare, se: tre policë ua ka rrëmbyer policia serbe brenda kufinjve të
Kosovës. E, nuk ankohen nga bubrrecat dhe karkalecat e partive politike të
korruptuar, që ua kanë pushtuar Shqipërinë dhe Kosovën?!
Epabesueshme?!
Ankohen, nga “Lulekuqja” e Asdrenit. Që, lulëzon arat e Shqipërisë...