E enjte, 21.11.2024, 04:36 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Për Kosovën e shkretë a mendon dikush?

E merkure, 14.06.2023, 06:55 PM


Blerim Latifi:

Kurti nuk po do me ecë ma tutje me punën e Asociacionit, sepse ka frikë se do të përfundojë në histori si shqiptari që e nënshkroi autonominë e serbëve.

Pra, parasëgjithash, po mendon për veten.

Vjosa Osmani po heshtë dhe përmes heshtjes po na tregon se nuk e ka ndërmend të luaj ndryshe prej Kurtit, sepse e di se pa Kurtin karriera e saj politike merr fund.

Pra, parasëgjithash, edhe ajo po mendon për veten.

Liderët e opozitës, Avdixhiku e Krasniqi, nuk po bëjnë asgjë konkrete përtej deklaratave dhe statuseve të kota në facebook. Ata realisht po presin që Kurti të thyej qafën nga ballafaqimi me ndërkombëtarët dhe më pas të vijnë në pushtet.

Pra, parasëgjithash, edhe ata po mendojnë për veten.

Limaj dhe Haradinaj po flasin ashpër, por pafuqia politike ua bën të parëndësishme thirrjet. Duke qenë se janë shqiptarë, kemi plot arsye të gjykojmë se edhe ata, parasëgjithash, po mendojnë për veten.

Molliqaj, si Kurti, thotë se nuk duhet pranuar Asociacioni, por kjo, për të, duhet bërë pasi të heqim qafe Kurtin.

Pra, parasëgjithash, edhe ky e ka mendjen te mllefi personal që ka me Kurtin.

E Rama?

Rama ka frikë se rreshtimi pro Kurtit mund t'i shkaktojë telashe atij dhe Shqipërisë.

Pra, parasëgjithash, edhe ai po mendon për veten.

E për Kosovën e shkretë a mendon dikush parasëgjithash?

Përgjegjen po e jap përmes një tregimi popullor që kallxohet në Drenicë qysh moti.

Një udhëtar, i lodhur nga rruga, troket në derën e një shpie.

Del një plakë dhe udhëtari e pyet:   - Oj loke, a janë burrat në shpi?

Plaka i përgjigjet: - S'ka burra ktu. Burrat janë n'vorre...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Kur hekurudha konsiderohej si 'puna a shejtanit' Blerim Latifi: Zëri aktual i filozofit të pushkatuar 79 vjet më parë Blerim Latifi: Shtetet e vogla nuk mund të ecin vetë Blerim Latifi: Gjuha shqipe nuk lejohej të shkruhej nga qeveria osmane Blerim Latifi: Elegji për babën Blerim Latifi: Masakra e harruar dhe studenti i Sorbonës Blerim Latifi: Trashëgimia e Milosheviqit nuk jeton vetëm në politikën aktuale serbe, por edhe fushat e tjera të jetës, përfshirë sportin Blerim Latifi: Një histori nga Drama e Madhe e Nëntorit 1912 Blerim Latifi: Aktet solemne të shpalljes së pavarësisë së një kombi gjithmonë bartin një ngarkesë të madhe simbolike Blerim Latifi: Pse ky obsesion medial, në dukje i çmendur, me Vuçiqin? Blerim Latifi: Dy shënime Blerim Latifi: Pranoni paligjshmërinë e Serbisë brenda territorit tuaj! Blerim Latifi: Përvjetorët e mëdhenj të kombit - Ushtria Çlirimtare e Kosovës Blerim Latifi: Si shpjegohet ikja masive e njerëzve nga Shqipëria? Blerim Latifi: Parulla ma e përgjakshme në historinë e Kosovës të Shekullit XX Blerim Latifi: Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është fundi i një farse të madhe Blerim Latifi: Dhuna është variabël e varur nga pushteti Blerim Latifi: Të besosh në fatin e mirë, nuk do të thotë edhe ta sigurosh atë Blerim Latifi: Ringjallja e natyrës Blerim Latifi: 110 vjet më parë, Prishtina do të përjetonte një nga ditët më tragjike në historinë e saj

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora