Kulturë
Neki Lulaj: Alisa Buçinca - Apartmenti Misterioz
E shtune, 10.06.2023, 06:58 PM
APARTAMENTI MISTERIOZ
Alisa
Buçinca
Nga
Neki Lulaj, shkrimtar
„Se libri është pesha e
mendjës dhe zhvillim i intelegjencës nuk është thenë kot“
Autori!
Kur e ke në dorë një libër
me përmbledhje tregimesh për fëmijë nga
një autore e cila edhe vetë është
fëmijë qe nuk i ka mbushur njëmbëdhjë
vjet jete, sigurisht se kjo ka një vlerë për artin e në veçanti
dhe një emër i ri për letërsinë tonë shqipe.
Është krenari për
prindërit por edhe për lexuesit e mirëfillt , për pasionin e fëmijëve
artdashës për lexim dhe zhvillimin e intelegjencës të te rinjëve tanë në këtë shekull.
Letërsija për fëmijë në
Dardani,ka kohë qe ka shënuar një ngritje të dukshme e cila premton shumë edhe
nga krijueset e reja të cilat akoma nuk e kanë arritur moshën madhore,por me
dashurinë dhe guximin titanik i kanë
hyrë kësaj gjinie letrare dhe po dëshmojnë me sukseset e tyre të lakmueshme.
Shumë dekada më herët kemi
pasur krijuesit e shquar qe kanë lenë gjurmë dhe kanë bërë emra në letësninë fëmijërore si: Mark
Krasniqi,Rexhep Hoxha,Ymer Elshani,Gani Gjafolli,Rifat Kukaj,Agim
Deva,Zejnullah Halili,Maksut Shehu,Anton Çetta,Ali Huruglica,Ymer Shkreli,Qamil
Batalli, Skënder Zogaj etj.
Gjurmëve të këtyre krijuesve po ecën e sigurtë edhe pionierja e re njëmbëdhjetë vjeçare, Alisa Buçinca e cila krahas mësimeve gjeti kohë edhe për të krijuar këtë margaritar që do ti mbetët kulturës dhe lexuesve si një sihariq i veçantë,ku lexuesi i paionuar,do të gjen vetën aty me margaritarët e rrallë si dhe do ti shijojë vargjet e bukura ,në librin „APARTMENTI MISTERIOZ „(Tregime për fëmijë) botuar në gjashtëmujorin e parë e vitit kalendarik 2023 në shtëpinë botuese „Shkronja Print „ në Prishtinë.
Përmbajtët dhe tema e tregimeve kryesisht janë të
lidhura me botën fëmijërore dhe përjetimet e bukura të tyre, ngase nëpër
tregime është e kultivuar fortë bukur dhe me mjeshtri fantazija si
xeherore e krijuesës se re për fëmijë!
Libri „Apartmenti
Misterioz“ përmban gjithësejt
dymbëdhjetë tregime dhe secili tregim në mënyërn e vet është i kompletuar dhe i
tipizuar me rrugën e zhvillimit mendor
të botës së fëmijëve, bashkë me imagjinatën dhe fantazinë e tyre. Tregimet në
këtë libër janë të shkruara me një gjuhë të rrjedhshme, çka jep me kuptue se
krijuesja e re Alisa Buçinca, ka një bagazh njohurish nga fusha e artit dhe
kulturës se leximit.
Për këtë moshë të
fëmijëve,tregimet e Alises,janë të afërta të kuptueshme, tërheqëse dhe ato
zgjojnë kërshërinë dhe fantazinë për lexuesin.
Neki Lulaj bisedë rreth librit“Apartamenti
Misterioz“ në Vushtrri me nxënësen
e talentuar Alisa Buçinca
Gjatë leximit të tregimeve
të saja lexuesi e ka shumë lehtë të dallojë se kjo krijuese e re në këtë libër
ka shkrirë ne mënyrë brilante mendimin e
vetë në hartimin e tregimeve sa te bukura aq edhe interesante , duke e
mbështetur talentin e saj në konceptin fëmijëror dhe me një tematik të
larmishme i ofron lexuesit
bashkëmoshatar brumin edukues shprehur në mënyrë origjinale me botën qe e rrethon dhe i përukupon.
Bota krijuese Alises,ja ka siguruar një vend meritor ne Sofrën e gjinisë letrare
me tregimet e saja shembullore.Çka është
shumë interesant dhe rast i rrallë të
fëmijët e kësaj moshe te gjejm thenjët:“Kush
punon fiton.Dhe ky është fundi i kësaj historie.Jeta pa rregulla mund të dukët
e mirë por është e vështirë.
Autorja me një çiltërsi të
rrallë veshtron jetën fëmijërore në
prizmen e saj endërron dhe jeton me tregimet e krijuara origjinale,rritet dhe
luan me bashkëmoshatarët e vetë edhe
kur është në shkollë në
klasë ne sheti por edhe jashtë atdheut
me prindër për ndonjë pushim rasti .
Me duhët te ceki se Kadareja
i madh nuk e thot kot ,se „Nese ke
krijue një libër , ti ke krijue një qytet të terë“.Këtë e bëri edhe Alisa jonë
e dashur!
Autorja librin e fillon me
tregimin Ëndrra për Atdheun,ku ne një natë endërron vendlindjën e saj të bukur
dhe me imagjinatën e saj fluturon drejtë atdheut dhe vendlindjës duke e dredhur
ne rreshta bukurinë e pa shoqe të atdheut të shtrenjët vendlindjës se bukur dhe
gjyshes të saj si gjenë me e shejtë e jetës .Pra atdheun dhe lirinë e bart me
vete si gjen çmuar dhe nuk e ndërron me asnjë bukuri tjetër mbi natyrore.!
Në vazhdim të
imagjinatës ajo bashkë si të gjithë
fëmijët edhe të lagjes por edhe të klasës
ënderrojn profisionin e ardhshëm kur të rritën,nga me të ndryshmet se
çfarë ju bie ndërmend,duke dhenë një porosi „ Puna është çelsi i jetës dhe
lumturisë“ .
Ne një tregim tjetër autorja
përshkruan një ngjarje interesante dhe tejët të çudtshme për moshën e saj.Duke
përshkruar jetën e një studenteje qe quhej Gresa,pastaj qiradhenësi xha
Kristi,komshiu Dani,mikja e saj Elana ,Policinë dhe renja në kurth e xha
Kristit ,me sjelljet e tija misterioze si kriminel.
Alisa, si nxënëse e zellshme
dhe shumë pedante,si krijuese dhe një preferuese e rrallë e rregullave të
jetës edhe në tregimin e radhës; Jeta pa
rregulla , imagjinon një bashkëmoshatare 11 vjeçare se cilës i vështërsohet
jeta ngase nuk është e rregullt as në shtëpi ,as në shkollë, as në pastërti, as
me shoqëri ,duke parë dembelin si gjenë me të pa dobishme të jetës,dhe çortimët
nga prinderit ,mësuesja nuk i merr ato
si serioze,dhe krejt me fund kur fillojnë i terë rrethi ta përbuzin si dembele
e kupton se jeta pa rregulla nuk është jetë .Si përfundim a jo pranon të gjitha
gabimet e bëra dhe zotohët se ne të ardhmën gjera te tilla nuk do të
përseritën.Njeriu mëson nga pësimet dhe gabimet shumë.Kurse ajo behët si
shembulli më i mirë, në shkollë, shoqëri
dhe në familje.
Sigurisht se kisha për tu
hyrë ne hak lexuesve sikur të beja analizën edhe të ndonjë tregimi tjetër,
andaj miqët e nderuar ju mbetët juve qe të ndieni kenaqësinë e radhës sikut ta
lexoni librin në terësi!
Po kush është Alisa
Buçinca,e lindur me 09.10 2011 në Prishtinë jeton në Vushtrri ku dhe vijon mësimet e fillorës,është fëmiu i
madh i Agonit dhe Vlorës dhe ka një vëlla dhe dy motra me të vegjël dhe rrjedhë
nga një familje fisnike.Gjyshi i saj Ali Buçinca,ishte farmacisti i parë me
fakultet në Komunën e Vushtrrisë, i cili deri ne vdekje ishte drejtor i Barnatorës
shtetërore në Vushtrri,kurse gjyshja e
saj Safija,imfermjere ne shtëpinë e shëndetit, po në Vushtrri, babai i saj Agon
Buçinca është Stomatolog i specializuar në Vushtrri kurse e ema Valbona me
profesion imfermjere ndërsa xhaxhai i Alises Armendi,është nëpunës në Ambasadën
amerikane në Prishtinë.
Shpina e librit Apartmenti
Misterioz,autorja Alisa Buçinca
Vazhdoj se analizuari
tregimet e pionirës tonë, ku ajo na sjellë botën e imaxhinuar lodrat në kopshtin e fëmijëve qe përmes
dashurisë për artin shtjellon fabullat
aq të bukura, mirë të zgjedhuara dhe me një kujdes të veqantë të shtjelluara .
Kjo autore me një pedanteri të rrallë përcjellë
mesazhe edukative por edhe psikologjike
në botën e virgjër të bashkëmoshatarëve të saj…….
Paraqitja e temave dhe
shtjellimi i tyre subjekti dhe antagonizmat mes njerëzve të moshave të ndryshme
marrëdhenjët mes fëmijëve,nënësve ,babait, xhaxhait, gjyshës ,mësuseses,
rrethit dhe shoqërisë i japin mundësi
Alisës, qe të dalë para lexuesve shumë e
matur e kursyer me mendimin e matur dhe me fjalë të bukura qe skalitë figura
edukative duke qenë çdo herë në ball të se mirës shprehur me një gjuhë te pasur
te kulluar te ëmbël dhe te rrjedhshne.
Me një mendësi edukative
Alisa përcjellë edhe botën çapkene të fëmijëve duke spikatë me një gjuhë te
pasur çka mendoj se ky libër është dhuratë shumë e çmuar e këtij viti për
fëmijët tanë..Urojmë qe pema e krijueses se re Alisa Buçinca, të kulmoj me
prurje të reja dhe ti dhurojë lexuesve edhe më shumë fruta të ëmbla dhe kokrra të
shëndosha të cilat padyshim fëmijëve tanë u nevojitën sot nesër dhe gjithëmonë.
Autorës suksese !
Qershor 2023