Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Robert Shuman, romantiku shpirttrazuar
E enjte, 08.06.2023, 06:50 PM
SOT NE DITELINDJEN E KOMPOZITORIT
Robert
Shuman, romantiku shpirttrazuar
Nga
Albert Vataj
"E
gjithë jeta ime ka qenë një rrëmujë e vërtetë, në fillim mes poezisë dhe
prozës, ndërsa tani mes muzikës dhe drejtësisë", kësisoj i shkruan së
ëmës, Robert Shuman, e cila në ngasjen për muzikën, ngulmoi më fort që i biri
të ishte një muzikant, ndryshe nga dëshirimet e të atit, August Schumann, i
cili ishte një shkrimtar i dëgjuar, gëzonte një emër të vlerësuar si përkthyes
dhe zotëronte një bibliotekë të pasur.
Nëpër
këtë shteg mëdyshjesh dhe hutimi, rrëmuje dhe vërshimesh, u ngiz Robert Shuman,
kompozitori romantik gjerman, ndër më të njohurit e shekullit të XIX, i cili u
lind më 8 qershor të 1810.
"Brezat
e ardhshëm do ta quajnë shekullin e XIX-të "periudhë të Shumanit".
Kështu mendonte Pjotër Çaikovskij, njëri nga adhuruesit më të flaktë të
romantikut të shquar gjerman, Robert Shuman.
Nistorja e një gjeniu
Në
fëmijëri Robert Shuman ëndërroi një karierë si pianist virtuoz dhe për këtë
filloi studimet për piano me Friedrich Ëieck. Por një dëmtim në dorë, i shuan
mizorisht shpresat e Shumanit, pianist. Së këndejmi ai hedh vështrimin drejt
kompozimit, duke u lidhur përgjithmonë me muzika, duke dëshmuar kështu afrinë e
tij me ëmën dhë ëndrrën e saj për rrugëtimin e të birit në Odisenë e muzikës.
Kur
ai ishte vetëm 7 vjeç, hodhi për spariherë kumtin në pentagram, duke shënjuar
hapin fillimor në rrugën e gjatë të amshimit. Vitet dhe mosha në të rendur do
të rrëmbenin krejt këtë shpirt ëndjesh për muzikën, për t’u dhënë i gjithi
këtij arti magjik, këtij atributi hyjnor të njeriut. Admirimi për Bethoven,
Shubert, Mendehlson e ngulën më thellë gjurmën e Shumanit në rrugëtimin drejt
famës. Në fillimet e veta Shuman bënte vetëm kompozime për piano dhe te e vona
filloi të realizonte kompozime për orkestra, kore, etj.
Galerina muzikore dhe
kompozicionale
Opusi
krijues i këtij kompozitori është i begatshëm dhe i përbërë nga veprat për
piano, këngë solo, simfoni, koncerte deri tek ato të mëdha skenike opera. Një
ndër format e reja e shfaqur në epokën e romantizmit janë miniaturat pianistike
në të cilat ky kompozitor shpreh natyrën e tij romantike, fantazinë e tij
personale. Këto vepra Shumani i ka të përmbledhura në cikle e të mbështetura në
program, të njohura janë: “Karnavali”, “Fluturat”, “Skena fëmijësh” dhe “Albumi
për rininë”. Vepra tjera pianistike të njohura janë “Pjesët fantastike” dhe “
Etydet simfonike” dhe temë me variacione “Krajsleriana”. Ai gjithashtu kompozoi
kuartete për piano, fantazi për klarinetë e piano, trio për piano, sonata për
piano e violinë etj. Kompozitori paraqet zhvillimin e tyre duke përdorur
kontrastet më të thjeshta e deri tek momentet dramatike. Shumani gjithashtu
njihet si një ndër kompozitorët e këngëve solo. Ka kompozuar rreth 130 këngë
solo dhe janë të njohura ciklet “ Dashuria dhe jeta e gruas” dhe “ Dashuria e
poetit”. Ka kompozuar 4 simfoni ( B dur, C dur, Es dur dhe d mol) të cilat
përmbajnë tiparet tipike të Romantizmit dhe më e njohura është simfonia e 3-të
e tij në Es- dur (Simfonia e Rajnës). Vepra të tjera të njohura të këtij
kompozitori janë edhe ato Vokalo-instrumentale “Manfred” dhe “ Tablo nga
Fausti”. Muzika e këtij kompozitori paraqet rëndësi të madhe edhe për popullin
gjerman, por edhe për mbarë Evropën.
Dashuri si tjetër yshtje
Shuman
ka patur një marrëdhënie pasiononte me bashkëshorten, e cila nuk ishte vetëm
një kuratore e epsheve por dhe një ortake e zellshme, një “ëmë” e dëshirimeve
të tij për muzikën. Në vitin 1840, pas shumë diskutimesh me profesorin e tij të
parë të pianos, Friedrich Ëieck, Shumani u martua me vajzën e tij Clara Ëieck,
e cila ishte gjithashtu e pasionuar pas kompozimit dhe muzikës. Ajo pati një
karrierë shumë të suksesshme, ndërsa interpretoi dendur pjesë të kompozuara nga
bashkëshorti i saj. I dashuruar pas Clarës ai gjente dhe frymëzimin për të
shkruar mjaft kompozime, të cilat ia dedikonte asaj. Dhe për këtë ka një
shpjegim, pasi deri në vitin 1840, Shumani ka shkruar vetëm pjesë për piano, por
vetëm në atë vit ai arriti të realizonte plot 168 kompozime, jo vetëm për
piano, por dhe për orkestra e kore.
Lëkundjet psikoke dhe
tentativa për vetëvrasje
Lëkundjet
e psikike, degëzim i cili mbase ushqehej nga rrënjët e një fëmijërie të
rrëmujshme dhe mëdyshëse, morën frerët e jetës së kompozitorit të madh.
Megjithë aktivitetet koncertale, Shumani mbetet personi më i paintegruar.
Shenjat e depresioneve dhe të manive te Robert Shuman tani u bënë gjithnjë e më
të shpeshta. Ai rrinte gjithë natën zgjuar dhe ankohej se në kokë i buçisnin
pjesë të tëra orkestrale. Megjithatë, në katër vjetët e tij në Dyseldorf ai
mundi të shkruante një të tretën e gjithë veprës së tij: midis të tjerash,
Koncertin sot të famshëm në botë për Violonçel, Koncertin për Violinë, Meshën
op.47 dhe "Rekuiem"-in.
Një
ndërkohe, Johannes Brahms viziton Shumanin në Dyseldorf. Roberti entuziazmohet
nga pianisti dhe kompozitori i ri dhe i shtron atij rrugën për karrierën
muzikore. Një rreze drite, kësisoj u orvat t’i kthente ekuilibrin psikik këtij,
por pa mundur ta paqtojë këtë shpirt të trazuar.
Shumani
kalon gjithnjë e më tepër në një gjendje problemesh mendore. Më 27 shkurt 1854,
në një moment kur nuk e pa njeri, doli nga shtëpia për t’i bindur një demoni që
e tundonte së brendshmi. Është e Hëna e Karnavaleve, kur të gjithë Rajoni i
Rinit feston, askujt nuk i bie në sy burri, i cili ecën drejt Rinit, ngjitet
mbi kangjella dhe hidhet në lumë. Kjo tentativë i shkon huq kompozitorit, i
cili megjithatë i dorëzohet vdekjes dy vite më vonë, ndërsa trajtohej në një
spital në Bon. Ky ishte Robert Shuman, romantiku shpirttrazuar.