Mendime
Florim Zeqa: N'Mitrovicë rrehi teli, Kangjallozin nuk e preu Neferi!
E merkure, 07.06.2023, 06:40 PM
N'Mitrovicë rrehi teli, Kangjallozin nuk e preu Neferi!
Shkruan:
Florim Zeqa
Gjëja më e lehtë për ta kthyer vëmendjen e
mediave e një gazetari apo analisti, është pozicionimi në krahun e pushtetarëve
apo e kundërta, duke kritikuar opozitarët. Mjafton një shprehje banale apo
sharje primitive ndaj një krahu të caktuar politik për të nxitur reagimin e
qytetarëve.
Kthimi i “Neferit”
duarbosh nga veriu
Asnjëherë
nuk e kam pëlqyer dhe as preferuar një qasje të tillë. Me qindra herë i kam
pushtuar ballinat e gazetave të shkruara duke e thënë të vërtetën lakuriqe
ashtu siq është e jo e asnjëherë të kamufluar me të pavërteta.
Thënja
e të vërtetës nga një gazetarë apo analist në kohën kur gënjeshtra dhe
mashtrimi janë bërë standard i jetës, për të mos thënë vepër heroike, është e
vështirë dhe tepër sfiduese, për arsye se menjëherë të vërsulen me sharje,
fyerje dhe kërcënime militantët dhe sekserët partiakë si nga ana e pushtetit
ashtu dhe opozitës.
Nuk
është hera e parë që shkojmë në veri dhe tërhiqemi! Pas çdo tërheqje nga veriu
e kemi pësuar nga një humbje të radhës. Mirëpo kjo e fundit siq duket do të
jetë më e rënda në këto 24 vjetët e fundit.
Shumë
mbështetës të pushtetit besuan fuqishëm se Albin Kurti do ta çlirojë veriun dhe
do ta bashkojë Mitrovicën, mirëpo edhe kësaj radhe, “N'Mitrovicë na rrehi teli
por Kangjallozin nuk e preu Neferi” dhe Mitrovica bashkë me veriun mbeten të
ndara dhe të kontrolluara nga Serbia!
“Neferi”
(Albin Kurti) sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe po na u kthehet
duarthatë me kokën ulur para “Kangjallozit” të Miskovit!
Mbrojtja e maçokut nga
sulmi i miut
Jam
i vetëdijshëm se edhe pas këtij shkrimi do të përballem me kritika të ashpra,
ndoshta edhe me ofendime e këcënime pse nuk i thura lavde “Neferit”. Nuk i
thura lavde sepse kryeministri ynë u dorëzua në momentin që pranoj për të
shkuar në zgjedhje të reja duke shkelur mbi kryetarët e rinj të sapozgjedhur.
Jo
vetëm unë, të gjithë u zhgënjyen me veprimet avantureske të kryeminsitrit tonë,
i cili na i përkeqësoi marrëdhënjet të gjithë miqtë pa përjashtim duke ua
rrezikuar jetën policëve dhe gazetarëve, por jo vetëm atyre, e rrezikoj edhe
jetën e ushtarëve të KFOR-it.
Barrikadimi
dhe mbrojtja e ushtarëve të KFOR-it me rrethoja të hekurta dhe tela me gjëmba
nga një grusht serbësh në veri, sa e dhimbshme është po aq edhe qesharake.
Kjo
situate i ngjet "mbrojtjes së maçokut nga sulmi i miut”!
Kjo
situatë paradoksale është shkaktuar nga dy faktorë; nga veprimet avantureske
dhe të pa koordinuara të kryeministrit Kurti në njërën anë dhe të veprimeve
destabilizuese të Serbisë së Vuçiçit në anën tjetër.
Gjunjëzimi
i KFOR-it apo Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, forcës së
sigurisë së shtetit tonë nga serbët lokal në veri, na ka vënë në lajthitje të
gjithëve. Mund të ketë progres, paqe dhe stabilitet të shkurtër politik, por jo
zgjidhje dhe siguri afatgjate në Kosovë derisa bashkësia ndërkombëtare mos ta
ndëshkojë “Kangjallozin” para “Neferit”.
https://www.youtube.com/watch?v=-9lAaid-7kQ
Florim Zeqa,
06.06.2023