Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Rrospia
E hene, 05.06.2023, 06:53 PM
RROSPIA
NGA
KALOSH ?ELIKU
Kurvave gra, u ka
hije të shkërdhehen përqejfi në “Shtëpinë Publike” me burra të gjitha kombeve
dhe feve, por jo edhe rrospive meshkuj të dalldisur dhe arratisur nëpër parti
politike, në Shtetin e “përbashkët” me “Open Ballkan”, dhe “Bashkimin
Evropian”. Nuk bëhet “Open Ballkan”, dhe “Bashkim Evropian” me Rrospi Meshkuj.
Rrospi politike, që në emër të popullit shqiptar, luftojnë për pushtet, pasuri
personale, dhe partiake. Rrospi, që shqiptarët e bënë shtet demokratik, dhe e
shtinë në Evropë.
Përçudi, të gjitha
luftërat në Ballkan, i kanë nisur Rrospitë Meshkuj, edhe atë: përshkak të grave
besnike. Ditëve të fundit, edhe me “fitoren” e zgjedhjeve vendore në Shqipëri,
dhe protestave të dhunshme me Asociacionin e serbëve në Mitrovicën e Veriut.
Shkaku, se: ende vazhdojnë betejat e përgjakshme politike - partiake.
Fundekrye, serbe me Dashnorin historik të “vëllazërim - bashkimit”, “vëllain” e
Njerkës. Kurvërinë e tyre, gjatë sistemit komunist, dhe Sot: fatkeqësisht,
Neokomunist?! Beteja erotike, para kamerave televizive, në Facebook, dhe
Instagram në emër të grave shqiptare, duke përcjellë mesazhe “dashurie”?!
Sidoqoftë, edhe në
këto zgjedhje vendore 2023 në Shqipëri, Edi Rama doli “fitimtar”. Edhe, pse:
mua si parashikues i Ditës Nesërme, më duket dhe e parashoh si politikan i
dalldisur pas grave si Don Kishoti pas Dylqinesë të Tobozës. Politikan, i cili
edhe, pas zgjedhjeve vendore e vazhdon fushatën paszgjedhore para kamerave
televizive me përdredhjet politike, se: “fitoren” ia sollën gratë shqiptare?!
Aspak, nuk është e
vërtetë. Ia sollën burrat shqiptarë. Edhe, ato: Don Kishoti shqiptar i Tiranës
me “revolucionet paqësore” në Sheshin “Skënderbeu”, nateditë para kamerave
televizive, Facebook, Instagram e portale elektronike për t’u rikthyer në
pushtet si “nongrata”. Dhe, Sanço Pança shqiptar me dy mbiemra në politikë,
duke bërë me të dyja duart shqiponjën dykrenare para kamerave televizive, hipur
mbi gomar. Shqiptarët, nuk kishin rrugë tjetër politike. Votën, ia dhanë Edi
Ramës. Fenomen i çuditshëm te populli shqiptar: “për inatë të vjerrës, fjeta me
mullisin”. Thënje, e popullit shqiptar. E, harrojnë Rrospitë Meshkuj, se:
historikisht, shqiptarët për gra e kanë vra edhe vëllai - vëllain.
Nuk e vras
mendjen, se ato gra shqiptare historike: Teutat Ilire, Marigonat, Shotë Galicat
e Kosovës. Ose, Sulltanë Qafat e Kërçovës me gërshërë të dhenëve, ia sollën
“fitoren” në pushtet edhe një mandat. Qëllimin, e kam krejtë në tjetër vend me
këtë shkrim publicistik: fenomenin e çuditshëm politik shqiptar?! Pse,
politikanët tanë shqiptarë, nuk janë parashikuesë origjinal, por plagjiatorë në
politikë për Ditën e Nesërme?! Këmbekrye, edhe sot plagjiatorë të politikanëve
botërorë, që i njeh edhe historia. Vërtetë, shumë politikanë botërorë e kanë
fituar pushtetin me luftë, falë grave të tyre besnike, por nuk e besoj, se:
pushtetin e “fitoi” Edi Rama falë grave shqiptare?! Edhe, pse ai ende vazhdon
para kamerave televizive me atë dalldisjen e tij “artistike” të perdredhjeve
politike, se: zgjedhjet vendore (2023) i “fitoi” me votat e grave shqiptare,
dhe jo të burrave?! Thirrje, e çuditshme e një politikani evropian, që i
porositë gratë shqiptare: “mos i dëgjoni burrat shqiptarë”?!
Edhe, pse: Edi
Rama, vite më parë para se të hipi në pushtet, doli nudo në plazhë me “selfije”
në Facebook dhe Instagram, erdhi në politikën shqiptare. Don Kishoti shqiptar i
Tiranës, pa vetëdije i shpërndau ato fotografi në mjetet e informacionit, dhe
rrjetet sociale si “armë” probagandistike. E fitoi pushtetin, deri më Sot: me
përsëritjen e mandateve, ndoshta falë grave besnike?! Dhe, e humbi “famën”
artistike si piktor. Artin e të bërit politikë madhore shqiptare. Padashtas, u
hudhë në një veprimtari tjetër “artistike” - politike. Fat ka, që si
kundërshtar politik për pushtet, e ka një Don Kishot shqiptar “nongrata”, që
lufton me mullinjtë e erës për Dylqinenë e Tiranës, krah për krahu me Sanço
Pançon mbi gomar. Inspiron mua si shkrimtar shqiptar ta fus personazh në
shkrimet e mia publicistike dhe libra. Dorën, në zemër: edhe, po ia shoh hajrin
jo në politikë, por në letërsi. Faleminderit. Prandaj, edhe: ende, Edi Rama
vazhdon t’i “fitojë” zgjedhjet vendore, dhe parlamentare pa kulacione, vetëm me
një parti Neokomuniste. Përndryshe, po të kishte kundërshtarë politik të
vërtetë në zgjedhjet vendore dhe parlamentare, do të përfundonte si kalorës i arratisur
në opozitë. Ose, në Bibliotekë.
Duartrokitje, për
“fitoren” e Edi Ramës në këto zgjedhje vendore! Edhe, nga unë si shkrimtar me
ndihmën e grave besnike nga “Parku i Grave”. “Fitoren” e tij partiake politike.
Edhe, pse: Ai, nuk ka nevojë për votën dhe duartrokitjen time në këtë shkrim
publicistik për Ditën e Nesërme. Duartrokitje, ka me mijëra nga gratë besnike
shqiptare, dhe burrat politik shqiptarë. Emisione televizive, “selfije” në
Facebook, dhe Instagram. Portaleve elektronike. Edhe, përkrahjen e
Ndërkombëtarëve.
Edi Rama rroku
“armën” luftarake të Ditës Sotshme, dhe të Nesërme për të qenë ende në pushtet
si Kryeministër. Shtetin, që investon dhe bënë propagandë politike me këngë dhe
valle, duke përdredhur bythët para kamerave televizive, dhe aktivitete
kulturore partiake, por ende nuk e ka një Lidhje të Shrkimtarëve Shqiptarë, siç
e kishte me shtëpi të veten në sistemin komunist. E rrënoi godinën e Teatrit
Shqiptar. Sot, e mbylli me vendim të Këshillit të ministrave, jo albanologë, edhe: Akademinë
e Studimeve Albanologjike, që nuk e mbylli diktatori Enver Hoxha?! Themelet, e
popullit shqiptar.
Edhe, burri botës
me brekushe turke, e kërpesh laraman neokomunist përqafe para kamerave
televizive, më thotë mua si shkrimtar: pi çaj rusi “hallall”, kafe turke! Jo, i
përgjigjem, unë permes këtij shkrimi publicistik: do të pij raki rrushi
“hallall”! Dhe, Dy shtama me verë Laydi Di, te “Parku i Grave”, nën Rrap në
Shkup! Kryeqytetin Shqiptar. Zemërohet Brekushja, pasi nuk e dua “haramin”
(çajin e rusit), Erdoganin dhe Vuçiçin, por e dua ”hallallin” (rakinë e
rrushit)! Dhe, si shkrimtar, dalë matanë “Urës Gurit”, te ”Parku i Grave”!
Edhe, i bërtas Qiellit: Faleminderit Natyrë për Gratë e mia besnike. E vetmja
“Zonë e lirë” për shkrimtarët! Që, më ka mbetur mua si poet, dhe publistikë
letrare, është: “Parku i Grave”.
Edi Rama, siç
duket në politikë: eshtë, frymëzuar nga jeta e bujshme e Hitlerit!? Që, për
grua pati Eva Braun deri në vdekje. Mos, e them: ndoshta, edhe nga ajo
komuniste e Enver Hoxhës, dhe Neokomuniste e Don Kishotit Shqiptar (nongrata),
krah për krahu me Sanço Pançon Shqiptar, hipur mbi gomar. Ose, nga
“revolucionet” e kundërshtarit partiak, Don Kishotit të Tiranës. Kutadi, ndodhë
edhe nga librat publicistik. Libra të “rrezikshëm”. Gabim, historik. E kam
thënë moti në shkrimet e mia dhe libra publicistik, kur mu ndërsyen me komente
këlyshët e tij me zgjebe pas shpine. Në politikë, nuk ka sinqeritet, e as besë.
Përveçse: Vrasje, vjedhje, hajdutëri, korrupsion, dhe luftë për pushtet. Vetë,
Napoleon Bonaparta e ka pasur si grua besnike pas vetes Zhozefinën. Azem Bejta,
Shotë Galicën. Cilën grua besnike, Sot: e ka pas vetes për pushtet, Edi Rama?!
Nuk e di. Asnjërën. Përveçse, Gruas Dytë.
Bonaparta, e ka
pasur pas vetes Zhozefinën. Dhe, Gruan e dytë Marie Louise të Austrisë. Nuk e di
cilën Grua tjetër besnike pas vetes e ka Edi Rama, përveç Gruas dytë?! E dëgjoj
një zë jerm përgjumshëm: Serbinë. Nuk, e besoj Ditën e Sotshme?! Them,
vetëmevete: Politikën antijugosllave të Enver Hoxhës?! Burrit, që pas vetes e
pati Nexhmije Hoxhën. Grua, të cilën “demokracia” e rrasi në burg, shkaku se: i
kishte harxhuar paratë e shtetit shqiptar për kefe me miqtë politikanë?! Gra, e
burra t’i ketë bashkë në pushtet. Ide, që fatkeqësisht, nuk funksionoi në kohën
e Djeshme dhe të Sotshme shqiptare. Kryeministri, që përkrahu, ende e ka Gruan e dytë. Ose, librat publicistik të
shkrimtarit “problematik” në shtetin e ”përbashkët”, “ Open Ballkan”. Ose,
“Bashkimin Evropian”. Apo, ngjarjet e fundit në Mitrovicën e Veriut (2023) në
prag të Luftës Tretë Botërore?! Përtej, parashikimeve të Hitlerit. Librit, me
poezi erotike, pa brekë: Burri Grave (2021), për Ditën e Nesërme.
I cili, mua me masa të ashpra Qeveritare më rrasi në Karantinë: “armiku i
padukshëm” Koronavirusi, dhe Pandemia politike, edhe më dha virus partiak
shqiptar. Zemërohem, mirë them: Po, Shqipëria, nuk është Grua kurvë, as Kosova,
që mund ta lësh kur të teket për një post partiak në qeveri, dhe marrësh një tjetër
grua në shtëpi?!
Politikë, mund të
bësh me gratë besnike, por jo: edhe, me burrat shqiptar...