| E merkure, 24.05.2023, 07:00 PM |
HALLDUPI I SHKUPIT
NGA
KALOSH ?ELIKU
Ehu, Xha Derallë!
Humorist, dhe satirist i madh shqiptar, që me anegdotat dhe satirat e tua e
tejkalove edhe Nastardin Hoxhën. Përderisa, Nastridin Hoxha ishte krijuar
nga populli, ti ishe autori i vërtetë i
krijimeve tua artistike, dhe jetove me popullin shqiptar, duke i shartuar te
“Jasakët e Tikeve”, dardhat gorrice me sharrë në krah të shpërthejnë si dardha
“turke”. Ti, i shetite asaj kohe rretherrotull nëpër Katund xhandarët e serbit
gjithë natën. Dhe, pak para agimit i
dërgove te Plaku i Katundit.
Xhandarët e
serbit, pasi kishin hyrë në shtëpi të habitur, i kishin thënë Plakut të
Katundit: Epo, shumë i madh kishte qenë ky Katundi juaj, o Plak me disa xhami?!
Gjithë natën kemi ecur këmbë pranë xhamive përderisa arritëm te shtëpia yte, si
Plak Katundi. Plaku i Katundit, i pyeti: E kush u solli deri te unë? Një plak
me mjekër të bardhë. Plaku i Katundit, mezi e mbajti përmbrenda buzëqeshjen
para xhandarëve të serbit, përshkak, se: ai kishte qenë Xha Deralla.
Ditën e Sotshme,
xhandarët e serbit nuk vijnë më në Katundin e Xha Derallës, po halldupët e
turkut nga Shkupi historik shqiptar, shkojnë në Turqi për të marrë mirënjohje
nga Erdogani si “politikanë” të arratisur mes “Bit-Pazari”. Edhe, atë: popullit
shqiptarë i japin Besë?! E, ku ka Besë në Politikë?! Gjatë një “bashkëpunimi”
politik me Erdoganin me qëllim për turqizimin e Shkupit Historik Shqiptar.
Edhe, në Ditën e Sotshme t’ia shesin Rumelinë për së treti herë Turqisë, vetëm
për një post politik partiak.
Mbreti gjatë
pushtimit shekullor, ia shiti Rumelinë shtatë xhemi me alltan Rusisë, ti o
burrë si kantautor iu përgjigje ngjarjes historike: e përjetësove me një këngë
me çifteli:
Rrafi teli në atë Misirli,
Na u shit kjo Rumeli,
Na e ka ble çaj Moskovi zi,
Na e ka ble, aman-aman,
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan…
Sot, halldupët e
Shkupit “muslimanë”, që asaj kohe si “turq me Din e Iman”, ikën nga Kosova për
të shkuar në Turqi. Dhe, pas prishjes të dy marrëveshjeve politike mes Serbisë
dhe Turqisë për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë, mbetën në Shkup si “turq
ehamdurila”, ende me trutë dhe këmbët në legen.
E shesin Rumelinë
(Kosovën) për së treti herë te Moskovi Zi...