| E hene, 08.05.2023, 06:44 PM |
NJË JETË NË DREJTIM DHE KRIJIMTARI
NË
KUJTIM TË VEPRËS SË SHKRIMTARIT LEZHJAN GJERGJ SHYTI
NGA
FRAN GJOKA
Mësuesin,
drejtuesin dhe krijuesin e mirënjohur
nga Lezha, Gjergj Shyti e kam njohur qe
në rininë e hershme, kur të dy së bashku
vazhdonim mësimet në bangat e shkollës së Mesme “Shejnaze Juka” në qytetin e
Shkodrës. Ka lindur në fshatin Markatomaj në vitin 1950. Pas përfundimit të
studimeve, nëfillim në shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” në qytetin
e Shkodrës, pastaj diplomimit në
Fakultetit të gjuhës dhe Letersisë shqipe, Gjergji filloi pune për pak kohë në
profesionin e bukur të mësuesit, por pak
kohë punoi në këtë profesion, pasi në
personalitetin e tij pati lindur një cilësi e re shoqërore, puna drejtuese, punë qe nuk iu nda për vite të tëra, derisa doli në pension.Emri i tij është bërë
tashmë i njohur në rrethin e Lezhës dhe më gjërë, si drejtues me vizion të gjërë, si specialist me përvojë dhe mbi të gjitha si
njeri. Drejtyuesi i mirënjohur Gjergj Shyti ishte shembulli më i shkëlqyer, i njeriut të formuar me personalitet dhe
kulturë njerëzore. Janë pikërisht këto cilësi tepër të vyera që me nxitën të
hedh në letër dhe të botoj këto radhë për jetën, punën dhe veprën e këtij njeriu me shumë vlera
në fushën e arsimit, drejtimit dhe
krijimit.
E
kam njohur personalisht dhe kam shkëmbyer mjaft mendime dhe ide me drejtuesin
dhe krijuesin Gjergj Shyti në kohë dhe situate të ndryshme dhe kurdoherë
mendimiet e tij kanë qenë me mjaft interes shoqërorë. Të jetosh dhe punosh për
një kohë të gjatë përkrah një njeriu me një personalitet e tillë siç ishte
Gjergji, është sa e lehtë edhe aq e
vështirë. Ështe e lehtë, sepse sipas
kujtimeve qe kam ruajtur për personalitetin e tij, është njeri me vlera të padiskutueshme, me kulture dhe vizion perendimorë, tepër i përgatitur, i aftë për punë drejtuese, njeri emocional, i dhembshur, me vizion të gjërë për jetën, familjen dhe shoqërinë. Ishte e vështirë sepse
poeti dhe shkrimtari Shyti kishte lindur i talentuar, ai donte të punonte, megjithse në kushte të vështira, në momente të tilla kur vështirësitë e kohës
nuk e favorizonin, i ndizej më shumë
dëshira dhe pasioni për të ushtruar profesionin e krijuesit.
Kujtimet,
mbresat dhe përshkrimet për punën, veprimtarinë krijuese dhe jetën e tij, të rrëmbejnë.Janë aq interesante dhe të
thjeshta, saqë edhe lexuesi më i
zakonshëm përjeton me emocion problemet dhe vështirësitë, hidhërimet dhe gëzimet qe pati kaluar ai, prandaj edhe jeton me shqetësimet e tij në çdo
moment.Ka ngjarje të bukura mbreslënëse në jetën dhe veprimtarinë krijuese të
një krijuesi, ka ndodhi të gëzueshme dhe
të hidhura që të zgjojnë kujtime të zymta për të kaluarën, por edhe mbresëlënëse për të tashmen, të cilat shkrimtari ynë, në shumë raste i ka pasqyruat në veprat e tij,
të cilat lexuesi tashmë i ka në dorë. Në
shumë raste, përmes kujtimeve të shokëve
dhe kolegëve të tij, lartësohet figura e
drejtuesit dhe krijuesit Gjergj Shyti, këtij njeriu me vlera të mëdha, punën dhe veprimtarinë e të cilit e kujtojnë
me aq dashuri njerzit e thjeshtë, shokët,
miqtë dhe njerzit e tij të dashur.Kështu,
mes shokësh, sot jo rrallë përshkuajm plot emocion dhe
ndjenjë momentet më të bukura të jetës, veprimtarisë, punës plot përkushtim të drejtuesit të
apasionuar të Bibliotekës së Lezhës, ku
iu përkushtua krejtësisht punës së bukur me librin, jo vetëm për të gjallëruar jetën kulturore, por edhe atë krijuese. Pikërisht në këtë
periudhë lindën edhe veprat e tij aq të bukura dhe me vlera shoqërore si “Pengu
i një stine” – poezi 2009, “Tregime të
kohëve të para” – tregime 2011, “Kur
pata ardhë në jetë” – tregime 2012, “Fundi një gojëdhane” – roman 2014, nderkaq autori ka në process edhe veprat
“Tingëllimë e largët” – poezi dhe “I fundmi i prijësve të Kelmendit” –
monografi. Është i justifikueshëm emocioni me të cilin kolegët dhe shokët e tij
përshkruajn sot njohjen dhe punën plot pasion dhe përkushtim me krijuesin
Gjergj Shyti, këtë figurë të njohur të
fushës së letrave në rrethin e Lezhës, i
cili i dha një hov të paparë traditës krijuese në këtë trevë me tradita ku
paten punuar dhe jetuar shkrimtarë dhe poetë të njohur si Ndoc Gjetja, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Agim Isaku, Shpresa Kapisyzi etj. Poeti dhe krijuesi Gjergj
Shyti u dallua për praktikimin e metodave të reja në fushën e tregimit dhe
ndërthurjen e subjekteve reale me ato historike, krijimin e një poezie sa tingëlluese, aq edhe narrative dhe me vlera
artistike.Kështu u forcua respekti për këtë njeri me vlera, pasi ishte njeri me veti të rralla, fjalëpakë, i shkathët, i prerë, me vision të qartë për të ardhmen e këto synonte t’i transmetonte edhe tek kolegët dhe
shokët e tij.Poezia ishte në qenien e tij, në shpirtin e tij, prandaj shpertheu me vëllimin poetic “Pengu i
një stine”. Poezitë e këtij vëllimi të tërheëin, të futin në mendime, të
“detyrojnë” që t’i përsëritësh dhe t’i besosh edhe përmendsh.Nuk nisemi thjesht
nga mendimi se duhet të shfaqin disa fjalë vlerësuese dhe të mira për poezitë e
një vëllimit, që gjithsesi duhet përshëndetur ngrohtësisht, por se në to shohim
zjarr, të cilin, lexuesit, e sidomos ne që merremi me punën me letrat
publicistike dhe artistike, kemi pasionin dhe dëshirën t’i frymë këtij zjarri
krijues, që ai, edhe në ardhmen poetike të Gjergj Shytit, të shndërrohet në
zjarr edhe më të madh e më të shnfritshëm, prandaj, dhe na buron mirësia dhe
dëshira të thërrasim për bukurinë dhe freskinë e poezive, prandaj edhe duam e
dëshirojmë që ato të rriten gjithnjë të bukura, me shtat të drejtë, me lëngë
jetësore dhe gjithë gjallëri, me gjelbërim e hijeshi dhe të përhapin
vazhdimisht freski dhe aromë të mirë te lexuesi, ta vënë atë në mendime për
jetën, t’i japin atij mesazhe për të ardhmen.Mbase, më shumë se, në të gjitha
gjinitë e artit, poezia nuk komentohet, nuk rrëfehet, nuk tregohet si një
episod apo përrallë, por ajo ndjehet, ajo gjallëron brenda shpirtin dhe zemrës
së lexuesit, ajo të shkakton drithërima dhe mes vargjeve të saj, e sheh jetën
disi ndryshe nga qe ke parë e ke menduar, sheh këndvështrime dhe anë të panjohura
e të bukura të jetës.Dhe, kur ndjenjat e poetit harmonizohen me ndjenjat e
lexuesit, atëherë lexuesi përulet me nderim përpara bukurisë së artit.Poezitë e
këtij vëllimi kanë burim zemrën e poetit, ai ka shprehur në vargje ndjenjat
poetike në momente të caktuara meditimi e krijimi, prandaj dhe ato janë
tërheqëse, prandaj dhe mjaft prej tyre të krjiojnë ndjesinë e peisazheve të
freskëta dhe mbresëlënëse, aq sa ndonjëherë të duket sikur je përpara një piktori që po hedh me vrull e me një
frymë ngjyrat e jetës, ngjyrat e natyrësë, kaltërsinë e qiellit, blunë e detit,
valëzimet e lumit dhe këngën e tij melodike, erën e fresët të pranverës dhe të
vjeshtës, këngët e zogjve, pasqyrimine
diellit, rrezatimin e ngrohtë të hënës, dhe hark ylberet e stinëve e që
të gjitha këto bashkohen me bukurine e shpirtit njerëzor.Këto mbresa i ndjen në
poezitë e librit, por i ndjen edhe tek poezitë fabula që teksa fshikullojnë
vese dhe dukuri të shëmtuara të jetës njerëzore, japin mesazhe të forta dhe
zënë vend mjaft natyrshëm në këtë libër.I ndjen natyrshëm penelatat plot
frymëzim tek poezia “Peisazh vjeshte”: “Fantazi vjeshta ime, /Në prehrin tënd u
derdha, /Ti kam përjetuar dridhjet, /Peisazhet gjethe e verdha. Apo, tek poezia
“Lulet e verdha”, ku spikat shpirti i bardhë i poetit, i pastër si drita që do
të mirën dhe të bukurën, që gëzon si fëmijë, entuziazmohet dhe përkulet me
nderim përballë bukurisë hyjnore e cila lind përmes vargjeve fare natyrshëm dhe
e vetvetishme, plot harlisje dhe tinguj të hareshëm e vjeshtarak.Poeti e ndjen
se suksesi i një krijimi ka bazë sinqeritetit e të shprehurit, deri në
bardhësinë e dëborës, e cila reflekton qartas te vjersha “Kur ti vjen”, e ku
poeti përshkruan këndshëm natyrën e freskët dhe dukuritë e saj me dashurinë
njerëzore duke krijuar një lidhje që e ngazëllen lexuesin sikurse po aq e
ndjere është poezia “Zheg” ku poeti heq paralele artistike mes zogjve dhe
fëmijëve, sepse edhe njeriu, ashtu si gjithë gjallesat e tjera është bir edhe i
natyrës ku ai jeton.Motivi i lidhjeve të natyrës të zogjve dhe luleve, në botën
e fëmijëve përgjithësisht është i njohur në poezi, por merita e Gjergj Shytit
është se, e jep atë nga një këndvështrim disi ndryshe me natyrshmërinë, me
zërin e tij të sinqertë dhe pa teprime, pa bujë e zhurmë por këndshëm dhe me
ndjeshmëri zemre, ajo rrjedh e qetë dhe me ndjenjë, duke pasqyruar ndjeshmërinë
dhe dallgët e shpirtit poetik të poetit.Prandaj dhe: “Zodhtë si për mëri këngën
kanë lënë, /Me sqepat hapur e krahat përpjekur, /Nxitojnë fëmijët në lumë të
Matit me dalë, /Shoqi-shoqin ndjekin me cantat nën sqetull”. Poezitë e vëllimit
rrjedhin varg njëra pas tjetrës si valëzimet e një liqeni kur fryjnë erërat e
prillit, teksa mendimi ynë dëshiron të ndalë edhë një cast frymëmarrjen tek
poezia mjaft e ndjerë “Ndanë një sallgami”, ku poeti në mënyrë mjaft njerëzore shprehet me
dashuri dhe me fjalët e shpirtit për prindërit.Për të gjithë njërëzit, dashuria
për prindërit është dashuri e pazëvendësueshme, një dashuri që njeriu e mban
brenda vetes gjatë gjithë jetës ashtu sic mban guaska një margaritar të rrallë,
të ndritshëm e vezullues.Prandaj dhe, me vargje, poeti u thur atyre një
monument artistik të ndjerë, duke lartësuar vlerat e tyre njerëzore që burojnë
nga thjeshtësia e jetës, duke i bërë jehonë shpirtit të tyre të madh, dashurisë
për jetën, njerëzit dhe natyrës, por edhe largimit të tyre të qetë e të ndjerë,
duke lënë pas vazhdimin e natyrshëm… “Të urtë qenë të dy e kurrë s’u trazuan, /
Të varfër por fisnikë e kaq të heshtur, /Jetën ashtu e ngrysën vanë e shkuan, /Emri
i tyre i mirë fushës është derdhur”. Pas pak kohësh krijon në prozë, duke dalë para lexuesit me vëllimin me tregime
“Kur pata ardhë në jetë”, ku spikatin
tregime të bukura me subjekte interesante. Në këtë vëllim autori përshkruan
jetën e vështirë të fshatarit, sepse me të ai bashkoi rrahjet e zemrës, hovet e
shpirtit dhe frymëzimet djaloshore.Për masën ai krijoi bukur dhe me realizëm, krijoi
duke punuar tokën, duke korrur misrin, krijoi i frymëzuar nga njerëzit e
punës.U dashurua me njerëzit kur ishte fare i vogël, kur ashtu i zbathur
vraponte pas xixëllonjave kënetave të Zejmenit, kur bridhte rrugëve të fshatit.
Takonte e rrinte me të moshuar dhe dëgjonte prej tyre ngjarje dhe legjenda për
burra trima dhe të mençur që dinin t’i dilnin zot fatevë të atdheut.Kjo jetë e
vështirë por e bukur ishin një shkollë e vërtetë, ishte shkolla e jetës plot
ngjarje, biseda praën vatrës në netët e gjata të dimrit.Dhe në pasurinë
shpirtërore të të parëve të tij , të popullit mori nektarin e kulturës
popullore, tregimet, rrëfënjat, ngjarjet, legjendat dhe i gdhendi bukur në
kujtesë për t’i shpalosur artistikisht pas shumë vitesh në këtë libër të
veçantë plot ngjarje jete.Janë këta rrënjë aq të fuqishme sa nuk mund ti ndash
nga trungu i jetës së heronjve që levizin me dinjitet në veprën e tij të
mirënjohurit Gjergj Shyti, një shkrimtar original, një mjeshtër i lëvrimit të
tregimit jashtë kornizave të teorisë sonë letrare, një frymëmarrje gjithnjë
aktuale dhe e freskët.Vepra e tij mbështetet mbi artin e popullit, mbi fjalën e
tij të bukur emocionale dhe tradicionale, ai është arti i ndryshimit dhe i
zhvillimit për autorin, ai plotëson nevojat artistike imediate, emocionale dhe
realiste në jetën tonë.
Mediton
autori Gjergj Shyti, sepse i duket të jetojë me të parët, me ngjarjet, me tokën,
me të gjithë marredhëniet njerëzore , me aventurat, me luftrat.Atëherë edhe
vepra e tij do të ketë frymëmarrjen e kësaj jete.Troket bukur dhe ëmbël në
kujtesë dhe kjo i vjen jo rastësisht, por me të gjithë ëmbëlsinë e saj, me
gjithë sharmin e saj duke ia plotësuar kushtet në detaje.Këtë aromë jetë, këtë
frymëmarrje, lexuesi e ndjen sapo shfleton faqet e para të kësaj vepre
tërheqëse dhe të vlerësuar.Në këto copëza tregimesh ka pasqyrë jete, shpesh i
trishtë, ku të befason gjerësia e shtrirjes së jetës, tablotë e zymta, por plot
ngjyra që të shpalosin dukshëm një realitet të ashpër, epik dhe tronditës në
shtrirje kohore.Autori i koncepton tregimet e tij si një enciklopedi të jetës
dhe realitetit shqiptar të atyre viteve.Prandaj përmes rrëfimit artistik ai
pasqyron dhjetra episode, përshkrime jetësore të cilat i japin veprës një
frymëmarrje të gjërë artistike, ndjeshmëri dhe qëndrueshmëri, vlera të reja dhe
forcë të veçantë shprehëse.
Tematika
e tregimeve është e gjërë dhe interesante, sepse autori kërkon atë të vërtetë
që është e vështirë ta shkruash apo ta besosh, megjithatë lexuesi e përjeton
bukur subjektin, ngjarjen, personazhin apo ambientin ku zhvillohet ngjarja.Kjo
ndodh sepse në vepër ka lëvizje, ka gjallëri e kjo lëvizje jepet përmes
lëvizjes së realitetit dhe ndryshimeve që pësojnë personazhet e tij.Duke
krijuar tablonë e zymtë të jetës së dikurshme të fshatarit prozatori Gjergj
Shyti ka arritur të transmetojë artstikisht filozofinë e ecjes përpara, atë
filozofi që sheh tek njeriu forcën e vërtetë krijuese dhe të zhvillimit
shoqëror.Nisur nga kjo pikëpamje vëllimi “Kur pata ardhë në jetë” i shkrimtarit
Gjergj Shyti përçon në një farë mënyre përvojën jetësore të autorit, por
domosdoshmërisht ndjen edhe nevojën për tua transmetuar brezave këtë përvojë
thellësisht jetësore.Duhet përmendur këtu dialogu mes Marocës, gruas burrneshë
mirditore dhe Zabitit të mbretit, sidomos thenia lapidare e gruas fisnike kur
togeri e pyet se me kë mbahej krahina e Mirditës.Dhe ajo i përgjigjet: “S’ka
metë puna me pvet një grue se me ka asht njerëzia e këtushme… Po Mirdita më
fort se gjeti po asht me ato hallet e veta të gjithndurshme me dertet e me të
munduemet e veta që i dalin dhe i teprojnë…”. Kështu, autori kërkon t’u
largohet tablove anësore dhe këmbëngul të hyjë në brendësi të shkaqeve dhe
fenomeneve duke synuar të japë realitetin historik.
Gjergj
Shyti, i ndërton tregimet e tij sipas
një vizioni të qartë artistik bazuar në rrëfim ku në çdo detaj të rrëfimit mund
të zbulosh një mendim, një ndjenjë, një qëndrim ndaj realitetit, mund të hapësh
një udhë të re për të konceptuar më mirë të ardhmen, perspektivën, natyrën, njeriun.Prandaj
themi se tregimet e tij janë jetësore, kanë gjallëri, kanë lëvizje.Është kjo
gjallëri, ky veprim i matur i shkrimtarit Gjergj Shyti që ka sjellë edhe
pasqyrimin e thellë e të plotë dhe ideoemocional të jetës dhe fakti që tregimet
e këtij autori lexohen me endje dhe vlerësohen aq shumë është një dëshmi e
rëndësishme e kësaj force krijuese letrare gjithnjë aktive. Disa nga
personazhet e tregimtarit Gjergj Shyti, na duken si personazhe historike, personazhe
legjendash, por në të vërtetë këta personazhe i përkasin realitetit të gjallë, që
autori i ka njohur, ka dëgjuar për burrërinë, trimërinë dhe bëmat e tyre, e
disa prej tyre i përkasin një realiteti të hidhur. Ky përshkrim dhe trajtim
real e bën lexuesin të konkludojë se autori Gjergj Shyti e koncepton artin e të
treguarit si një praktikë shoqërorë dhe njerëzore që ka specifikën e vet dhe
historinë e saj.Ai ka arritur që përmës përshkrimit të japë bukur filozofinë e
lëvizjes, atë filozofi që sheh tek personazhi forcën krijuese të zhvillimit
shoqëror.Në këtë kontekst autori çon përpara përvojën jetësore dhe natyrshëm
ndjen nevojën për t’ua transemetuar brezave këtë përvojë të bukur.kjo arrihet
bukur edhe tek tregimi “Rrugëtimi i fundit i profesor Safetit” kushtuar njeriut
të kulturës, atij që rriti brezat, profesorit të Universitetit të Shkodrës Safet
Hoxha.Këtu, dashuria e autorit për njeriun, për personazhin arrin aq larg, saqë
merr formën e urrejtjes ndaj padrejtësive, ndrydhjes shpirtërore, shtypjes dhe
shfrytëzimit social-klasor në kohët e kaluara.Perdorimi i mjaft shprehjeve
populore dhe legjendave nga autori i japin nje shije te veçante subjektit te
vepres, e afrojne ate me jeten e perditeshme, me ngjarjet e zakonshme.
Shkrimtari
Gjergj Shyti mbetet njeri i vlerave të mëdha, shembull i shkëlqyer i tipareve njerëzore, nga duhet të marrin shembull ideatorët e sotëm
të fushës së letersisë, si dhe shoqëria
njerëzore në ditët e sotme. Gjithsesi i tillë është krijuesi i nderuar Shyti, njeri i nderuar, poet i pasionuar, krijues i shkëlqyer dhe njeri i përkryer.
Përmes kujtimeve synuam të përshkruajm sadopak jetën plot aktivitet të një
njeriu, i cili ka ditë qe ka delë në
pension, por nuk ndjen plakje, .Ai do
jetë perseri mes kolegëve, krijuesëve, shokëve dhe njerëzve të tij të dashur.Njerëz
të tillë lindin për shoqërinë dhe i përkushtohen sasaj për t’i sherbyer me
devotshmëri, prandaj mbeten përgjithmonë
në mendjet dhe zemrat e iexuesit.