Kulturë
Blerim Rrecaj: Troç e truq
E diele, 07.05.2023, 01:47 PM
Blerim Rrecaj
Troç
e truq
Në
mesditë
U
nisa me djalin
Për
në objektin e kulturës
Lënë
në mëshirë të kohës
Si
një gjë e pavlerë
Si
mbeturinë e si rreckë
Mbrenda
objektit dhe një sallë kinemaje
E
pluhurt e ndotur
Që
rënkonte keqardhshëm
Kërkonte
ca monedha
Sikur
një lypsare e vjetër
E
ulur me tabak në tokë
Ku
e lamë e ku na mbeti
Arsimtar
i historisë në fillore
Frazën
që e kishte si moto
Dikur
në klasë kështu Nolin
Para
nesh e citonte
Mua
ku më mbeti
Ah
po
Erdha
me djalin
U
ngjitëm shkallëve
Ta
marrim “Albumin”
E
Fan Nolit
Në
Bibliotekën Komunale
Në
korridor shtojë rreckamane
E
gjelbër prej llastiku
S’ta
mbushin synë dyer e dritare
Kushedi
se sa vjeçare
Ose
mbase edhe i kanë ndërruar
Veç
sa për të thënë e kaluar radhën
Hapëm
derën edhe hyjmë
Muret
blozë të nxira
Që
bën me u dezinfektu
Që
bën me u qëlqeros
Me
u bojatis
Po
për kulturë kush s’e çan kokën
Kultura
mbet në bisht të sorrës
Si
vrimë e fundit e kavallit
Ku
e lamë e ku na mbeti
Ah
po ne brenda paskemi hyrë
Bibliotekisti
i binte kitarës
Nja
dy çifteli në kokërr të shpinës
Shtrirë
në tavolinë
Librat
gatitu nëpër rafte
Që
dorën në zemër s’janë të këqinj
As
librat e as raftet
Bibliotekisti
La
kitarën e pa librezën
Ofroi
librin
Dhe
kërkoi një nënshkrim
I
tha djalit ta kthejë librin
Në
datën e caktuar
Pas
pesëmbëdhjetë ditësh
U
përshëndetëm
Dolëm
morën rrugën e kthimit
U
përshëndetëm me një të njohur
Që
unë e quaj bac
Dikur
për të bërë diçka të mirë
U
patëm bërë bashkë
Që
moti nuk e kam parë
E
ai tash këtu
Në
hyrje të objektit
Që
priste dikënd të një mediumi
Dhe
erdhën për t’ia marrë një deklaratë
Për
ngjarjet e vitit 1987 e më pas
Kur
vlonin tensionet politike të asaj kohe
Pikërisht
te kjo ndërtesë e vjetër
Me
një ballkon
Ku
dikur kërcënonte
Ai
i sëmuri ai kasapi i njerëzve të Ballkanit
Që
ndordhi me kërcënime në gojë
Po
flamuri fitimtar i UÇK-së
Aty
krenar qëndron
Era
e shiu e puthin e përqafojnë
Vazhduam
rrugën e lagur
Shiu
ia filloi sërish
Asfalti
u bë lumë i çartur
Që
doli nga shtrati e përmbysi trotuarin
Diku
në një kat përdhesë
Futëm
kokën për të mos u lagur
Rrebeshi
me vrull vazhdonte
Nuk
na ndihmonte dot kjo çadër transparente
Hyri
një e tash dhe një tjetër
Dhe
shumë shpejt u ngjitën shkallëve
Ne
shfletonim librin që morëm
Në
një titull në një varg
Sytë
e mendjet hodhëm
Matanë
dikënd e lagte shiu
Dikush
me çadër ecte krenar
Ca
të tjerë nën çadra stacioni
Prisnin
autobus e taksi për t’i marrë
Shiu
vozit me ngadalësi
Tash
në të dytën shpejtësi
Edhe
ne këmbët në gaz
E
u ngjitëm shkallëve
Për
të vazhduar për në strehë shtëpie
Rrugës
u ndalëm blemë bukë
Bukë
e libër tash po bartnim
Kalonim
puçilla e këneta
Të
shkaktuara nga ky lumë asfalti
Në
një kthesë duke kaluar
Nga
ligatina pa bretkosa
Pa
dallëndyshe e pa rosa
Ku
pasqyrohej fytyra e një shumëkatesheje
Mezi
kaluam
Në
një vig trotuari
U
kapëm e mezi u mbajtëm
Për
pasqyrën e një veture
Se
çfarë ishe nuk e di
Shkodë
Mercedes
Opel
Corsa
Çkadoqoftë
hedhim hapa
E
vazhduam çorapëlagur
Në
këtë ditë gati fundprilli
Shiu
tash e ndali vrapin
Të
lehtësuar çadrën mbyllëm
Një
lejlek që mbi një vinç fluturonte
Mezi
e kapa pas shkrepjeve që bëra
Dhe
në ecje
Nëpër
mendje
Vërtitej
diç vetëtimthi
Kuturu
e kapërcimthi
Derisa
mbërrinim hap pas hapi në cak
Më
erdh në mend një varg poeti
Që
po e marr e e përshtat
Si
të ishte titër filmi
Është
varg i Frederik Rreshpjes
“Ardhtë
një Zot të vër dorë mbi stinët”
Ardhtë
e bardhë
Ardhtë
e pastër
Të
rregulloj këto çrregullime