Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Historia u përsëritet dy popujve 'vëllezër'
E diele, 07.05.2023, 06:55 PM
HISTORIA U PËRSËRITET
DY
POPUJVE “VËLLEZËR”
NGA
KALOSH ?ELIKU
Historia
me shekuj u përsëritet shqiptarëve. E kam thënë moti nëpër shkrimet e mia
publicistike. Dallimi është, se: shqiptarëve Robëria. E, serbët i vretë Liria.
Pushtimi i tokave shqiptare. Asimilimi i tyre si “vëllezër” të Njerkës
jugosllave. Nuk do t’i përmend ngjarjet historike në këtë shkrim publicistik.
Shkaku, se: mund edhe unë të bëhem si historia shqiptare, dhe serbe.
Shkrime
publicistike, kur rastit të montuar “MONSTRA”, iu përgjigja me një shkrim
publicistik dhe e krahasova me ngjarjen e poemës “Përralla e Përgjakshme” nga
Desanka Maksimoviqi. Vit, edhe kur ma ndërsyen pas shpine me një shkrim policor
Hoxhën e “Allahut”. Poemë, që e kemi pasur asaj kohe, nateditë mbi kokë edhe në
gjuhën shqipe, në Librat e Leximit me forografinë e shokut Tito, në ballë.
Patjetër, duhej mësuar përmendësh për ta recituar para mësueses dhe nxënësve,
në klasë. Mos them, edhe: gjatë shfaqjeve festive komuniste me shami të kuqe
përqafe pioniere. Pak veta, arrinin ta mësonin përmendësh. Jo, se nuk donim,
por edhe ishte e gjatë disa faqe, dhe e mërzitshme. Shpërblimi dihet, na priste
njëshi me karrike në ditar, siç e kishim pagëzuar ne nxënësit.
Asgjë,
nuk dinim për histrorinë e kësaj ngjarje të përgjakshme, në Kragujevac. Vite më
vonë, atë ngjarje historike ma rrëfeu im vëlla Ramë ?eliku. Serbët, nuk donin të dilnin në luftë kundër
gjermanëve. Edhe, politikanët serb komunist, çka bënë: u veshën me uniforma
gjermane, dhe vetë në një shkollë të Kragujevacit, i vranë mesdite pamëmishirë
të gjithë nxënësit me profesorët e tyre në oborrin e shkollës.
Ditën
e nesërme, populli serb doli në luftë kundër Gjermanisë. Veprime me metoda të
këtilla terroriste përdori edhe gjatë sistemit komunist jugosllav, në Kosovë. E
vriste vetë popullin serb, dhe të nesërmen propagandonte se, i vrasin shqiptarët.
Rast interesnat për mua ishte si student në Prishtinë, kur serbët vetë një
serbi ia rrasën një shishe në bythë. Dhe, e detyruan atë të thotë se, ia kanë
rrasë shqiptarët.
Vite
më vonë, po të njëjtën metodë e përdorën edhe në Shkup me rastin “MONSTRA”. I
vranë vetë “maqedonasit”, dhe ua veshën shqiptarëve të pafajshëm si terroristë.
I dënuan me disa vite burg. Edhe, me veshje turko – arabe, dhe flamuj fetar i
nxorrën në protesta “paqesore” rrugëve të Shkupit.
Sot,
vetë po me të njëjtat metoda montuese politike i vrasin nxënësit dhe profesorët
serb. Vetëm, se: përçudi, kësaj radhe nuk ua mvshin shqiptarëve?! Mëkate, dhe
borxhe të mëdha si popull me shekuj kanë ndaj shqiptarëve. Kutadi, unë?!
Ndoshta, erdhi koha edhe t’i lajnë ato borxhe si popull serb “vëllezër” në
shtetin e “përbashkët”. Popuj “vëllezër”, që kanë dhënë dhe marrë gra. Vite e
vite, kanë lindur edhe fënijë.
Dhe,
jo rastësisht me shekuj: Histria, u përsëritet
shqiptarëve, dhe serbëve...