Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kush ishte Gjergj Kastrioti?
E enjte, 04.05.2023, 06:56 PM
Pergatiti Fritz RADOVANI:
KY ISHTE
GJERGJ KASTRIOTI
SKENDERBEU ?!
(6 MAJI 1405 – 17 JANAR 1468)
NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
“IN HOC
SIGNO VINCES.”
(ME KET SHENJ KE ME
FITUE)
Në fillim të shek. XV Turqit sulmojnë Evropen dhe
shkretnojnë fise e mbretni. Fatosi i Krujës përballë rrezikut, qi i kercnohej
Shqypnisë, i drejtohet Hyjit edhe e lutë qi mos të premtonte, qi Shqypnija të
bije ndër kthetra të Turqve. Lutja e tij prekë të Amshuemin, i cilli i dergon
së nalti Flamurin Kuq e Zi, emblemë bashkimi e vetsundimi. Me atë flamur në
dorë, Skanderbegu, i mberthyem në armë, qet kushtrimin. Shqyptarët rrâjnë
(nisen) menjiherë, kështu nisë lufta e tmershme dhe Turqvet u thehet sulmi. Në dorëshkrim,
qi ban Poeti, e ka datën 20/11/1919.
At Viktor
Volaj OFM. 1941.
Tue zbardhun mosha dhetepesët e
jona
Atje prej shtojesh s’ Anadollit
t’ plleshem
Hanza pergjakshem nisë mbi Europë
t’ kukzohet.
Ishte zot-madhi i Turqvet, qi
në krye
5. Të ma s’ rrebtes ushtri së jetës s’ atëhershme
Ujnat e njelmta dilte t’
Helespontit,
Edhe betohej n’ mni të vet
mizore,
Se shpirti trupit s’ do t’i
dahej para
Se hanzen t’ ngrifte mbi Sh’
Sofi t’ Bizantit
10. E n’ Sh’Pjeter t’ Romës tagji t’i vête
kalit.
E pse ai burrë dokrrash e
pallavrash s’ ishte,
Perpara tij ran frone e ran
therore;
U rroposen mbretni e u shkimen
fise,
E as bar ma s’ bijti andej ka
’i shkeli kamba.
15. Greku, Bullgari humben, humbi Serbi,
- Humbi, po, Serbi, madhështija
e t’ cillit,
Qatje te e vona boten mbarë në
zi
Do t’a pshtiellte. – T’
felgruemun drojet, shuejten
Zanin mbretent e Europës.
Zâmaret eshten,
20. Eshti edhe kanga e nji mjeri e shemtueme,
I ra mbarë dheut.
Kur, qé, mbi kep të Kruejës
Titanike po del nji hije burri,
Vetllat ngerthye, si dy hulli
rrufeje,
Me do sy zjarmi e ‘i mjekerr t’
thijtë, e cilla
Shllungë gjatë nofllash i
derdhej, si ajo njegulla
Rreth njaj curri s’ thepisun.
M’ krye trishtueshem
Flakë i shkelqan tarogza
brynatake,
Qi, tmershem ka ‘i vezllon nen
rreze t’ diellit,
Kometë zharitse dan nder sy t’
anmikut.
Ai asht fatosi i ndiemun Gjergj
Kastrjota,
I Madhi Gjergj Kastrjota
Skanderbegu,
Qi, pre’ atij kepi, si nji
shqype mali
Kundron kah forca e barbaris
lindore
Shkon tue rrëmbye mbretni e
fise e popuj,
35. E gjithshka t’ mbarë perftue kisht’
mendja e nierit;
Si rribë Verit, qi rêt i fshin
prej qiellit
E e lên token me u tha. Edhe
tue pamun
Se anmiku i rrebtë i gjytetnis
njerzore
Po nisë per s’ afermi Shqypnis
t’ kercnohej
40. E se prej nierit s’ kisht’ pse ndimë me
pritun,
Çon syt kah qiella, e zemra
gjak tu’ i shkue,
“O Zot! – gerthet, - O Zot i
Madhi i Ushtrivet!
E po a njimend se ma s’ do t’
ket Shqypnija
Nji vend ku me t’ u lutë?... E
se grat t’ona
45. Djepat
n’ Azi mbas sodit do t’ perkundin?...
E se Shqyptari tokën do t’
punojë
Veç per me kndêllun n’ mish
gocat qerkeze,
Qi nji Tirani t’ i sherbejn ma
kandshem?
Oh! Pse ia mbrrim ksajë dite, e
s’ ka shperthye
50. Toka q’ me kohë, me na perpi per s’ gjalli!
Ti, o Zot i Madh i Ushtrivet,
Ti prej qiellet
Zemer e forcë m’ dergo, qi ktij
Tartari
Barbar un t’ ia diftoj, se
Shqyptarija
S’ merret pa gjak, e se per Fé
e Atdhé
55. Din t’ desë Shqyptari”. Permbi flatra
Të bardha t’ Fés kjo lutë u çue
kah qiella
E i shkoi n’ vesh Perendis’ e e
preku n’ zemer.
I Amshuemi, atëhera, prej
visarit t’ qiellvet
Xjerrë nji pelhurë të njyme
“kuq e zi”,
60. Qi Engjuit vetë n’ Parriz endun e kishin:
E mbasi e puthë i Lumi e ven në
ball,
Nji Kerubini t’ lehtë i urdhnon
tu’ thanun,
“Na, e ketë Flamur Skanderbegut
çoja
Atje poshtë n’ Krue, e thuej prej ane s’eme,
65. Se dersa t’ rrije tok fisi i Shqyptarit
Nen hije t’ ktij emblemi t’em
t’ bekuem,
Zot m’ vedi e i lirë gjithmonë
ai ka me kenun”.
Kshtu tha i Amshuemi; e ai Kerubini
i qiellvet
Palosun m’ parsme Flamrin e
Shqypnis,
70. Hapë flatrat e prarueme, e poshtë Empirit
Zhgjetë nper nji rreze drite
dirgjet n’ Krue.
Ku Skanderbegut n’ dorë dhantin
e Zotit –
Flamurin e Shqypnis – ia nep e
kshillin
E t’ Lumit ia difton: Se si
Shqyptari
75. Zot m’ vedi e i lirë gjithmonë do t’ mund qindroje.
Si ai nieri, qi trishtue njaj
andrre s’ keqe,
Kur gjumi i del, me vedi xen e
gzohet,
Se n’ hije e jo njimendtë iu
tfaq rreziku:
Kshtu Skanderbegu nisë me u
gzue me vedi,
80. Si Lajmi i qiellvet n’ dorë ia dha Flamurin
E i tha se per nën hije t’ tij
Shqypnija
E lirë e zojë m’ vetvedi
p’rherë do t’ jitte.
Edhe armatiset Burri i dheut
krejt m’ hekur,
Njeshë pallen n’ ijet – pallen
t’ rrebtë mizore,
85. E m’ patershanë, me pafta arenzit t’ mathne,
Njet Flamurin kuq e zi, qi vetë
i Amshuemi
E kishte puthë, edhe mbi shpinë
të kalit,
Qi, fry turijt, njuhatte erë të
gjakut,
Hidhet porsi duhi e rrebtë.
Prej millit
90. E xjerrë pallen mizore, e drejtë kah qiella
Heshten e ngrehë. Nji fllad i
lehtë, i ambel –
Flladi i Dashtnis – po e
zhdrivillon Flamurin.
- Flamurin e Atdheut t’ em – qi
tue gufue
Mallnueshem nepër ajr të lirë
t’ Shqypnis,
Nisë me u valvitë si fleta e
Kerubinit,
Si njai skundilli i petkut t’
Perendis,
Qi, mirë qendisë me hana, hyj e
diella,
Prej krahvet t’ amëshuem e t’
gjithpushtetshëm
I mvaret poshtë neper hapsi t’
Empirit,
100. Kah, pshtetë m’ stuhi e m’ flatra t’ rribës
s’ murranit
Sheston boshtin e moknes s’
rrokullis.
E ashtu n’ atë dukë të rrebtë e
t’ perfrigueshme
Me ‘i za, si tue ulrue, prej
kepit t’ Kruejës
Po u thrret Shqyptarvet t’ vet
e u thotë: “Ktu burra!
105. Ktu eni, o bijt e Malevet! Shqypnija
Gjindet n’ rrezik!” N’ atë
bulurimë ushtuene
Malet e fushat e Shqypnis
kreshnike,
Edhe nji çetë e vogel
homeridash,
- Burrash si motit veç qi bate
nana -
Per rreth tij mblidhen, e nen
hije t’ Flamurit
Nji bé të madhe bajn e lidhin
besen,
Se i pllâmë toket t’ Atdheut s’
ia lshojn Tartarit,
Po s’ e lán’ para me gjak t’
tij t’ perdhosun.
T’ forcuem me atë bé, t’
forcuem me shejtni tagresh
115. E shpresë m’ Zotin tue mbajtë e m’ krah të
vetin,
Me Flamur kuq e zi zhdredhun
perpara,
Poshtë errmorevet t’ malevet t’
thepisuna
Si rreshme boret prej ndo ‘i
kulmi t’ rryeshem,
Rrâjn fulikare permbi rradhë t’
Turqvet,
120. Të cillt, prej s’ largut tue ua pamun hovin,
Thonë se kulshedra me dragoj po
u turret.
Edhe mnershem nisë lufta
titanike.
Kah t’ idhta shpata, kah
gjakbâset heshta
Çeken nder shkndija me
vringllimë t’ trishtueshme,
E bumbullojn henike edhe
gopedra,
E vrrasin keqas të varruemt per
dhé.
Kaq nji zhurmë, nji rropame e
‘i vigmë e kobshme
Çohet per ajr të terratuemun
pluhnit,
Qi rreth e rrotull t’ tanë
dridhet Balkani.
130. Shkon gjaku rrkajë. T’ tanë fusha e gjanë e
Dibrës
Me kurma t’ zeshkët barbarësh
asht mblue. Hidhet,
Hingllon, trumhaset kali i
Skanderbegut,
Kah thundra e mbathne kthellë i
humbë në dhé
Të rijtun m’ gjak t’ barbarit.
M’ dhambë brén buzen,
136. Atëherë zot-madhi i Turqvet pendohet
Qi i ra kurr n’ mend t’ mësyjë
Shqypnin mizore.
E sheh, po, vetë gjakbâsi, se
rob s’ bahet
Ai dhé, ku Flamri kuq e zi
valvitet.
20 Nandor 1919. At Gjergj
Fishta.
...............................................
Foto në Muzeun e Vienës
Shenim F.Radovani:
Botohet në diten që asht le
Heroi Kombtar Gjergj Kastrioti –
Skenderbeu, me 6 Maji 1405.
Melbourne, 6 Maji 2023.