| E enjte, 27.04.2023, 06:56 PM |
NJË
BUQETË POETIKE NGA SABIT RRUSTEMI
PËR
SARANDËN
Nga
Timo Mërkuri
Rileximi i një buqete
poetike të Sabit Rrustemit për qytetin e Sarandës më krijoi një ngrohtësi
shpirtërore, të njëjtë me atë që të krijon një buqetë trëndafilash të freskëta
që ta dhurojnë për ditëlindje. Realisht Sabit Rrustemi shumë nga këto “lule”
poetike i pati botuar edhe në librin e tij “Pa një vdekje mbes”, por meqenëse
këtë libër nuk e kam dhe cikli i plotësuar me disa poezi të pabotuara më erdhi
me shënimin “Një buqetë për Sarandën” mua m’u duk si një buqetë lulesh të
freskëta, me aromë poezie, aq më tepër që kam disa vite pa u takuar me këtë
poet, pas një periudhe intensive bashkëpunimi.
I-Sabit Rrustemi
erdhi për herë të parë në qytetin e Sarandës në vitin 2010 i ftuar nga Klubi i
Krijuesve Jonianë të qytetit tonë për të marrë pjesë në Manifestimin Poetik “Trirema Joniane” së bashku me poetet Albina Idrizi dhe Miradie
Ramiqi. Realisht emrin e Sabitit ma sugjeroi Albina Idrizi, me të cilën isha
njohur në Manifestimin e shoqatës sonë, që u zhvillua në Gjirokastër një vit më
parë, me ç’rast i kërkova të na propozonte disa poetë nga Kosova për t’i ftuar
në aktivitetin tonë. Poetët që më propozoi ishin disa, mes tyre edhe Sabit
Rrustemi, të cilin, për veçantinë stilistike të
poezisë së tij dhe për një të shkuar aktive në çështjen e Kosovës, ne vendosëm
ta ftojmë qysh atë vit, ndërsa të tjerët
vitet e mëpasme. Paraqitja e Sabitit në Manifestimin tonë u admirua për nivelin
e poezisë me të cilën u përfaqsua dhe menjëherë krijuam një miqësi e cila
vazhdon edhe sot. Sigurisht që ai u ftua nga shoqata jonë dhe në vitet 2011,
(mungoi në vitin 2012 sepse rastisi që në Gjilan organizohej dhënia e Çmimit
“Beqir Musliu”) 2013, 2014, 2015 dhe 2016, 2018. Për një bashkpunim të frytshëm
me shoqatën tonë dhe për propogandimin e resurseve të qytetit dhe krijimtarinë
poetike të antarëve të shoqatës, në
vitin 2014 Bashkia e Qytetit Sarandë i dha çertifikatën “Mirënjohje e qytetit të Sarandës” atij dhe
shoqatës Ars Club “Beqir Musliu”, në vitin 2015 shoqata jonë e vlerësoi poezinë
e tij me çmimin “Penda e bronxtë’’, në vitin 2016 shoqata jonë i dhuroi një
bocet bust të Homerit.
Sabit Rrustemi në
vitin 2017 së bashku me një grup poetësh
nga Kosova i dhuroi Bashkisë Sarandë një kontigjent librash të autorëve
kosovarë, duke na dhënë dhe një kontigjent tjetër librash për Bashkinë e
Himarës, por duhet të pranojmë se dhurata më e bukur e tij ishin poezitë që për
temë kishin Sarandën, shkruar në periudha të ndryshme, të publikuara nëpër
revista e gazeta dhe shumica e tyre të përfshira në vëllimin poetik “Pa një
vdekje mbes”, botuar në Prishtinë në vitin 2016. Këto poezi sigurisht që i kam
komentuar në faqet e internetit, i kemi
shijuar me shokët gjatë diskutimit që u kemi bërë pas publikimit, por
tani e ndjeva se duhet ta falënderoj dhe në formën e një kritike mbi to, sepse:
nëse shkrimi i tyre ishte një gjest dashurie ndaj qytetit tim, edhe kritika ime
e tillë është, ngaqë siç është shprehur
Xhorxh Steiner: “Një kritikë letrare nuk është gjë tjetër veçse një
borxh dashurie”. Gjithmonë kam qenë i mendimit se kritika më shumë se kritikë
për dobësitë, duhet të jetë evidentim dhe vlerësim për risitë dhe këto poezi të
Sabit Rrustemit përbëjnë një risi në krijimtarinë e tij poetike.
II-Kushdo që e ka
njohur poezinë e Sabit Rrustemit ka ndjerë tek vargjet e tij një nerv, një tension e tonalitet dhe vetë
poetin e ka parë të “fshehur” pas metaforave, të cilat veç bukurisë poetike
kishin qëllim edhe të “strehonin” idenë e poetit dhe atë vetë nga censura.
Poezitë e ciklit për Sarandën janë krejt ndryshe, janë të çlirëta nga ankthet e
tensionet shpirtërore , janë si një frymëmarrje e thellë në ajër të pastër pas
daljes nga ndonjë ambient i mbyllur me ajër të ndënjur. Në poezitë e mëhershme
të tij ka qenë ideja poetike ajo që kërkonte e krijonte metaforën ndërsa këtu
metafora është thjeshtë një petale e lules
poetike, e hapur natyrshëm në stinën e lulimit. Ndjehet menjëherë që poeti
është i frymëzuar nga natyra dhe ambienti (do dëshiroja të besoja edhe nga
pritja jonë), dëshiron të qëndrojë e të shijojë më tepër në këtë qytet mungesën
që ndjeu në Tiranën e vitit ‘93 dhe ‘94 për të cilin krijoi ciklin e
trishtueshëm poetik “Parku me kërpudha”.
Qytetin e Sarandës
poeti e quan “Perëndeshë e të gjitha kohërave” dhe natyrshëm shton
vargun tepër domethënës për ne..”imja dashuri”. Poeti nuk e ka ditur që
qyteti ynë kishte patur në antikitet një tempull për perëndeshën e bukurisë,
Afërditën në kodrën mbi portin e tij detar. Tempulli ishte prej druri, ngritur mbi një bazament guri, por anijet që
kalonin nëpër kanalin përballë ndalonin dhe marinarët zbrisnin e i blatonin
dhurata dhe i luteshin për fat e mbarësi
në dashuri. Ky tempull cilësonte qytetin tonë qysh në periudhën antike
si “qyteti i bukurisë”, cilësim që jeton edhe sot. Për vargun “imja dashuri”
i gëzohemi ndjenjës së Sabit Rrustemit për qytetin tonë sepse të shkruash poezi
do të thotë të shprehësh një dashuri, madje dhe
ngrohtësia që kanë vargjet e kësaj poezie është e njëjtë me ngrohtësinë
që krijon vetëm dashuria, që vjen te lexuesi me vargjet si nëpërmjet valëve të
detit dhe ky varg ngjan si një stërkatë deti që të stërpikë papritmas dhe jo
vetëm që s’të shqetëson, por të jep një kënaqësi të veçantë.
III- Interesante
është dhe poezia “Duke vështruar Jonin” (fq.10) jo vetëm për krahasimin e tij “I
qetë e i urtë/Si Iliria/ I veshur së jashtmi /nga bukuria” por për lidhjen
organike që krijon me vargjet “sa herë i djegur/së brendshmi/nga dhimbtë e
mia”. Këto dhimbje kanë qenë të dyfishta, dhimbje e poetit për mosnjohjen e
kësaj bukurie për vite me radhë, po ashtu
dhe dhimbja e banorëve të qytetit për vuajtjet e popullit kosovar, të cilët ata
patën rastin ta njohin kur jo pak prej tyre
erdhën në Sarandë gjatë eksodit. Thuhet se vëllezërit binjakë e ndjejnë
dhimbjen e njeri tjetrit edhe në distancë, kështu është ndjerë dhimbja mes dy
anëve të kufirit që na ndante. Unë ju them se dhe uji i detit e “ndjen”
dhimbjen apo ngazëllimin e njeriut kur ky hyn në të. Sado metaforë e bukur kjo
ka diçka reale, delfini e ndjen gëzimin e fëmijëve si dhe ankthin apo frikën e tyre kur janë në
ujin e detit dhe reagon, në rastin e gëzimit duke kërcyer mbi ujë në shënjë
loje pranë tyre dhe në rastin e frikës e ankthit, duke e marrë fëmijën në
shpinë e duke e nxjerrë në breg. Është ritmi i rrahjes së zemrës që trupi e
përcjell nëpërmjet ujit te delfini, apo dhe peshqit e tjerë. Gjithsesi strofa e
fundit: “E rron/rron or rron/sall nga dashuria” është vërtet një refren
hymni për qytetin tonë.
Duke e rilexuar me
objektiv kritike poezinë e pabotuar “Drita që shoh” (shkruar mes datave 30 prill
-04 maj 2011) më emocionojnë vargjet e tij: “Në fund të Tunelit/drita që
shoh je Ti/një botë e munguar/që vezullon syve të mi/më grishë e më falë/prej
shpirtit tend/sall dashuri” pse, ndonëse është një deklaratë dashurie (për
qytetin tim) është njëkohësisht një pohim i mungesave (një botë e munguar)
të tij në jetën në vendlindje. Unë nuk e di pse nuk e ka publikuar Sabiti këtë
poezi nga më të bukurat, nga më të ndjerat, poezi që më krijoi njomësi në sy,
veçse më kujtoi se në ardhjen e parë në Sarandë ai rrinte i heshtur e i menduar
e vetëm sodiste ambientin përreth dhe
duhej t’i flisje direkt atij që të hynte në bisedë.
Më tërhoqi vëmëndjen
poezia “Detit Jon” ku autori emrin e Sarandës e ndan në dy fjalë: “Sa Randë” me
domethënie : Sa e r(ë)andë. Përsëri vetëdija poetike e ka çuar poetin te një
nga interpretimet e emrit të qytetit ku plakat e bregdetit emrin Saranda e
shqiptojnë në formën Sarëndë që zbërthehet “Sa (e) rëndë” siç e shqipton edhe
poeti. Gjithmonë kam menduar se kjo trajtë e shqiptimit të emrit ka lidhje me
faktin që qyteti ynë është i gurtë, rrugët, ndërtesat, muret mbajtës e ndarës,
muret e kopshteve etj.të gjitha janë ndërtuar me gurë, malet janë me gurë të
rinj dhe qyteti është ndërtuar mbi një shtresë të re gjeologjike të gurtë, duke
krijuar kështu idenë e diçkaje të rëndë. Por se kisha menduar ndonjëherë që
rëndon edhe bukuria, gjer në çastin që lexova në poezinë e Sabit Rrustemit: “Sa
Randë/ta kesh sipri tërë këtë bukuri/./ Qetësia jote/Sa Randë/rëndon” dhe
si një prelud shkruan: “Jon o Jon/as klithë/as lëshon gjëmë” (nga kjo
peshë) sepse edhe deti e shijon këtë
bukuri.
Do t’ju porositja që
të lexonit poezinë “Liqeni që lahet vetë” për liqenin e Butrintit, ku autori
duke shfrytëzuar fenomenin e derdhjes së liqenit në det dhe hyrjen e detit në
liqen çdo gjashtë orë, fenomen që krijohet nga efektet e baticës dhe zbaticës
për shkak se niveli i liqenit është i njëjtë me nivelin e detit, krijon efektin
e “larjes” së liqenit ndaj i kërkon të
lajë dhe lotët e tij, ata lotë që “si ka parë kush”:
“I
buti e i paqti Butrint
që
në çdo gjashtë orë
i
lanë plagët tona në det
merre
dhe Lotin tim
atë
Lot që s' e pa kush
e
më djeg në shpirt
merre
dhe lutje mos prit
As
Joni s'e duron
siç
e duroj unë
Joni
që u bë lot vet
për
atë të Bukur
qëkur
e pret
Merre
e kthema të paqtë
ashtu
si je vet...”
Kjo
është nga ato poezi që, si dënesat e shpirtit ngjajnë me vullkanet nënujore, të cilat gjëmimin e
llavën e kanë nën shtratin e detit, e veç një shtëllungë tymi vargëzon heshtazi
mbi valë. Mos shihni atë tym që përdridhet si gjarpër mbi ujë duke u ngritur në
qiell, afroni veshin e ndjeni rropamën e llavës nën ujë, aty është poeti.
Poezia e Sabit Rrustemit është nga ato poezi që nuk duhet lexuar për t’u
kuptuar, ajo është një poezi e shkruar me shpirt dhe si e tillë duhet ndjerë po
me shpirt, sepse vetëm shpirti (i lexuesit) e kupton shpirtin (e poetit).
Poezitë e kësaj buqete të Sabit Rrustemit të japin kënaqësi shpirtërore, të
pasurojnë shijet estetike dhe të
përsosin gjer në finesë të shprehurit poetik.
IV-Poezia“Lulezemra
e Butrintit” është një pasqyrim i mënyrës impulsive të krijimit të poezisë nga
Sabit Rrustemi. “Lulezemra” siç e quan poeti është një bimë kacavjerëse me
emrin “morenxa” me emwrtimin shkencor “smilax aspera”, tw cilwn greket e quajnë
dhe “???????
????”, ferra e ariut. Kryesisht rritet në zonën e Dafinës
(Bregdeti Jonian) duke u kacavjerë nëpër pemë gjer në 4-5 m lartësi. Në Butrint
ajo rritet me shumicë duke u kacavjerur në të gjitha pemët shumëvjeçare të
Parkut. Impulsi poetik i marrë nga gjethet në formë zemre e shtyu poetin ta
quante “lulezemra” kur e pa për herë të parë gjatë vizitës të organizuar nga
shoqata jonë në Butrint (prill 2011) dhe të shkruajë këtë poezi, por sipas
natyrës së tij ai nuk e poetizoi duke e soditur, por e bëri pjesë të vetës së
tij këtë bimë kur shkruan: ”Ti mbin/vetëm te dheu i rrënjëve të
mia /te ky Dhe i trupit tim”, pjesë të
jetës së tij: “Jeshilja ime e përhershme/qepesh trupit tim deri në majë/
krejt me zemër” të karakterit, forcës e idealit të tij:” Vertikal do të rri/të tharë kush s'do më shoh/derisa të
kam Ty”.
Poezitë
e çastit janë nga më të bukurat për nga
shpirtërimi që mbartin vargjet, metafora që ndrin si vesa mbi to e finesa e
pwrzgjedhjes dhe estetika e renditjes së fjalëve në vargje, si te kjo buqetë
poetike e Sabit Rrustemit dhuruar
qytetit tim, për të cilën, veçse duke i shprehur mirënjohjen mund ta mbyll këtë
shkrim.
Sarandë,
prill 2023