Kulturë
Albert Habazaj: U takova me Krishtin në L’Aquila
E hene, 05.12.2022, 07:13 PM
Albert HABAZAJ
Tre
motive nga Italia
1. U TAKOVA ME KRISHTIN NË L’AQUILA
Ia kushtoj dr. Fernando Zecca, mjekut më të mirë që kam njohur në këtë
botë!
Nuk isha
maratonomaku antik që rendte
Mesazhin e fitores
në qytet për të çuar,
Dyzet kilometra në
këmbë, me hap e vrap
Gojën nga kthetrat
e dhembjes për të shpëtuar.
Më kishte humbur
Zoti,
e
ndjeva.
Më kishte humbur
heroi.
e pashë.
Më kishte humbur
njeriu,
e takova
në në qytet pak
provincial.
Nëpër mjegullën e
mosnjohjes trokita drojtur...
O Zot! Gjeta një
mik në zemër të Italisë,
Asnjëherë nuk
ishim parë, po tek unë
Zuri vend midis
shenjtërisë dhe poezisë.
Me diamante loti
te
dera,
Ngashërim prej
mirënjohjes
që
s’rashë,
Jezusi më tha: Ngrehu!
Fluturova
Nga humanizmi i
tij vital.
L’Aquila, e martë, 09.02.1999
2. GAVROSHI I ITALISË
Tre vjeç më i
vogël ishte se Gavroshi i Hygoit
Tre vjeç, vetëm
tre vjeç më i madh se djali im i madh,
Aty qeshte kot më
kot, aty kot qante njomështori
Në moshë të
shkollës s’njohte as Kopernik, as Ajnshtajn.
Qeshte se kushedi
në ç’ëndërr lundronte ditëziu
Qante ngaqë supet
e brishta, si degët e bushit
Nuk mund t’ia
mbanin dot peshat e rënda, kërthiut
Këputej në mes si
pras e keq s’i vinte kurrkushit.
Po endej rrugëve
një zemër e trishtuar, e zbrazët,
Pa qenë rrugaç,
flakur moçalit të përbuzjes,
I braktisur dhe
nga prindërit - akuj të Alaskës
Harabeli i
çoroditur, filiz i mospëruljes.
I flisnin Luixhi;
mustaqe akoma padirsur
I shkreti çunak,
rron në mëshirë të dikujt tjetri,
E habitshme. As
fis, as gjak, as farë me të s’më lidhte
Përse dy lot në
faqe më ngrinë si dy kokrra breshër?!
L’Aquila, 13.03.1999
3. MANOVALI
Hamalli i
ndërtimit quhet manoval
Më keq se hamalli
i portit dikur,
Dhe sikur shpirti
në punë t’i dalë
Padroni i tij nuk
ndjen ngopje kurrë.
I shkulen
shpatullat manovalit si Sizifi
Nga agu i
mëngjesit në muzg të darkës,
Bën pallate
luksoze, tek Italinë ringriti,
Ende s’e di
topografinë e L’Aquilës...
Në dërstilë djerse
kthehet rrënjëdali
Se puna s’është
... si të shkulësh leshin,
Apo barin tej në
parcelë, se pastaj
Punë... kur të
shohësh majën e veshit...
Për gjashtëdhjetë
e pesë mijë lira në ditë
Shet krahët, se
mendja e tij nuk i duhet kujt,
Sikur është vagon
i trenit të mallrave
Me çlodhje s’ka e
s’ka qetësi, vetëm për bukë!...
Cansatessa, Itali, 28.12.1998