Kulturë
Gjon Keka: Xhubleta në UNESCO - fillimi i pranimit dhe njohjes së simboleve të lashta të kombit tonë
E merkure, 30.11.2022, 07:56 PM
Xhubleta në UNESCO - fillimi i pranimit dhe njohjes së simboleve të lashta të kombit tonë
Nga
Gjon Keka
Pranimi
i Xhubletës sonë kombëtare në UNESCO është një hap i rëndësishëm në njohjen e
gjurmëve dhe të rrënjëve të historisë ,traditës dhe zakoneve të kombit tonë
iliro-arbëror.
Fisnikëria
iliro-arbërore është parë jo vetëm në Besën dhe traditat tjera të kombit tonë, por
edhe në veshjen apo kostumin kombëtar i cili është dalluar në kontinentin
europian si një kostum i fisnikëruar dhe i bukur. Madje në shumë role në
teatrin europian e botëror është përdorur kostumi ynë iliro-arbëror kombëtar si
kostum model dhe për zbukurimin e skenës së teatrit apo të aktiviteteve tjera
kulturore.
Një
pranim i këtij simboli të kulturës dhe traditës sonë kombëtare sikur është
xhubleta do të thotë në njëfarë forme edhe fillimi i pranimit dhe njohjes së
traditave e simboleve të lashta me të cilat identifikohemi si komb që ka
qëndruar në krye të Gadishullit ilirik.
Ky
akt i pranimit jo vetëm të gëzon, por edhe na fton që ta shpalosim para botës
fisnikërinë tonë, traditën tonë, historinë dhe simbolet e lashta të kombit
tonë,simbole me të cilat është familjarizuar sot e gjithë europa si kontinent
dhe si familje e kombeve.
Këtu
po ndaj me ju një imazh të kostumit arbëror (nga rajoni i Prizrenit dhe pjesëve
tjera të trojeve arbërore, të botuar në T.d.E,Nr.1-9,1873))e që janë dëshmi e
fisnikërisë së veshjes sonë kombëtare, si një nga veshjet me të bukura të
vlerësuar nga shumë udhpërshkues, studiues, autor europian e botëror.
Kostume arbërore