Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Dy Mark Gjomarkajt që sigurimi i bashkonte për imazh
E diele, 20.11.2022, 07:41 PM
Dy Mark Gjomarkajt që sigurimi i bashkonte për imazh
Nga
Kastriot Dervishi
Në
vitin 1959, shoku Hasan, në emër të shokëve të Zbulimit Politik, çeli dosjen e
kërkim ndaj Dom Mark Gjomarkaj, “meqë merret me veprimtari armiqësore kundër
vendit tonë, duke punuar me të arratisurit, duke qenë në shërbim të amerikanëve
e Vatikanit dhe mundet edhe të jugosllavëve”. Në fakt Gjomarkaj ishte burgosur
nga jugosllavët dhe pas daljes nga burgu jetonte në Austri.
Shokët
e sigurimit, deri në vitin 1990 kur e mbajtën çelur këtë fashikull, kujtonin se
Dom Marku ishte Mark Gjomarkaj i vrarë në vitin 1946. Me imazhin e Markun të
vrarë zhvillonin punë agjenturialo -operative për Markun që jetonte.
Në foto janë Marku joklerik (sipër) dhe Marku klerik (poshtë, i shenjuar).