Mendime
Artan Fuga: 'Beteja' mes Stadiumit dhe Panairit të librit
E diele, 20.11.2022, 07:33 PM
Të fishkëllej apo të mendoj?!
"Beteja"
mes Stadiumit dhe Panairit të librit
Nga
Artan Fuga
Kam
disa ditë që mbrëmjeve kaloj te Stadiumi kombëtar për të vajtur te Pallati i
Kongreseve ku organizohet Panairi i Librit! Ka qëlluar që dy herë të ketë pasur
ndeshje futbolli kombëtarja shqiptare në stadium.
Kam
parë shumë djem të rinj që shkojnë në stadium, blejnë qeleshe ballisti, flamuj,
mbështillen me ngjyrat kombëtare, kuq ne zi, dhe i gëlltisin dyert e
"elefantit" me noçke gjigande, stadium.
Kam
parë edhe një lloj tjetër të rejash dhe të rinjsh që nxitimthi kalojnë andej pa
hedhur sytë dhe futen në tempullin e dijes. Sytë te librat!
Fundja
secili shkon ku të dojë!
Por,
jam i sinqertë, nga brenda bërtas, në heshtje, lëreni tifozllikun këto ditë,
mos mendoni se mbështjellë me flamur kombëtar, ashtu, nëpër shkallë stadiumesh
i shërbeni kombit!
Nuk
është veçse një argëtim i shkallës së fundit në planin kulturor. Na lë si turmë
pa formë, pa tru, nëse edhe këto ditë që librat janë në shesh shfryjmë pasione
kolektive në stadiume!
Në
një anë masa që e gëlltit në errësirën e mbrëmjes me shi të lagësht "elefanti"
stërmadh, me barkun gjigand, ku 22 burra i vërsulen "miqësisht" një
topi të rrumbullakët, dhe nga ana tjetër individi i heshtur që në heshtje futet
te tempulli i librit, kokëulur, nën drita vezulluese, kërkon kuptimin e jetës
së tij, kërkon dije në një botë pasionesh kolektive, argëtimesh bazike,
presionesh nga paraja, kotësia urbane.
Është
dilema hamletiane : spektator apo lexues? Si ta kaloj jetën? I mbështjellë me
flamur apo me faqe librash? Ulur në shkallë të ftohta apo në karrike
biblioteke? Të thërras goooooool apo të rris mendimin, të fishkëllej apo të
arsyetoj?
Patjetër,
patjetër, secili ka prioritetet e veta, e zgjedh vetë si ta harxhojë jetën e
tij!
Por,
për këto pesë ditë mendoj në vetminë time ndërsa kaloj një garth policësh të
sjellshëm për të kaluar nga stadiumi te Panairi i Librit !!!
M'u
faneps: Po sikur këta të më ndalojnë të shkoj? Qesh me vete për skenën që
krijova kot si haluçinacion në kokë. Të më rrahin me shkop: Pse kalon këtej?
Aty në stadium rri! Buzëqesh me vete ndërsa dëgjoj : kaloni zotëri!
Libri
dhe topi rivalizojnë mbrëmjeve dhe si për ta bërë krej skenë teatri, midis tyre
gardhe policësh të sjellshëm, lagur në shi, kryejnë shërbimin ndarës!
https://www.facebook.com/profile.php?id=100044316375413