Mendime » Radovani
Kalosh Çeliku: Udhëheqja
E shtune, 19.11.2022, 06:33 PM
UDHËHEQJA
NGA KALOSH ?ELIKU
(Miqtë historik)
Rakinë e rrushit. Shtamaverët
Patjetër, edhe Miken Di:
I kam miq. Më shpëuan nga
Koronavirusi. Pandemia - Grua
Dhe, vaksina. Zonja Vdekje.
Po. I kam miq. Edhe, armiqtë
E padukshëm. Zonjën Vdekje.
Miqtë, që më shpëtuan nga:
Zonja Vdekje. Dhe, Pandemia...
(Udhëheqja)
Nuk e di: Sot, Dikushi më udhëheq
Në jetë. Zonja Di? Apo, Zonja Vdekje?!
Im Atë. Nana nga Zajazi kaçakëve
Apo, Raki Rrushi?! Shtamat me verë?!
Po. Dikushi më udhëheq në Jetë
I hapë dyert. Dritaren. Dhe, oxhakun:
Zonja Vdekje. Apo, Raki Rrushi...
(Komunikimi me të vdekurit)
Aspak, nuk e di Ditën e Sotshme
Komunikoj me të vdekurit, apo:
Nanën. Dhe, Babain kaçak mali?!
Po. Nuk e di, cili Engjëll Grua
Ose, burrë. Vite me Koronavirus:
Pandemi. Miq. Dhe, armiq.
Përmes Natës. Ditës Madhe:
Vargje, më përcjellë pasmesnate.
Dhe, ende më mbanë gjallë
Mes miqëve. Armiqëve. Poezive...