| E enjte, 17.11.2022, 07:55 PM |
LUFTA VAZHDON ME PENË
(Letër
publike)
NGA
KALOSH ?ELIKU
Përgëzime, Mujo!
Ende, në Ditën e Sotshme: pa vëlla Halilin e kreshnikëve të Jutbinës?!
Kreshnikët e këngëve popullore të Jutbinës me të cilat u rritëm me vite në
bangat shkollore. Ditës, Nesërme. Ende, jemi gjallë.
Dhe, Ditë të
mbarë! Falemnderit. E përcjell me vëmendje, dhe kënaqësi veprimtarinë tënde
krijuese artistike – kulturore, dhe letrare, përmes Internetit. Shkaku, se:
unë, nuk jam në Facebook. As, në Instagram. E, sidomos në Gazetën javore
letrare dhe kulturore: NACIONAL. Edhe, pse: përçudi, gazeta ende nuk shpërndahet,
në Shkup. Udhë të mbarë!
Mezi, dola nga
Ferri: Koronavirusi dhe Pandemia politike. Masat Qeveritare: mos dil në rrugë
pa maskë, dy metra rri larg edhe me Gruan besnike! Miken. Mos hyn në Tavernë pa
vaksinë! Mos e kalo kufirin shqiptaro - shqiptar! Liri pata vetëm me
“hallallin” dhe “haramin”, në Shkup. E humba Gruan besnike. Miken. Miqtë.
Lirinë.
Pak më vonë me
masat Qeveritare pa “vaksinë”, nuk munda ta kaloj edhe kufirin shqiptaro -
shqiptar. I burgosur, dhe izoluar me vite në burg shtëpiak: pa familje, pa gra
besnike, tavernë, raki rrushi, verë, dhe, Shqipëri e Kosovë. Liri, pata vetëm
te “Parku i Grave”, në Shkup. Shtëpi, brenda katër mureve. Terrin. Kokë më
kokë, me rakinë e rrushit: verën, Poezinë, ?mendurinë, dhe Zonjën Vdekje. Nuk e di as vetë, sesi: kam
mbetur ende gjallë?! Cila Grua, më shpëtoi nga ?menduria dhe Zonja Vdekje: rakia e rrushit, apo Engjëlli
Grua?!
Sidoqoftë, në këtë
fushëbetejë me “armiqtë e padukshëm“, Natyral, dhe artivicial, ende jam gjallë,
në Jetë. Dhe, e vazhdoj Luftën me Penë. Gjatë, viteve në burgun shtëpiak,
masave Qeveritare politike. Përfitova: dola në Liri me dy libra: KORONAVIRUSI
(poezi, 2020), dhe BURRI GRAVE (poezi, 2021).
Lufta, vazhdon me Penë...