E shtune, 21.12.2024, 05:12 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: T'ia shtrëngojmë fort Amerikës dorën

E enjte, 17.11.2022, 07:24 PM


Ndue Ukaj:

Stagnimi politik i Kosovës, mos liberalizimi i vizave, mos pranimi në institucione ndërkombëtare, mos njohjet e reja, thjesht dhe qartësisht, janë pasojë e drejtpërdrejt e degradimit të frikshëm të raporteve politike të Kosovës me perëndimin.

Sepse, të gjitha sukseset e Kosovës, njohjet, avancimet ndërkombëtare, pranimi në organizata ndërkombëtare, konsolidimi i shtetit, janë rrjedhojë e përfshirës së plotë të perëndimit në krye me Amerikën në punët tona.

Logjikisht, meritë e tyre dhe aftësi e jona të ecim me ta.

Krejt tjerat rrëfime politike janë sa për të ushqyer tallavanë tonë politike.

Pra, sot, është koha e fundit, e fundit në kuptimin jetik të fjalës, që ta pastrojmë shikimin dhe të

dalim nga kjo mjegull e tmerrshme politike dhe të ecim krahë për krahu me perëndimin.

T'ia shtrëngojmë fort Amerikës dorën.

Kjo s'është ligështi, është vetëdije e vizion.

Ky është vizion dhe shpreh dinjitet.

Përndryshe, tallavaja jonë do të lulëzojë, por Kosova asnjë sukses s' do të shënojë. Për të kundërtën, jam i sigurt.

Rrokullisja tashmë ka filluar.

Nëse s' e ndalim këtë rrokullisje, tronditja mund të jetë fatale.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora