| E shtune, 12.11.2022, 07:50 PM |
Të vrarë nga minat e në vende të tjera, por thuhet se ranë “për çlirimin e Elbasanit”
Nga
Kastriot Dervishi
Gjatë
diktaturës komuniste nuk ka pasur asnjë lapidar apo pllakë që përkujtonte 11
nëntorin 1944 si “ditë çlirimi të Elbasanit”. Të gjithë e dinin se në Elbasan
nuk ishte zhvilluar asnjë luftë. Nëse do kishte pasur ditë të tillë, patjetër
duhej të ishte së paku një i vrarë. Dhe sigurisht komunistët do ta vendosnin se
komunistët varrezat dhe pllakatet i kanë shenja të përhershme propagande. Vetëm
në mes të viteve ’80 u vendos një tip lapidari te ura e Zaranikës, ku mblidhen
e falen sot sikur kujtojnë ndonjë ngjarje të madhe. Por edhe ky lapidar nuk
thotë asnjë në kishte pasur apo jo dëshmorë. Mirëpo, betejë pa dëshmorë nuk
kishte. Duhej sajuar diçka. Filluan të gënjejnë në fjalime e tregime sikur
ishin vrarë 23 partizanë, të cilët në fakt nuk lidhen me 11 nëntorin 1944, por
me ngjarje të tjera. Vijojnë të gënjejnë ende sot, sepse e vërteta nuk ka
rëndësi. Numri i “23 partizanëve të vrarë” është cituar në fakt në librin
“Elbasani në luftë për çlirim”, Tiranë 1971, faqe 474, por këtu shtohet fjalia
se ranë “në qarkun e Elbasanit” dhe jo për çlirimin e qytetit. Pra jo për një
betejë të paqenë si “çlirimi i Elbasanit”. Tani le t’i referojmë emrat e të
vrarëve, por sipas dokumentit të vitit 1944, historikut të Brigadës së 15. Në
historikun që gjendet në dosjen nr.7 të fondit nr.190 të Brigadës 15-të, të
Arkivit të PPSH-së, janë listuar me biografi, 40 dëshmorët e brigadës. Shumë
prej tyre janë vrarë prej minave ose në mënyrë aksidentale, por asnjëri për
“çlirimin e Elbasanit”.
Lista e të vrarëve
partizanë të cilët pretendohet se u vranë për “çlirimin” e Elbasanit:
1-Ahmet
Shabani, nga Progri, Korçë, u vra më 20.10.1944 në Shëngjon.
2-Estref
Meka, nga Bilishti, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
3-Giusepe
Capuana, nga Siçilia, u vra më 8.11.1944 në Labinot.
4-Gavril
Papllo, nga Hoçishti, u vra më 25.9.1944 në Xhyrë të Librazhit.
5-Hamit
Harshimi, nga Lavdari, u vra më 19.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.
6-Kiço
Sandri, nga Pogradec, u vra më 10.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.
7-Kiço
Boboshtica, nga Boboshtica, u vra më 18.10.1944 në Xibrakë.
8-Koli
Rapi, nga Bezhanji i Kolonjës, u vra më 30.10.1944 në Shtërmen.
9-Njazi
Gribeci, nga Gribeci, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
10-Nevruz
Shabani, nga Rehova, u plagos më 20.10.1944 në Elbasan dhe vdiq në Tiranë në
janar 1945.
11-Pandi
Kreshova, nga Kreshova, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
12-Pali
Ligori, nga Pojani, u vra më 18.10.1944 në Baltëz të Elbasanit.
13-Rahman
Beragozhdi, nga Beragozhdi, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
14-Rexhep
Shahini, nga Çërava, u vra më 19.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.
15-Ramadan
Aliu, nga Tresteniku, u vra më 28.7.1944 në Prenjas.
16-Ramadan
Seiti, nga Progri, u vra më 10.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.
17-Sejzulla
Hamdiu, nga Zvezda, u vra më 21.10.1944 në Shëngjon.
18-Shaniko
Starja, nga Starja, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
19-Thomaidha
Laçka, nga Pogradeci, u vra më 24.10.1944 në Prapanik të Elbasanit.
20-Vasil
Pando, nga Borova, u vra më 24.10.1944 në Prapanik të Elbasanit.
21-Vangjel
Llazi, nga Korça, u vra më 5.11.1944 në ullishta të Elbasanit, shkeli një minë.
22-Xhafer
Ibrahimi, nga Bënjëza, Kolonjë, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
23-Kosta
Tusha, nga Korça, u vra më 3.7.1944 në Lozhan të Korçës.