| E premte, 11.11.2022, 08:04 PM |
Ndue Ukaj:
Amerika
dhe perëndimi kur ishte nevoja e gjetën një ilaç për të ndalë gjenocidin e
shtetit serb mbi shqiptarët e Kosovës dhe na çliruan.
Amerika
dhe perëndimi e kanë gjetë ilaçin edhe për t' na bërë shtet e shoqëri politike
në vitin 2008.
Amerika
dhe perëndimi i kanë çelë të gjitha rrugët ndërkombëtare të vendit tonë.
Por
sot, Amerika dhe perëndimi duket se e kanë të vështirë të gjejnë një ilaç për
t' i kuruar anomalitë tona të brendshme, për t' na shëruar nga paranojat dhe
mësimet e këqija politike që kanë formuar një pjesë bukur të madhe të
shqiptarëve.
Këto
paranoja - e di që s' na pëlqen t' i përmendim-
janë pjellë e tradhëgismisë osmane e komuniste dhe shumë shqiptarë
mjerisht e kanë thellë në zemër urrejtën për atë çka është dhe çka përfaqëson
perëndimi.
Dhe
sot paudhësia jonë politike është duke i shtangë miqtë tanë.
Kjo
paudhësi është duke i trishtuar shqiptarët që s' kanë formim e bindje anti
perëndimore.
Sepse
drejtimi që ka marrë shteti ynë është fort i rrezikshëm.
Mosbesimi
ynë politik është duke rrezikuar të krijojë një realitet të ri politik dhe ky
realitet mund të
jetë
heshtë në zemrën e interesave tona.
Afërsisht
para një shekulli kumbonte e pabesueshme klithma e eruditit Faik Konica, kur
shprehej me pezëm se, armiku më i madh i shqiptarëve mbetej vetvetja. Nga
perspektiva e sotme, kjo klithmë tingëllon fatale.
Sot,
duke i parë sjellet foshnjore të Kosovës karshi botës që na ka dhënë gjithçka,
liri e shtet, na ka nxjerrë nga balta e kampet,
më duket se po, amriku më i madh i përparimit tonë është ulë kambëkryq
mes nesh, e injoranca e thellë politike po e shpërfaq ftyrën e saj të vrazhdë.
__________
Testamenti
i Zef Pllumit që me pak fjalë i shpjegon arsyet pse s’jemi në Europë dhe pse
jemi kështu si jemi:
" ...edhe prandaj
menimi jem ishte e asht edhe sot, qi pa iu nrrue truni ketij popullit - e truni nrrohet në
shkolla kryesisht - a në shkolla - dhe
pa u formue nji çetë intelektualësh me pikëpamje perëNdimore na nuk kemi
kurrsesi si menojmë me hy në Europë.”
__________
Miq
dhe lexues,
Shtëpia
Botuese Onufri këto ditë boton librin tim më të ri me poezi, Retë prej drite.
Çdo
vepër e re letrare është gëzim dhe shqetësim i madh për krijuesin e saj.
Ai
gëzohet se lindi një botë e tij dhe shqetësohet për fatin e saj në kohë e
rrethana të reja kur ajo krijon raport me lexuesin, ata që thuhet se ndonjëherë
e shkruajnë gjysmën e veprës.
Me
këtë rast, u jam mirënjohës shkrimtarëve Visar Zhiti e Stefan Çapaliku për
fjalët që kanë thënë rreth poezisë sime.
U
jam mirënjohës pafund Bujar e Enxhi Hudhrit për punën dhe kujdesin që kanë ndaj
letërsisë shqipe dhe veprës sime.
U
jam mirënjohës lexuesve që janë pjesa më e bukur e jetës së një shkrimtari.
Unë
besoj vërtet te poezia dhe forca që ka ajo për të bërë dritë në kohë të errëta
dhe për të qenë shprehje e shpresës në kohë të trishta.
Poeti i madh amerikan Walt Whitman me të drejtë kërkon prej nesh si lexues e poetë që kurrë të mos pushojmë së besuari se fjalët e poezisë mund ta ndryshojnë vërtet botën.