E shtune, 21.12.2024, 04:21 PM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Eleganca tek libri i ri “Perla e lotit”, i poetes Fatmira Lazaj Milori

E merkure, 09.11.2022, 07:38 PM


Eleganca tek libri i ri “Perla e lotit”, i poetes Fatmira Lazaj Milori

Nga Albert Z. ZHOLI, Shkrimtar-publicist

Libri i ri “Perla e lotit”, i poetes Fatmira Lazaj Milori, vjen këtë prag paniari, si një aromë lulesh për të larguar stinën e mërzitshme “Covid-19”. Autorja vjen me këtë libër pasi ka lëvruar me shumë sukses prozën dhe publicistikën, një përvojë e madhe kjo, pasi në këtë gjini krijimtarie ajo kaloi me sukses shumë shtigje të ëvshtira. Padyshim, ardhja pranë lexuesit me një libër me poezi tregon se, ajo tshmë ka besim në vetvete dhe me tërësinë e bagazhit të saj intelektual dhe krijues, ka ditur se çfarë të ofroj tek lexuesi duke pasur besim te suksesi. Poezitë e saj nuk ruajnë metrikën, por ravijëzohen si varg i lirë, që të nxit kureshtjen, të afron një ndjesi shpirtërore të veçantë, provokon situatat, harmonizon fabulën, lakon mendimet, sinkronizon idetë, lëmon figuracionin letrar duke na sjellë një poezi të brishtë, por shumë kurajoze. Në të gjitha poezitë ajo portretizon me detaje dhe me përpikëri shumë personalitete shqiptare por edhe të krahinës së saj të Kurvelshit, ku ajo ka marrë vendosmërinë dhe qëndrimin vital ndaj fenomeneve dhe problemeve të kohës. Poetja në këtë libër nuk i shikon fabulat si një subjekt tërësor, por si një gjetje  të seleksionuar detajesh, për të të sjellë një frymë besimi dhe mesazh njohës tek lexuesi. Poezitë e saj në këtë libër janë të shumta në tematikë, të larmishme në figuracion, të gjallë në mesazh, të ndriçuara në mendim dhe  të kthejllta në ide. Poetja abstragon me realitetin, herë bën karahasime kohore, herë-herë mediton, herë-herë kritikon duke ndjerë përgjegjësinë e saj si intelektuale serioze në vendin e shqiponjave. Poezitë “Jeta”, “Nënave labe” “Çapkëni”,

“U përkund deg’ e qershisë”, “Vajzë e valëve”, “Mall”, “Doktor Rushen Golemi”, “Pengu i dashurisë” , “Labëri plot lezete”, “Gruas”, “Kosovës tonë”, “Nënë Terezës”, “Himni i trojeve të mia”, “Europë”, etj, janë një degëzim i një trungu të fortë poetik, ku spikat sinqeriteti, njdenja e veçantë atdhetare, dashuria e sinqertë prej nëne, vitaliteti si grua labe, finsiëria si vajzë Golëmase. Ky libër poetik i Fatmirës është një fat i mirë për lexuesin, pasi, do të ketë një libër të virgjër nga plagjiatura dhe stonimet pa objekt, por mbi të gjitha do ketë një libër ku do gjejë vetveten me mesazhe plot dashuri njerëzore dhe stoicizëm intelektual. Fryma e këtij libri është si një mëngjes Labërie që sjell pranë gëzimin njerëzor, hallet, problemet dëshirat, objektivat, përpjekjet e çdo gruaje shqipatre për të qenë patriote, familjare dhe e dashuruar me diturinë.

VAJZË E VALËVE

Vjen  që larg një frymë vuajtjesh, e sjell vala,

Mbështetur shkëmbit të bregut,

E priste … vajza!

Vajzë e valëve, s’pushoi asnjëherë,

E deshi sa, s’deshi tjetër  në k’të jetë!

E zinte gjumi tek shkëmbi dhe në ëndërr,

Kalëronte  përmbi valë, veshur dhëndërr!

Hapte sytë nga cikla vale errësirë,

Kërkonte dhëndrrin  mbi valë ku ish’gdhirë?!

Në ëndrra e lamë takimin në tjetër botë,

Kush më siguron e mjera, do ta shoh?!

Dërguar një varg me perla për në qafë,

Me një shpresë e besë humbur  më s’u pa!

Qau mote e qau jetë,  sa u plak,

Edhe shkëmbi lotin derdhi për  meraknë!

Ishte lot i parë i shkëmbit vetëm një,

Se vajza që priste bregut, s’erdhi më!

MALL

Më ndoqe nënë këtë natë,

Si dikur fëmijë, që më  ndiqje mbas,

Nëpër  rrugët tona të ecura gjatë,

Dhe një trokë kali, që nga shtegu lashtë!

Isha bërë nuse isha rritur tashmë,

E zbehta e lehtë, në faqet e saj,

Si, pika e vesës që  bie e para,

Loti, të rëndoi, flinte mbi qepalla!

Në çdo çast të jetës unë e Ti bashkë,

Vij edhe largohem nga  çasti në çast,

Tek pragu i portës me vështrimin larg,

Në dritën e hënës, sytë na u bën bashkë!

DOKTOR RUSHEN GOLEMI

Lindi drita ne? me?ngjese…

He?na tha:Te? fle pak une??!

Dielli le?shonte rreze,

Qiejt e?sht’ shkëlqimi yne?!

E me?nccur sa pe?rmbi shkronja,

Fshehur dituria thelle?,

E kujt do ti shkonte me?ndja,

Lind Bilali dhe nje?here?!

(Doktor Bilal Golemi)

Bisturia si ne? e?ndrra,

Lot e dhimbje pe?r c?do jete?,

N’ato pellgje dashurie,

Rusheni qe Zoti vet!

Moj e thjeshta pe?rmbi dije,

Margarit  rritur ne? hije,

Nata te? zinte mbi varka,

Dita …mbi rruge? te? gjata.

I mungon vendit nje? zonje?,

Nga ato, qe? ndriste sharmi,

Dhe kur ylli rrezatonte, thosh:

Dil Rushen se s’jam i pari!

S’keni ikur, aty jeni,

Roje qiejsh përmbi troje,

Syri bukur i pagjumë,

Rusheni bijë e Gole?me!

Pengu i dashurisë

Nuk jam askushi që të kesh frikë,

Kur  rrugës mua  të më gjesh,

Me sytë  përhumbur që  s’di kush jam,

Dua  të më thuash: me ty, jam bashkë!

E dua këtë fjalë ta kem si njohje,

Se aty me mua  ndodhesh ti,

Jo,  se kërkoj të  bëj dikë,

Për mua  tani  asgjë s’ka kuptim!

S’provë basti  ishte mes miqsh,

Luftoj  të dal por, nuk dal dot,

Të gjithë miqtë më janë larguar,

Të lutem, më thuaj fjalën që kërkoj!

Nuk kam askënd, do kisha një!

Nga dhimbja për mua iku më la,

Dhe ngela në dhimbjen e thellë pa shpresë,

E vogla e saj kthyer endacak!

Mos më ler të lutem, të pastajmen se dimë,

E di që  po më fole, turpërohesh dhe ti,

Por, dikur më thoshje kur isha mirë,

Për mua do jesh, pengu’i  dashurisë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora