Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: "Le të qërohet"

| E marte, 08.11.2022, 07:31 PM |


Qazim Gjonbalaj, lindur në vitin 1948 në Vuthaj, ardhur në Shqipëri në vitin 1959 (11 vjeç), kishte mbaruar pedagogjiken dhe jepte mësim në Slanicë të Beratit. Më 13.4.1968 i shkruante E.Hoxhës se donte të riatdhesohej me arsyetimin formal për t’u kujdesur për prindërit. Letrës i lidhej edhe kërkesa e prindërve nga matanë kufirit. E pyetur, MPB përgjigjet më 29.5.1968, duke thënë se qëndrimi i tij politik nuk ishte i mirë dhe se duhej të riatdhesohej. Shënimi i bacë  Enverit ishte tipik: “Le të qërohet”.