Mendime » Çeliku
Kalosh ?eliku: Kafene pas buke
E marte, 08.11.2022, 07:55 PM
KAFENË PAS BUKE
NGA
KALOSH ?ELIKU
Hoxhë
Nazimi i Bukureshtit, pas disa viteve në kurbet, kthehet në vendlindje
(Kërçovë). Asaj kohe, përderisa kishte qëndruar në Rumuni, ai ishte miqësuar
edhe me poetin e madh shqiptar Asdrenin. Autorin e Himnit Kombëtar për Flamurin
Shqiptar. Poetin, i cili edhe asaj kohe e kishte vizituar vendlindjen e Hoxhë
Nazimit, Kërçovën.
Pas
kthimit nga Rumunia, Hoxhë Nazimi shërbeu si hoxhë në fshatin Livadhi të
Strugës. Dhe, Malësinë e Kërçovës me kësulën e bardhë në kokë të Bajram Currit,
në vend të çallmës turke. Kësulë, që deri në fund të jetës, nuk e hoqi nga koka
ta zëvendësojë me çallmë turku.
Një
ditë, përderisa ai shërbente si hoxhë në një fshat malor të Kërçovës, ktheu
edhe në fshatin Cërvicë, në konakun tonë ?elike, si mik shtëpie.
Ende, ishte gjallë Babai. Asaj kohe, unë isha student në Universitetin e Prishtinës, po rastësisht u
ndodha në shtëpi, Katund.
Nusja
e vëllait, sipas traditës kërçovare e pyeti mikun: Hoxho, a do ta pish një
kafe? Jo, u përgjgiigjë Hoxha. Kafen, pas buke. Vëllai, nuk priti, po
ndërhyri: Budallaqe, Hoxha vjen nga një
fshat i largët malor i Kërçovës. Nuk ka nevojë për kafe, por për bukë. ?ohu, dhe shtroja sofrën kërçovare me bukë Hoxhës!
Pasi
u shtrua sofra për bukë, Nusja e Vëllait Madh, hyri në bisedë me mikun: Hoxho,
lopa ka shterë, nuk ka tambël. Mirë, do të ishte t’i bësh një hajmali. Hoxha,
iu përgjigjë: Nuse, jepi lopës një thes me krunde, nuk ka nevojë për hajmali.
Atëherë, do të shohësh, sesi: lopa do ta mbushë kusinë me tambël. Edhe, do të derdhet
jashtë kusisë.
Asaj
kohe, unë isha në lidhje edhe me mbesën e tij, dhe pata mjaftë probleme për
martesë. Shkaku, se: Unë isha ndarë nga gruaja e parë me të cilën pata edhe një
djalë, që e mora me vete në Katund. Përmëtepër, Unë isha edhe me flokë të
gjata, mjekër dhe gunë të zezë deri ë fund të këmbëve: Prishtinë e Kërçovë.
Jetë, jo “normale” për atë kohë.
Nëna,
me prejardhje hoxhollarësh me tituj shkecor të teologjisë: që, kishin studiur
edhe në Kajro, përpiqeshte të ma gjejë një vejushkë shterpë. Shkaku, se: Asaj
kohe, askush nuk martoheshte me një burrë me djalë?! Mbesa e Hoxhës, dhe unë
një ditë u pajtuam: që, mos dërgojmë njerëz të tjerë si shkuesë, po vetëm
Babain tim dhe Vëllain e Madh.
Ashtu,
edhe ndodhi. E dërgova Babain dhe Vëllain e Madh, si shkuesë te familja e
Hoxhës Bukureshtit. Babai, gjatë pajtimit për martesë, u kishte thënë miqëve:
Unë e kam një arë, fillim e fund mes dy rrugëve të Katundit. Nuk e qetë matanë
as plumbi i pushkës. Edhe, ajo arë për çdo vjet e mbjellur me gërtok (misër),
kashta e së cilës i bënë nga dy kallinj misëri. E, ato kallinj, sikur të jenë
cuca, unë një cucë nuk ia jap Kaloshit.
Ti, si të kesh “haram” cucë, jepja për grua.
Babai
i vajzës (mësuesi im i artiti figurativ) në shkollën fillore, nga kjo përgjigje
e papritur kishte dalë jashtë në oborr, t’ia rrëfejë së bijës ecjen e ngjarjes
martesore. Ajo, ishte përgjigjur shkurt, se: unë e kam vendosur, dhe atë do ta
marr për burrë. Mirë, i kishte thënë babai (mësuesi im dhe piktori), ti do të
jetosh me të, dhe jo unë si mësues.
Nuk
ka problem, përsëri ishte përgjigjur e bija. Vetë, do ta marr përsipër “gabimin
jetësor”. Nuk do t’ia hudhë askujt mbi shpinë. Ngjarje e asaj kohe, që ditë më
vonë “muslimanët e Allahut”, kur e takonin në rrugë e ngacmonin Hoxhë Nazimin:
A bre hoxho, si e dhatë cucën te ai shka me flokë të gjata e mjekër të zezë?!
Hoxhë Nazimi, u përgjigjej plumb: Edhe, pejgamberi Muhamedi a. s. ka pasur
mjekër. Gunë të zezë. Edhe, ka pi shirrë (verë), mes shtatë grave.
Dhe,
u martova me mbesën e Hoxhës Bukureshtit. I kaluam vitet me borë bashkë të dy
si mësuesë në malësinë e Shkupt, gjatë të cilëve Ajo edhe lindi dy djem, sot
burra. I publikova disa libra mes atyre maleve. Unë si dhëndërr, hyja dhe dilja
në familjen e Hoxhës. Një natë, përderisa unë dhe nipi i tij Agimi (vëllai i
gruas) e kishim shtruar tavolinën me verë të kuqe dhe çonim dolli për Vitin e
Ri, paprtitmas hyri në dhomë edhe Hoxhë Nazimi me kësulën e bardhë të Bajram
Currit. E rrëmbeu gotën e verës duke thënë: Ju qerratatë, pini borovnicë pa
mua, ë?!
E
çoi gotën e verës me fund. Dikur, pasi na shikoi neve, sesi reaguam: Po, e mirë
që paska qenë kjo borovnicë! Dhe, e rrëmbeu shishen. E mbushi plot me grykë
gotën.
Natë
e Madhe, kur Hoxha i Bukureshtit na e piu gjithë shishen e verës...
Nga libri: “Kali Shemës” pas porte (publicistikë
letrare, Shkup 2022).