Kulturë
Sevdail Hyseni: Ka emër…
E shtune, 05.11.2022, 07:03 PM
Sevdail Hyseni
Satira
Ka
emër…
Partia
ka emër
Ashtu
si çdo send,
Sidomos
e vjetra
-
E liga për mend!
S’ngopet
me lavde
Të
ngritura në qiell,
Edhe
pse të pasmet
I
digjen në diell!
Cila
është partia?
E
gjeni shumë lehtë,
Ajo
që ka lindur
E
rron me pushtet!
Mirëpo,
këto pushtete
Shtrihen
në nivele…
Disa
nga të mjerat
Bëhen
si shurrë pele!
Ndahen
nëpër krahë
Për
pak interes,
E
përçajnë popullin
E
bëjnë pikë e pesë!
Nga
barku i tyre
Lindin
shumë parti,
Tani
edhe krahët
U
rrinë për karshi!
S’e
ndalin betejën
Në
gjitha drejtimet,
Mbase
s’është kollaj
Kur
përzihen qimet!
Ata
që janë mësuar
T’hanë
në një koritë,
E
kanë për bashkim
Jetën
në pozitë!
Të
kuq n’komunizëm
Të
kuq n’demokraci,
Gjithmonë
u ka prirë
Një
ogiç i zi!
(Karikatura marrë nga
interneti)