Mendime
Vladimir Shyti: Patronazhistët kanë zaptuar Hekurudhën e shkatërruar
E enjte, 03.11.2022, 07:57 PM
Patronazhistët kanë zaptuar Hekurudhën e shkatërruar
Nga
Vladimir Shyti
Në
patalogjinë e hekurudhës shqiptare, nuk ka shëmbje të menjëhershme, të gjithë
qeverit shqiptare ndihmuan në shëmbjen e saj.Ajo u dogj krejtsisht nga brenda,
siç djeg zjarri pyllin dhe e shkriu dalngadalë si zjarri i mbuluar me
qymyr.Krizat u bënë përherë edhe më të forta, ndiqnin njera tjetrën në
kohëpushime përherë të shkurtëra;nëse gjatë punësimëve të para kërkohej një
kualifim i lartë hekurudhor, kohët e fundit mbizotroj vjedhja, pa aftësia dhe
humbja e specialistëve, që krijoi tension të shpërthente në katastrofë.
Hekurudha u bë çerdhja e simpatizantëve të
çdo partie politike që fitonte pushtetin, por që dhe u la në harresë duke u
braktisur e rrokulliset si shkëmb në thellësitë e fatit të vet.
Me ardhjen e Rilindjes në pushtet bie një tis
mjegulle, ku ndërmarja mori pamjen e një lufte si në Ukrainë.Në insitucionet
hekurudhore u dyndën patronazhistët socialist.Në zyra vështroje gjithmonë
fytyra të reja, puntorë edhe me arsim të lartë që nuk e kishin idenë e punës
hekurudhore.U hapën disa kurse tre mujore specializimi sa për sy e faqe.Një
pjesë e të punësuarve bënin dy punë , ku dhe paraqiteshin në hekurudhë për të
bërë pushime, e të tjerë që nuk paraqiteshin fare në punë.Kishte edhe nga ata,
që u zhgënjyen nga partia e tyre me pagat qesharake më të ultat në rajon dhe u
larguan.
Tashmë ndonjë tren si një zvarranik i
plagosur tërhiqet zvarrë mbi shinat e sakatosur. Lokomotiva të mbytura tani janë
shkatërruar. Mbeturinat e jetës hekurudhore çapiten drejt mosbesimit duke
këputur timonin e arsyes.Ajo që ka mbetur është një shtresë shpërfytyrimi i
faqes dhe jehonës hekurudhore, ku dhe solli fundin e saj.Ndërsa, drejtuesit
patronazhist sillen si bejler të kohës modern, pa as një plan për të ardhmen,
veç disa makinerive primitive që shkulin shinat Tiranë-Durrës që bëjnë sikur
punojnë.Asnjë trasparenc, veç mashtrimit, duke u rrëmbyer makinistave gjysmën e
asaj page qesharake si pasojë e kalimit të normative së karburantit, kur në një
kohë që mjetet hekurudhore janë teje të harmotizuara dhe u mungojnë aparatet
treguese të karburantit, me pompa të pa koliduara, me përzierje të naftës me
vaj të djegur motorri, që bllokonin shishet treguese të karburantit në
rezervuar të lokomotivave, e tjera.
Puntorë të larguar nga vetvetja me forca
konceptuese të paralizur sillen si"kafshë zgjebarake"poshtë e
përpjetë hekurudhës pa asnjë shpresë për të ardhmen dhe, idetë e pa lidhura
përfundojnë në hiç.