Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Kapter Nauni dhe shqiptari i Kosovës
E enjte, 03.11.2022, 07:55 PM
Kapter Nauni dhe shqiptari i Kosovës
Nga Kastriot
Dervishi
Halit
Ramadani, me qëndrim në Postën nr.2/2 Çermë, kish marrë shtetësinë shqiptare
(në fillim të vitit 1965) me kërkesë të tij, por jeta i ishte bërë e
padurueshme. Vetëm poshtërohej. Midis të tjerash, në prill 1965 i shkruante KQ
të PPSH-së:
“Që
kur kam ardhur në RPSH nuk më priti asgjë tjetër, vetëm kampi, sikur isha pa
shtetësi, edhe tash me shtetësi shqiptare. Bile tash që kam shtetësinë
shqiptare më godet e rreh me grushte postëkomandanti i postës së policisë 2/2
Çermë. Prandaj ju lutem, më ktheni në Kosovë, në shtëpinë time, vetëm të
shpëtoj nga dora e postëkomandantit të postës së policisë 2/2 Çermë dhe të
shpëtoj nga dora e xhelatit (Frankos) Naun Prifitit. Nuk është e para herë që
më rreth ky gjakpirës”.
Pasi
nuk merr përgjigje, i shkruan personalisht Enver Hoxhës se kapter Naumi e
rrihte dhe e mbyllte në “burgun personal” në nevojtore. Institucionet sigurisht
ishin kundër opinionit të tij sepse antikosovarizimi ishte politikë zyrtare,
ndërsa Drejtoria e Organeve Administrative në KQ të PPSH-së, rekomandonte
heqjen e shtetësisë, por që nuk shihej si zgjidhje e menjëhershme.