Editorial
Petrit Shpati: Arrestimet në Kosovën Lindore – dikush duhet të marrë përgjegjësi!
E shtune, 27.12.2008, 10:55 PM
Arrestimet në Kosovën Lindore – dikush duhet të marrë përgjegjësi!
Nga Petrit Shpati
Kush po i bastisë dhe po i arreston shqiptarët në Kosovën Lindore, kush është xhandarmeria, si rrjedhën bastisjet dhe arrestimet në 8 vitet e fundit, a do të jenë këto arrestimet e fundit?
Qeveritë në Serbi ndërruan nga rënja e Millosheviqit, por poltika ende vazhdonë të jetë Serbo-Millosheviqiane. Mos të harrojmë se për të rrëzuar millosheviqin nga pushteti u përdorën njerëzit e tij të besuar, qe më pas të marrin pushtetin shtetëror, ata janë, Koshtunica ishte kryetar i Serbise derisa fotot ku ai ishte fotografuar me Kallashnikov ne Veri te Kosoves, si munde te ishte ky njeri demokrat kur ne kohen e tije ishte ne fuqi kushtetuta e Millosheviqit qe shqiptaret i cilesonte si qytetar te dores se dyte, pastaj erdhi ky njeri Kyeninister dhe gjate kohes se tije qëroheshin hesape neper serbi mes grupeve keriminele te cilet grupe ishin te etura per gjak dhe lufta ne Kosove dhe Kosove Lindore kishte perfunduar andaj me nuk kishte gjak te shqiptareve. Ne krye te shtatmadherise se ushtrise Serbe gjindej nje gjeneral i cili kerkohej per krime lufte , ne krye te Policise ishte nje person i quajtur Dushan Mihajloviq i cili ishte i dyshuar per vrasjen e gjeneralit te policies dhe ndihmes ne I grupeve qe kyenin kiminalitet nëpër Serbi, ne krye te xhandarmerise ishte Goran Radosavljeviqi i cili pas masakres ne Prekaz, Likoshan dhe Recak mori nofken GURI. Zevendës kryeministër ishte cakruar Nebojsha Coviqi, i cili në kohën e Millosheviqit ishte kyetar i Bashkisë së Beograit, d.m.th, ishte dore e zgjatur e Millosheviqit . Njeherit ky person me idet e tija dhe Planin e tijë të njohur si "Plani i Coviqit", formoi trupin koordinues. Ky trup koordinues ishte bere ne saje te luftës kundër shqiptarëve autokton të Kosovës Lindore. Qëllimi i këtij trupi ishe koordinimi i forcave ushtarake, policore dhe poltike në represinonin ndaj shqiptarëve.
Dhe Coviqi filloi pas përfundimit të zbatoje "Planin e Coviqit" ku pika e pare e ketij plani ishte "arrestimi dhe zhdukja e terroristave" qe fatkeqësisht disa mendjeleht që udhëhiqnin me kuvendet komunale nënshkruan një marrveshje me këtë trup kordinues për këtë gjë, gjë që menjëhere në shkurt të vitit 2002 pasoi arrestimi i 12 ish pjestarëve të UCPMB-së, dhe kështu rrjedhimisht vazhdonin bastisjet dhe arrestimet dhe politika shqiptare "benin sehire"!
Bilem disave edhe ju behet qefi duke iu gëzuaar kësaj fatëkeqësive të ish luftëtarëve dhe duke thelluar edhe më tej bashkpunimet me këtë trup në vend se të bënin të kundërtën .
Arrestohet edhe ish Komandanti i UCPMB-së dhe me këtë rastë sipër qudi nuk kishte asnjë reagim, por në fakt disa poltikan bënin marrveshje të reja me Beogradin përmes Coviqit dhe klikës së tijë të stacionuar në Bujanoc.
Poashtu më 2003 vriten dy djem të ri në grykën e konculit derisa po udhëtonin, kjo vrasje kryhet nga focat e xhandarmerisë dhe më pastaj u vishet se kinse ishin pjestar të AKSH-së, cka në fakt ishin vetëm dy djem të rinj që i rastisi rruga të kalonin atypari nga edhe ishte rruga për tu kaluar për të gjithë njerzit e lirë. Këtu atë ditë gjakëpirsit xhandar kishin një detyr. Të vrisnin dikë. Këtu prap politika shqiptare heshti, më e keqja ishte se pas vrasjes në grykë Konculit UNMK-u proserb në Kosovë arrestojn familjarët e viktimave.
Vitet kalonin dhe arrestimet vazhdonin, ne janar të vitit 2005 ne brezin kufitar Miratoc - Llojan, (Kosovë Lindore - Ilirdë) vritet një fëmijë, derisa po kalonte kufirin. Të shtënat vinin nga snajperët serb të cilët pa kurrfar paralajmrimi dhe duke mos e marr parasysh se ishte një fëmij 15 vjeqa ata gjuajn dhe e prasin atë, Dashnim Hajrullahu . Ne fakt djali ende si kishte mbushur te 15-tat!
Pjese e ktyre bastisjeve isha edhe vetë dhe gjithehere ishte preteksi i tyre se une isha kryesues i një grupi të armatosur dhe posdejoa armë dhe lëndë eksplozive, gjë që asnjëhere nuk mundën ta vërtetojnë një gjë të tillë, bastisjet dhe kërcënimet nga ana e aparaturs shtetërore ishte e përditshme pothuaj.
Dashnim Hajrullahu
Andaj të gjitha këto akte duhet të dënohen ashpër edhe nga faktori ndërkombëtar, sepse kriminelët e vërtet dhe ata që bënë krime lufte po shetiten lirshëm nëpër serbi, një ndërta është edhe komandanti i xhandarmerisë Guri.
Sot minister i puneve te brendshme te serbise eshte Ivica Daçiq kryetari i Socialisteve te partise se Millosheviqit, kur edhe deri dje ishte bashkpuntor i ngusht i Millosheviqit sot urdheron arrestimin e djemeve te ri shqiptar ne shenje hakmarrje dhe ne frymen e procesit antinjerzor, vazhdë kjo e politikës millosheviqiane.
Politikanët e Kosovës Lindore, duhet që njëzëri të tërhiqen nga të gjitha postet, në rend të par Riza Halimi i cili e di mirë se menjëhere pas shkurjes së tijë në parlamentin serb pasuan bastisjet në zyrën e Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe arrestuan anëtar të saj dhe veteran të luftës së UCPMB-së. Kuvendet Komunale duhet të mos përfillin asnjë ligj të sërbisë dhe menjëhere të kundërshtojnë cdo vendim dhe veprim të sërbisë.
Sipas zëdhënësit të prokurorisë shtetërore të sërbisë, nuk kanë përfunduar arrestimet dhe se do të vazhdojnë bastisjet dhe arrestimet në Kosovë Lindore. Kjo vë në pah se sërbia nuk ka përfunduar por në fakt do të vazhdoje me avazin e saj kundër shqiptarëve në këtë trevë.
Sipas gjitha dukurive dhe ngjarjeve kjjo shpie vetëm në një destabilizim cka do të thotë se do të detyrohen që shqiptarët të mbrohen ndaj sulmeve të agresorit serb. Dhe kjo nuk do të shkoje larg por do të jetë një tmerr i vërtetë.