E merkure, 30.10.2024, 06:39 AM (GMT)

Kulturë

Vladimir Shyti: Arratia

E marte, 01.11.2022, 05:56 PM


Vladimir Shyti, Durrës

Arratia

Pragu i larë me lotë,

Shtëpia bosh e shëmtuar,

Kecat më nuk lodrojnë,

Gjumi u është prishur,

Mallkon e qan natyra,

Humbi urtësia,siguria,

Cdo gjë tjetër shtyjnë fort,

Humbi dhe dashuria,

Shpirtëra mer’ arratia.

Nëna,qyqe e vetmuar,

Si dëborë kish savanin,

Në zemër ka një gurë,

Në luftë me durimin,

U zhduk çdo traditë,

U shkel çdo ligj,

Ikin fëmijët pa lënë gjurmë.

*

O male kryelartë,

Vrerë e hidhërimit të thellë,

Ju që puthni të parët diellin,

Jepuni pakëz dritë fëmijëve tanë,

Që po humbin veten e gjykimin,

Humbën në detera e oqeane,

Kërkojnë tjetër jetë,

Por,po u digjet mjekra,

Si manushaqe të fishkura,

Ku është dora e ngrohtë,

Atdheu aromë e qelbur,

Buzëkuq në varfëri,

Korbat sillen vërdallë,

Dy pleq në një shtëpi.

*

E gjithë bota me shqiptarë,

Po vendthin,o të gjorë,

Si e latë,barktharë,

Këtu është nëna e madhe,

Me lotë të pa tharë,

Ku janë burrat e qëmotit,

Që godisnin me grusht malin,

Me një abetare,

E tërë treva shqiptare,

Lakejt na shqyen,

Shpërfillën dhe lahutën,

Por,mos harroni,

Kjo është toka jonë amtare.

*

Përse largoheni nga nëna?

Arratisur syrgjynosur,

Po,keni pakëz të drejtë,

Fajin e ka politika,

Të shkundim pemën e fatit,

Mos dëgjoni Konicën!

Se Shqipëria s,bëhet,

Ju jeni dora e fatit,

Që do të nderoni nënën,

Ne jemi lashtësia,

Jo me histori legjendash,

Si Greqia.

Zgjohuni,ngrihuni,o të mjerë!

Kërkoni Shqipërinë e madhe,

Ne jemi një,

Në tokën tonë amtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora