| E diele, 30.10.2022, 06:56 PM |
ZYM, NË TAKIMET E GJEÇOVIT, TË 51-AT ME RADHË:
ATY KU MERR UDHË TË REJA
IDENTITETI ARBËROR-SHQIPTAR
Nga
Prend Buzhala
Në
Zym të Hasit, edhe sot ishte një festë e vërtetë dhe një ditë e bukur tetori.
Hapësirat e qendrës së këtij vendbanimi historik ishin të mbushura jo vetëm me
qytetarë, por edhe me ekspozime të ndryshme: të veshjeve tradicionale
shqiptare, të luleve, të ushqimeve tradicionale e sidomos me festën
tradicionale të pjekjes së Ditëve të Rakisë, prodhues të kësaj pijeje nga anët
e Dukagjinit dhe Hasit. Ishte një ambient etnografik, tipik etnik, shqiptar,
një mikpritje proverbiale zymjane. Një etnografi përplot emocione.
Në
TAKIMET E GJEÇOVIT, të 51-at me radhë, merrnin pjesë qytetarë nga të gjitha
viset etnike shqiptare, përfaqësues qeveritarë e komunalë, shkrimtarë, njerëz
të kulturës, etj.
Janë,
ndër të tjera, disa figura që identifikohen me këto TAKIME, siç janë
organizatorët Frrok Kristaj, At Ndue Kajtazi, Lajde Kajtazi Kolgjeraj, Arbnora
Kolegjeraj, etj.
1.
Në
fakt, sot ishte dita e dytë e tyre. Ato filluan ditën e djeshme me FESTIVALIN E
BUKËS, për të tetën herë, tashmë tradicional ky festival, i vetmi i tillë që
mbahet në hapësirat euroballkanike. Hasjanët janë të njohur për zejen e
furrtarisë, dhe kjo karakteristikë e tyre ka qenë shtysë për themelimin e një veprimtarie të tillë në këto Takime. Në
këtë festë të bukës pati tribunë shkencore (ligjëruar nga Frrok Kristaj e
Albert Mirdita), ekspozimi i gatesave tradicionale etj. Po ashtu aty janë
promovuar katër libra të tri autoreve hasjanë: motër Franciska Suzana Lekajt,
Hatixhe Çollakut dhe Arbnora Kolgjeraj-Rexhajt.
2.
Ndërkaq
sot takimet vazhduan me Programin tradicional të tyre. Ato i hapi nikoqiri At
Ndue Kajtazi, i cili ndër të tjera, iu uroj mirëseardhjen me një tekst
domethënësd:
“Takimet
e Gjeçovit 2022
Të
gjithë juve këtu ju urojmë mirëseardhje,
Mirë
se erdhët në Zym, në vendlindjen e Bogdanit, pishtarit të dijes dhe pishtarit
të lirisë,
Mirë
se erdhët në Zym, aty ku mori shtat e këndoj Pal Hasi,
Këtu
ku gjetën strehë ipeshkvinjtë: Mihill Suma e Gjon Nikollë Kazazi, e Karagiqi që
mori rrugë për në Kuvendin e Arbërit,
Mirë
se erdhët në vendin ku u shkrua Abetarja e parë.
Mirë
se erdhët në vendin ku pushojnë eshtrat e trupit të dërmuar të Patër Luigj
Palit.
Mirë
se erdhët në Zymin e Gjeçovit, ku mori shtat Kanuni i Lekës.
Mirë
se erdhët në Zymin e Katarinës, ku ajo mësoi si luhet, këndohet e vajtohet në
dërrasat e vekut, e këto dërrasa do ti bëjë dërrasa të teatrit.
Mirë
se erdhët te Anton Pashku me rënkimin e tij "OH"...
Mirë
se erdhët në vendin e bukës, ku buka quhet shpirt.
Mirë
se erdhët në vneshtin e rrushit - Zym.
Mirë
se erdhët në vendin ku me gotë të rakisë lëvdohet Zoti.
Mirë
se erdhët në Has, ku nuk kishte asnjë han, sepse çdo shtëpi ishte e hapur për
mysafirin, sepse shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. "Takimet
e Gjeçovit 2022 " manifestimi që po mbanë gjallë kujtesën kombëtare e që
po e promovon traditën e vlerat atdhetare, fetare, kulturore e artistike, sipas
shembullit të figurës së Atë Shtjefën Gjeçovit.”
Mandej
përshëndetën ministri i kulturës, sinisë dhe sporteve i Qeverisë së republikës
së Kosovës, Hajrullah Çeku, kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, edhe
vetë hasjan dhe deputetja shqiptare e parlamentit kroat Ermina Lekaj Përlaskaj.
Ishte domethënës edhe gjesti i Ipeshkvit të Kosovës, imzot Dodë Gkergjit, i
cili radhën e tij për të përshëdnetur, ia dha mulla Xhevat Kyreziut. Mulla
Xhevati, ndër të tjera tha se ndjehet krenar që e tarshlgon mbiemrin e Shtjefën
Gjeçovit – Kyreziut, e që i takon rrënjëve të një gjaku. Përshëndeti edhe një
klerik hasjan. Me pika muzikore, valle shqiptare, u paraqitën të rinjtë e SHKA
“Katarina Josipi” të Zymit.
Në
Tribunën shkencore kushtuar mikpritjes shqiptare, ligjëruan Arbnore Kolgjeraj,
etnologe dhe Prend Buzhala.
Në
orën tardicionale letrare poezitë e tyre i lexuan poetë nga trojet etnike
shqiptare si Vera Istrefaj (Kukës), pastaj Halil Gashi (Kanada), Ramadan
Mehmeti, Prend Buzhala, Gjon Gjergjaj; Skënder Berisha etj. Gjatë gjithë kohës,
në skenën e amfiteatrit zymjan, që ngjet në një amfiteatër antik, në ri grupe
ishin të ekspozuara veshjet e trojeve të krahinave të ndryshme shqiptare, si
dhe gatimet, për të cilat foli aktivistja Remzije Berisha, duke i prezantuar me
radhë veshjet e Hasit, Mirditës, Malësisë, Tetovës, Dukagjinit, Drenicës,
Karadakut etj.
3.
U
ndanë edhe çmimet tradicionale. Çmimin "Pena e Gjeçovit" e fitoi
studiuesi dhe historiani Jaho Brahaj, ndërsa Çmimin “Unaza e Katit sivjet i
dhurohet dr. Prof.. Edi Shukriut.
Kësaj
radhe, po e veçojmë një shënim për studiuesin Jaho Brahaj, i cili foli edhe për
figurën e Gjeçovit, me thirrjen “TË NJOHIM KONTRIBUTIN DHE VLERAT E DIJETARËVE
TANË”!
Jaho
Brahaj është i lindur në Kryezi-Pukë në vitin 1952. Ka, botuar artikuj në shtypin e përditshëm
dhe në revista shkencore, dhe ka marrë pjesë me kumtesa në aktivitetet
shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Ka përgatitur dhe botuar gjatë viteve
1984-1995, katër broshura monografike me tematikë traditat e rrethit Pukë. Ka,
botuar librat studimorë:
-
“Il primo Albanese D’Italia” (Arbëreshi i parë në Itali), në Brindizi, në
gjuhën italiane. - - “Emblema Shqiptare”. Studim monografik për heraldikën
historike shqiptare.
-
Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”,
-
“Flamuri i Kombit Shqiptar”.
-
Studime dhe artikuj per Shtjefen Gjeçovin.
-
“Kurora Mbretërore Shqiptare”
Ka,
përgatitur dhe botuar 4 vëllime, nga trashëgimia e mbetur në dorëshkrim të
Shtjefën Gjeçovit, siç janë: vëllimi me publicistikë “Shtyllat e Kombit”, vëllimin poetik: “Tomorr
e Pashtrik Përpiquni”, drama “Shqyptari Ngadhnjyes”, novela e shkruar në vitin
1902 “Mnera e Prezës”. Në vëllimin publicistik “Shtyllat e Kombit” është
paraqitur dhe një bibliografi e Shtjefën Gjeçovit me zëra të panjohur nga
bibliografia e tij deri në këtë vit (1999). Në konkursin e shpallur nga
Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kulturës Tiranë në vitin 1997 për botimet
historike të periudhës 1992-97, është fitues i çmimit për monografinë
shkencoro-historike.
4.
Pas
Programit artistik, tribunave, ekspozitave etj. të pranishmit shijuan pijet e
Ditëve të rakisë, si dhe ushqimet tradicionale shqiptare.