| E diele, 30.10.2022, 06:50 PM |
Sali Berisha:
Të bëjmë Shqipërinë si
Kosova!
*Vietnami,
Shqipëria, Kosova!
*Treguesi
i Shtetit Ligjor!
*Shqipëria
një rekord tjetër i zi!
*Kosova
një rekord tjetër krenar!
*Treguesi
i shtetit ligjor!
Shqipëria,
sipas “Wold Justice Project për Treguesin e Shtetit Ligjor”, renditet në vendin
e 87-të, apo 4 vende nën Vietnamin komunist dhe një vend më poshtë se Gambia.
Vietnami
është diktaturë komuniste, pra të gjitha pushtetet i ka Partia Komuniste e cila
bazuar në doktrinën Marksiste-Leniniste dhe jo votën e qytetarëve, ka rolin e
saj rolin udhëheqës të garantuar me ligje. Në Vietnam zgjedhjet bëhen, por janë
fiktive. Pra, në Vietnam kemi të bëjmë me diktaturë ideologjike.
Në
Shqipëri, e cila për “Treguesin e Shtetit Ligjor” renditet katër shkallë apo
katër vende më poshtë se Vietnami, të gjitha pushtetet i ka Partia Socialiste e
cila bazohet në vjedhjen, krimin dhe drogën.
Në
Shqipëri, njesoj si në Vietnam, zgjedhjet janë fiktive sepse votën Edi Rama e
plaçkit dhe e dhunon me patronazhistët, bandat e krimit dhe narko-eurot. Pra në
Shqipëri nuk kemi të bëjmë me diktaturë ideologjike por kemi të bëjmë me sundim
njëpartiak të bazuar në drogën dhe krimin, pra me narko-diktaturë. Me të drejtë
lind pyetja: Po si ka mundësi që Vietnami i diktaturës komuniste qëndron katër
shkallë më lartë për “Treguesin e Shtetit Ligjor” se Shqipëria e
Narkodiktaturës të Edi Ramës?!
Shpjegimi
është vetëm një!
Reforma
sorosiane e drejtësisë në Shqipëri që i këputi kolonën vertebrale shtetit
shqiptare dhe i’u mohoi shqiptarëve të drejtën e një procesi të rregullt
ligjor.
Edhe
në Vietnam sigurisht drejtësia kontrollohet nga partia, por aty vendimet jepen
brenda afateve ligjore të pranueshme. Kurse në Shqipërinë, Republikën e George
Soros, qytetarit për të marrë vendimin në gjyq i duhet të prese edhe 10 apo 15
vite, ose të paguajë rryshfet “Dvoranëve” të drejtësisë për të afruar
shqyrtimin e çështjes në gjyq.
Kosova
qëndron 53 shkallë mbi Shqipërinë sepse në Kosovë bëhen zgjedhje të lira e të
rregullta. Ajo nuk është Republikë George Soros dhe narko-diktaturë si
Shqipëria dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk u shkatërrua nga Reforma e
George Soros. Revolucioni Demokratik është vendimtar për të bërë Shqipërinë si
Kosova dhe për ta shpëtuar atë. sb
facebook.com/SaliBerisha
Këtu
më poshtë keni raportin vjetor të “World Justice Project”.