Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Refuzime e krekosje kundër perëndimit
E shtune, 29.10.2022, 06:38 PM
Ndue Ukaj:
Besoj fort se deklarata e sotme e Amerikës është
një njollë e zezë në historinë e re të Kosovës. Dhe besoj fort se s'ka gjë më
të dëmshme dhe njëherësh më të frikshme për Kosovën se kjo deklaratë:
"Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e
Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë..."
Të refuzosh këshillat e partnerëve jetikë dhe
për çka, për çështje targash, vërtet është gjendje e pashpjegueshme, e
pakuptimtë dhe mendja racionale s' ka sesi ta kuptojë.
Këto lloj refuzimesh e krekosjesh kundër
perëndimit kam frikë se mund t' i paguajmë shumë shtrenjtë.
Zef Pllumi fort
i urtë dhe i mençur duke parë çoroditjet shqiptare - diku ka thënë - çdo
avanturë me perëndimin mund ta paguajmë me robëri të re.
Ne kemi përvojë me avantura të tilla, të cilat
na kanë këputë nga rrjedhat e civilizimit dhe na kanë lënë më të prapambeturit
në kontinent.
Duke refuzuar perëndimin- vetëdijshëm ose jo -
në vendin tonë hapen dyert e dritaret për dëshprim, frikë e ideologji
antiperëndimore, nën të cilat kemi vuajtë me shekuj.