| E hene, 24.10.2022, 06:00 PM |
KUSH ËSHTË ZOT SHTËPIE NË LDK?!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Zakonisht,
subjektet politike, kanë një zëdhënës, që flet në emër të partisë, përçon
mesazhet e saj në opinion. Dhe, zëdhënësi është zëri autentik i kryetarit,
kryesisë të partisë. Përndryshe, kur flasin anëtarët e partisë, kuadrot e saj,
flasin në shumës, ose kur nuk janë të autorizuar nga partia, për të dhënë një
deklatratë, për të shfaqur një mendim, që kërkohet nga ndonjë medium, gazetar,
e theksojnë se "jap mendimin tim personal, jo të partisë sime".
Kohëve
të fundit, dëgjojmë deklarime paushalle, qoftë nga anëtarët e kryesisë të
LDK-së, qoftë nga deputetët e saj apo të ish kuadrove të LDK-së, të cilët janë
anashkaluar nga vota e anëtarësisë, përkatësisht, të elektoratit, për arsye të
dyshimit të bazuar se kanë afri të pazakonshme me PDK-në dhe arsye të tjera të
ngjashme.
Kuvendi
i 10-të, i Jashtëzakonshëm i LDK-së, zgjodhi Prof. Lumir Abdixhikun kryetar të
saj. Ndryshimi ishte domosdo e kohës, pas humbjes fatale të LDK-së, në
zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Braktisja masive e elektoratit të kësaj partie
dhe kthimi vetëm pak muaj më vonë, i 100 mijë votuesëve, pikërisht, pas ardhjes
në krye të LDK-së të kryetar Lumirit dhe të Kryesisë së re, ishte besimi dhe
shpresa për reformat e gjatë-pritshme. Dhe, assesi nuk kishte të bënte me asnjë
lloj zhgënjimi në Qeverinë Kurti, ndonëse ishte kohë e shkurtër për ta provuar
atë.
Është,
pikërisht, kjo zgjedhje dhe zgjidhje aprovuese e elektoratit, që obligon ekipin
e ri drejtues të LDK-së, të këtë kujdes të shtuar, në raport me partitë-banda
të PAN-it. Flirtet dhe koalicionet me PAN-istët e kanë fundosur LDK-në në 11 %.
Opozitarizmi i LDK-së, duhet të jetë i argumetuar dhe jashtë ndikimit të PAN-it
dhe të SHIK-ut të tij kriminal. U dëshmua, madje, katërcipërisht, se organizimi
i grevës politike masive ishte i tyre, andaj, LDK-ja duhej ta kishte maturinë
rugoviane. Ligja përjashton pagesën e grevistëve. Dhe, kjo rregullë është e
përbotshme. Atëherë, pse zërat kakofonikë të vajtojcave të LDK-së,
çakordueshëm, çirreshin për t`i paguar, jashtëligjshëm, grevistët e manipuluar
nga PAN-i dhe SHIK-u i tij?!
Nënkryetari
i LDK-së, Lutfi Haziri ankohej se "Kurti i ka lënë 1 (një) muaj shkollat
mëshelë. Udhës për t`u bashkuar edhe më shumë", - apelonte ai!
Sigurisht
e ka fjalën për LDK-në me PDK-në! Por, realisht, kush i mbylli shkollat?
Tashmë, dihet - PAN-i.
E
zëshme në kritika paushalle është Hikmete Bajrami si: "LDK përkrahë
grevën. Kërkesat e Sindikatave janë legjitime. Të ekzekutohen pagat sot.
Betonimi i rrezikshëm për Qeverinë. Kurti po shpërndanë mjete pa kurrfarë
kriteri dhe adrese. Injorimi që po u bëhet Sindikatave, është injorim i
nxënësve"! Këto deklarime, kanë edhe elementin e shpifjes të rëndë dhe të
pabazuar, sepse ndarja e mjeteve është bërë për kategori skamnorësh, nevojtarë,
shprehur fetarisht, "në vesh të Perëndisë"!
Akuza
ndaj ministrës Arbërije Nagavci dhe LVV,
për grevën e porositur nga kryebanda PAN, është njësoj si akuza ndaj
ish-ministrës Hikmete Bajrami, për milionat e grabitura, në Bank, nga banditët
e Hashim Thaçit. Akuzat janë të koordinuara, thjeshtë, është bashkim politik
dhe ideologjik i LDK-së me PDK-në. Pra, siç thotë populli: "LDK-ja po
kërcen në dasëm të huaj"!
Rrezarta
Krasniqi thotë se "Kurti u ka shpallur luftë mësimdhënësve, qëllimi është
për t`i poshtëruar ata"! Realisht, mësuesit kanë poshtëruar vetëvetën,
sepse u pajtuan me manipulimin që u bëri PAN-i. Akuza "se Kurti dhe
Nagavci po refuzojnë dialogun social", është akuzë e rreme. Sepse greva
edhe pse ishte, kryekëput, politike, për çka e denoncoi Kurti, si të tillë, në
Parlament, kishin takuar kryesindikalistin Atdhe Rykolli dhe kreun kukullë, të
SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Thjeshtëzimi se "Kurti po lufton me
Jasharaj", ishte fiktiv, i rremë dhe banal, sepse Kryeministri ishte
përballë banditëve të PAN-it dhe SHIK-ut të tij.
Deputeti,
Dr. Avdyli, konstaton bindshëm, se "Greva ka pasur prapavijë politike, por
pagat duhet të paguhen"!? Atëherë, pse të paguhen? Paksa kontradiktore.
Sepse, një grevë me sllogane të rreme dhe fshehje të qëllimit politik, të
organizuar nga banditizmi PAN-istë, gjithësesi, është e jashtëligjshme, dhe nuk
meriton, jo vetëm pagesë, por as që duhet përfillur. Por, edhe sikur të jetë
edhe e ligjshme, ligji e pamundëson pagesën e grevistëve. Ata janë barrë e
Sindikatës. Dhe, ky është ligj botëror në fuqi.
Duke
analizuar deklarimet e paargumentura, të disa kuadrove të LDK-së, me ngjashmëri
tipike me përrallisjet e partive-banda të PAN-it, me keqardhje dhe brengosje të
thellë, shtrojmë pyetjen dilemë: "Kush është zot shtëpie në LDK-e?!
Mjegullnaja PAN-iste u
zhdaravitë, barrikadimi sindikalist i porositur!
I
viktimizuari i shtirur, Jasharaj, ankohet se "Qeveria na ka goditur pas
shpine!" Rrenë e kulluar. Ministri I Financave, Hekuran Murati, e ka
thënë, madje, në mënyrë të përsëritur: "Kush punon duhet të paguhet, do ta
repektojmë këtë obligim ligjor". Ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci ka
qenë edhe më e drejtëpërdrejtë, se "ata që nuk punojnë, në ditët e grevës,
nuk do të paguhen". Edhe më i shpjegueshëm ka qenë zëdhënësi i LVV, Përparim
Kryeziu: "Paga mujore, është kompensim për punë. Kjo përcaktohet me ligjin
për grevat. Rroga duhet të meritohet." Deputeti Dimal Basha, me referim
tek ligji, kërcënon pushtetarët e tij: "Dhënia e pagave, shkelje
ligjore".
Opinioni,
edhe pse u bindë se, ligjërisht, nuk u takon paga grevistëve, për punën e
pabërë, Qeveria, në kundërshtim me ligjin, i mëshiroi dhe i pagoi
jashtëligjshëm, si paradhënie dhe në mirëbesim, për t`i plotësuar orët e
humbura mësimore. Por, pabesisht, turpërisht dhe rrugaçërisht, vegla e PAN-it,
kreu i SBASHK-ut, Rrahman greva, apelon: "Të shtunën nuk do të mbahet
mësim!" Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, thotë se "puna
jashtë orarit duhet të paguhet 150 %, nuk do ta përfillim urdhëresën e
Ministrisë të Arsimit dhe nuk do t`i plotësojmë orët e humbura ditëve të
shtunë!"
Kjo
është anarki dhe poshtërsi - njëherësh. Edhe më i poshtër e kriminal është
deklarimi i paautorizuar, nga prindërit e nxënësve, i të ashtuquajturit
"Këshilli i Prindërve", të cilët llomotisin: "Mësimi nuk bëhet
me zor! Mësimi i të shtunave është gabim e ai do të refuzohet arsyeshëm! Një
veprim civil, dinjitoz, i paanshëm e shumë i drejtë i mbrojtjes të fëmijëve u
bë sot!"
E
gjithë kjo tiradë fodulle, na kujton disa burra dhe gra injorante, të Mërgatës
shqiptare, të cilat, duke mos dërguar fëmijtë e tyre në - Shkollën shqipe -,
bojkotojnë dhe pengojnë edhe organizimin e arsimit plotësues në guhën shqipe,
duke shkaktuar edhe mbylljen e këtyre shkollave, të cilat, me shumë mund e
përpjekje arrijnë t`i hapin veprimtarët atdhedashës.
"Arsyetimi"
është po aq idiotesk, sa edhe ai i "Këshillit të Prindërve" në
Kosovë. "Nuk i dërgojmë fëmijtë në shkollë, sepse po u përzihet shqipja me
gjuhën vendore, për shembull, me gjermanishtën, frdengjishtën, anglishtën, e
tjera"!? "Filozofet" analfabete funksionale, na dalin më të
afta, se sa specialistët titullarë shkencorë, në këtë lami, të cilët e mbrojnë
mendimin se një nxënës fillorist, mund të mësojë edhe 4 deri në 5 gjuhë -
njëherësh, duke e begatuar edhe vet gjuhëm amëtare.
Pahamendje,
është një barrikadim i egër, i ndyrë, i bërë me nxitjen e PAN-it. Ndërkohë,
zëvendësimi i ditëve të humbura në mësim-mbajtje, të shtunave, është studjuar
nga inspektorët shkencorë përkatës, me tituj - Profesor e Doktor -, me përvojë
disa dekadash në mësimdhënie, pavarësisht, përkatësisë partiake. Dhe, këta
horrakë e hiçër, përrallisin, kinse, "në mbrojtje të fëmijëve"! E
turpshme dhe kriminale! Absolutisht i saktë konstatimi i ministrës Nagavci:
"Sindikatat nuk kanë për qëllim Marrëveshjen, duan barrikadim!"
Habitë
kuadri, Safet Gërxhalliu: "Arroganca e pushtetit, do t`i kushtojë Kosovës
në imazh"! Adresë e gabuar. Janë mësuar me shkeljen e rregullave ligjore,
të bërë normë, me Hashimin dhe Ramushin, me shokë, të cilët për vota, abuzuan,
skajshëm, me buxhetin e shtetit të Kosovës. Ata, me eksponentët drejtues të
partive të tyre, edhe sot vazhdojnë ta shpërdorojnë paranë e popullit, duke
paguar ligjshëm 12.700 veteranë të vërtetë, por, duke ngulmuar të paguhen edhe
52.300 "veteranë" të rrejshëm! Shtysa, veç përfitimeve tjera, edhe
shtimin e klientelës elektorale partiake. Ky është abuzimi më i madh legal, me
gjakderdhjen financiare prej miliona eurove, me të cilat do të mbulohej e
gjithë jeta sociale në Kosovë.
Kryeministri
Kurti, përsëritshëm, reagon se "Sahati i PAN-istëve u është ndalur, më 14
shkurt 2021. Tani, krerët e SHIK-ut, brenda Sindikatës, ia bëjnë opozitën
PAN-it, duke e bërë grevën armë kundër Qeverisë!"
Tashmë,
opinioni arsim-dashës dhe atdhe-dashës, arsyeton Qeverinë dhe respekton
ligjshmërinë e saj. Ndërkohë, dënon
grevën unike të SBASHK-ut, në nismë të vitit shkollor, me rrjedhojen
fatale, mbylljen e shkollave, për 318 nxënës, prej tyre 21 mijë fillestarë të
shënjtorës - Abetare -! Bilanci i trishtëm: 27 milionë e 200 mijë orë të
humbura, ose 12 % e vitit shkollor!
Në
disa shkolla bëhet edhe një pazar i pistë: Për të fituar edhe një ditë shtesë pushim, brenda
javës, mësuesit, përgjatë javës, mbajnë edhe nga një orë mësimi shtesë! Opinioni
i përgjegjshëm, grevistët po i konsideron si parazitë të neveritshëm. Dhe, i
këshillon ata, se, nëse nuk plotësojnë ditët e humbura mësimore, sipas
udhëzimit të institucionit përkatës, duhet të sanksionohen, sipas ligjit në
fuqi. Pëndryshe, pagat t`i kërkojnë tek opozita, si organizatore ideologjike e
faktike të grevës së shtatorit.
Qeveria
e Kosovës duhet ta përshpejtojë aprovimin ligjor, të ngritjes së pagave për
shumë kategori, duke djegur etapat burokratike. Afatizimi, që procedura
përkatëse të vazhdojë deri në janarin e 2024, është jo vetëm burokratike, por
edhe torturuese dhe skajshëm alogjike. Me ngritjen e përgjithshme të pagave,
bie në numër, asistenca sociale.
Me
ndërprerjen e menjëhershme të pagesës të shumë-mijërave të "Veteranëve"
të rremë, një pjesë numerike e tyre, janë matrapazë dhe të inkriminuar, në
bandat e disa komandantëve, tashmë, të denoncuar për krime makabre, zgjidhet
përkujdesja sociale për njerëzit me nevoja akute. Sepse, janë disa kategori të
tjera në nevojë akute, me parësi para arsimit, që nga rroga minimale, e cila
nuk duhet konsideruar e zgjidhur dhe e mbyllur, me 264 euro pagë mujore, e deri
ke policia, ushtria, shërbyesit civilë dhe me radhë, për të ardhur ke arsimi.
Bënë
përshtypje, për të keq, rroga e lartë dhe honorarët, me tepëri, të deputetëve.
Rroga më e lartë nuk guxon ta kalojë trefishin e rrogës mesatare. Ligjet për
vota të Hashim dallaverës, duhet zhveftësuar me urgjencë. Shërbimin mjekësor të
përgjithshëm dhe shujtat për policinë dhe ushtarakët, janë rrjedhë logjike e
një shteti ligjor. Këto dy kategori punojnë, pa shkëputje 8 orë, por edhe 12
orë. Atëherë, pse të kenë shujta me 4 orë punë mësuesit dhe jo policët dhe
ushtarakët?!
Nxënësit
nxirrën nga shkolla, vetëm në raste rrezikimi të jetës së tyre, siç është lufta
apo diçka tjetër e ngjashme, ekskluzivisht, për mbrojtjen e tyre. Dhe, në asnjë
rrethanë tjetër normale, nuk guxon të ndodhë kjo. Dhe, aq më pak për përfitime
të ulta politike!
Dëmi
i madh të shkaktuar fëmijëve shkollarë, nga bojkotimi i mësimdhënies, përgjatë
muajit shtator, nuk guxon të kalojë në heshtje, sikur nuk ka ndodhur asgjë!
Njeriu i letrave, publicisti dhe gazetari i mirënjohur investigativ, hulumtues,
Idriz Morina, ka një ide sa të qëlluar, aq edhe logjike: "Të merren në
hetim krerët e grevistëve. Atëherë mësohen qëllimet". Kjo ka gjetur
mbështetje masive në Kosovë dhe Shqiptari, sepse do të zbulonte intrigimet
mafioze të PAN-it, i cili, për interesat e ulta politike, është gadi ta pranojë
maksimën armike "rrafsh Kosova!"
Dialogu
dhe marrëveshja, që kërkojnë krerët e SBASHK-ut, të organizuar dhe të
instruktuar nga PAN-i dhe SHIK-u i tij, kërkon përgjigje të prerë: Asnjë dialog
dhe asfarë marrëveshje, me ata që duan ta defaktorizojnë shtetin e Kosovës,
duke injoruar dhe refuzuar udhëzimet, ligjet e shtetit, njësoj si krerët
banditër serbë, në Veri të Kosovës.
Qeveria
e Kosovës, duhet ta marrë shumë seriozisht, mos zbatimin e mbajtës të mësimit
plotësues të orëve të humbura, ditëve të shtunë. Vetëm në këto ditë, mund të
bëhet mbikëqyrja e procesit mësimor. Ora shtesë është broçkullë, pallavër. Me
keqardhje, është vënë në dyshim misioni i shënjtë i mësuesit, për derisa
manipulohen nga matrapazë e horrakë, rrast të inkriminuar, të PAN-it. Çfarëdo
kompromisi në këtë çështje, tashmë, fort të politizuar, do t`u hapte rrugë
veprimeve të tjera, po kaq destruktive, deri në rrugaçëri unike!
Imperativ
i kohës, ndryshimi i ligji për grevat dhe ligje tjera, anakronike për kohën
digjitale! Shumë ligje aktuale mbrojnë kriminelë, hajna, parazitë e dembelë, të
cilët favorizohen nga ligje absurde dhe burokratike e moniste.