E shtune, 21.12.2024, 01:10 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Të mos pranohen kushtëzimet për liberalizim të vizave!

E enjte, 20.10.2022, 06:19 PM


Të mos pranohen kushtëzimet për liberalizim të vizave!

Përderisa është duke u zhvilluar lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Ballkani Perëndimor, përkatësisht Kosova është vatër e krizës dhe mundësi potenciale e një lufte të re në këto hapësira!

Shkruan: Florim Zeqa

Kushtëzimet e njëanshme ndaj Kosovës

Përderisa të gjitha shtetet demokratike në krye me Amerikën janë në përkrahje të Ukrainës, përfshirë edhe Kosovën, Serbia e vetme në Ballkan e mbështet agresionin rus në Ukrainë!

Përderisa bashkësia ndërkombëtare i ka ndezur “motorët” për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, kësaj të fundit nuk ende nuk i ka vënë asnjë kusht për zgjidhjen finale, ndërsa ndaj Kosovës sa vijnë e shtohen presionet e natyrave të ndryshme, duke e tërhequr të njëjtën paralele mes liberalizimit të vizave dhe kompromisit politik në dialogun me Serbinë.

Vizitat e shpeshta të zyrtarëve evro-perëndimorë në Prishtinë dhe takimet e ndara me pushtetin dhe opozitën janë sinjale të qarta për presion ndaj palës kosovare!

Edhe përkundër presionit nga ndërkombëtaret, liderët shtetërorë dhe partiak ende janë të mbyllur dhe jo transparent në raport me qytetarët, përkatësisht me opinionin publik dhe politik, për faktin se jo çdo gjë është duke shkuar në favorin tonë!

Mungesa e garancisë në dialog

Lëvizjet rutinore të zyrtarëve perëndimor nga Prishtina në Beograd, më tepër po bëhen për ta krijuar përshtypjen tek pala kosovare se kinse është duke u bërë presion i madh edhe ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës dhe se po kërkohet hapur që deri në dhjetor të gjendet një zgjidhje dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare!

Sikur të kishte presion të dyanshëm dhe të mirëfilltë, fillimisht bashkësia ndërkombëtare do duhej ta detyronte Serbinë që ta heqë Preambulen nga Kushtetuta, e cila e njehë Kosovën pjesë integrale të saj dhe jo vetëm.

Kërkesa e tjetër e ndërmjetësuesve në dialog do duhej drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së për anulimin e Rezolutës 1244, e cila e njehë sovranitetin e Serbisë ndaj Kosovës, dhe e cila Kosovën e trajton vetëm si njësi territoriale e jo si shtet të pavarur dhe sovran.

Janë këto dy veprime, të cilat do ta shtonin garancinë se dialogu është duke shkuar në rrugë të mbarë, në të kundërtën askush dhe më asgjë nuk e siguron Kosovën që nuk del humbëse e madhe në fund të dialogut me Serbinë!

Mungesë e skajshme transparence nga liderët tonë shetërorë

Mungesa e transparencës në raport me ecurinë e dialogut me Serbinë, dhe opcionet që po i propozon faktori ndërkombëtar, si formula jo shumë të qarta për opinionin publik, i kanë vënë në lajthitje qytetarët e Kosovës!

Draft-dokumenti i marrëveshjes së ofruar për palët në dialog nga Gjermania dhe Franca ende mbetët i paqartë, pasi politikanët kosovarë akoma nuk i kanë bërë transparente detajet, se çka në të vërtet paraqet ky draft-dokument!

Si qytetarë i këtij vendi, nuk e kam problemin se çfarë përfiton Serbia nga ky draft-dokument, por e kam shqetësimin, çfarë mund të humbasim ne nga ky propozim! Këtë shqetësim e kam nga e kaluara jo shumë e largët, me ç’rast Kosovës ju kishte ofruar nga Brukseli liberalizimi i vizave në këmbim të Ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga i cili, neve kosovarëve na mbeti në dorë “të trashtë e surlës! Pra, sot e asaj dite ish liderët shtetërorë mbetën të “lagur” nga hapja e shampanjës, kurse qytetarët pa viza!

Që kjo të mos na ndodhë edhe në dialog me Serbinë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm! Assesi nuk guxon të ndërlidhet liberalizimi i vizave me marrëveshjen finale, gjegjësisht me kartelen e “Zajednicës”, të cilën tashmë Serbia e ka në xhep nga viti 2013, gjegjësisht 2015, por ajo nuk është duke u mjaftuar më kaq, ajo është duke kërkuar diçka më shumë se kaq!

E këtë duhet t’ua thonë publikisht qytetarëve të Kosovës politikanët tonë, në radhë të parë kryeminstri Kurti dhe presidentja Osmani, pa anashkaluar edhe liderët opozitarë.

Meqë nuk ka transparencë në dialog, draft-dokumenti i propozuar nga Gjermania dhe Franca jo vetëm që duhet të bëhet publik, duhet të hudhet në diskutim publik paraprakisht pranimit apo jo nga pala kosovare.

Rreziku potencial dhe permanent nga Serbia

Përderisa janë të alarmuar Brukseli dhe Washingtoni nga rreziku i invazionit serb, as ne në Kosovë nuk guxojmë ta bëjmë “gjumin” rehat! Pasi, për aq sa janë reale gjasat për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, aq më i madh është rreziku nga sulmet ushtarake të kësaj të fundit ndaj shtetit tonë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora