Mendime
Deputeti Gani Geci largon pllakatin e Serbise nga territori i Kosoves?
E shtune, 27.12.2008, 04:57 PM
Deputeti Gani Geci largon tabelen e Serbis e cili ishte vendosur nga gjandarmeria serbe ne brendi te territorit te Kosoves.
Fshati Karaqevë,Komuna e Dardanës/ish Kamenices.
26.12.2008
Protesta e organizuar nga keshilli i fshatrave te rrethit te Karaqeves e ku u protestua nga se qeveria serbe brenda territorit te Kosoves ka vendosur tabelen me shenjen dhe mbishkrimin Republika Srbija e ku u kerkua qe kjo pjese e Kosoves te ruhet dhe ti kushtohet kujdes te veqant ngase aty gjandarmeria serbe pa nderprer patrullon ne brendi te territorit te Republikes se Kosoves.
Ne kete protest moren pjese me mijera qytetare te kesaj pjese te Kosoves e qe shtrihet rrethë brezit kufitarë me Serbin.
Nga institucionet e Kosoves por edhe atyre Komunale te Dardanes nuk mori pjese askush.
Protestes ju bashkangjit Deputeti Gani Geci i cili u solidarizua me protestuesit dhe njeherit pllakatin e Republikes se Serbis e largoi nga aty dhe perfaqesuesve te fshatrave ju dhuroi kopje te kushtetutes per ti bindur ata se territori i Republikes se Kosoves eshte i paprekshem dhe as nje here sdo te munde te ndahet kjo pjese e Kosoves.
Deputeti Geci theksoi ne kete tubim se kufit e Kosoves nuk do te munde te ndrrohen per teke te dikujt apo nese dikush pretendon se munde te gelltise pjese te Kosoves duke u mbeshtetur ne nje marreveshje tekniko-ushtarake e cila eshte beree ne Kumanov ne qershore te vitit 1999,ai tha se Kosova ka zot shtepie dhe se Kosova ne qdo moment edhe sot diti dhe do te di te ruaj tokat e veta qka edhe garantohet me Kushtetuten e Republikes se Kosoves.
Protesta u percjell edhe nga nje numer i madhe i gazetareve te disa mediumeve,kurse mediumet nacionale si RTK,KTV,TV21 fare nuk ishin prezent.