Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Plisin e atdheut putha

| E hene, 17.10.2022, 06:02 PM |


Poezi nga Xhevahir Cirongu

Plisin e atdheut putha

Vështrova syrin e qiellit blu,

aty lash shikimet e ndjejna u tret,

seç ra një re e bardhë atje mbi plis

dhe tek ne ngadalë u ndez një dritë.

Meteorët e e qiellit të shpirtit  tonë

drithërima plot dhimbje ranë mbi baltë,

u puthën të dy si vëllai me motrën

lamtumirë i thanë njëri-tjetrit, paçit fat.

Pse kështu, vendlindje e këtij moti

Ku po shkoni si zogjtë shtegtarë,

Mos vallë mallkimi qenka prej zoti ?!

Jo, se lë folenë e vendlindjes  me lotë të tharë.

Le të shtegëtojmë nëpër botë si lot i qiellit

Prapë do kthehemi me mallin e zhuritur tek ty;

Te plisi i atdheut me lot ngrirë  ndalova  atë çast

Gjithë dashuritë e zemrës u ndezën    flakë.

Durrës, 17 Tetor  2022