E merkure, 25.12.2024, 01:02 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Mësues historie që marrin rrogë në Dardani, e flasin si të paguheshin nga Turqia a Serbia?

E shtune, 15.10.2022, 07:02 PM


Mësues historie që marrin rrogë në Dardani, e flasin si të paguheshin nga Turqia a Serbia?

Nga Gani Mehmetaj

“Kam patur rast të takoj mësues historie të shkollave të Kosovës që u mësojnë nxënësve se Turqia na ka shpëtuar nga serbët, se Turqia është pritur me lule sikur NATO, e të tjera gomarrliqe të tilla!

Nuk e di a ka inspektorë të arsimit ajo Ministri aty, apo edhe inspektorët janë njësoj mendjemykur sikur këta mësues!”, me shkruan miku im në rrjetin social.

Miku im ma tha edhe emrin e mësuesit të historisë, më të cilin kanë  debatuar për myslimanizmin në Tiranë.

“Me tha se ai u shpjegon "historinë e vërtetë" fëmijëve e jo gënjeshtrat tona në mbrojtje të kristianizmit sipas tij, serb”.

Është kriminale kur kjo gjë u thuhet nxënësve tonë nga mësues të tillë, sepse këta mësues antikombëtar po prodhojmë shpirt skllavi, tru shpërlarë, kur vrasësin e trajton hero, robëruesin çlirimtar. Është edhe më kriminale nëse në shkollë ku i mëson -helmon nxënësit e dinë kolegët me drejtorin e shkollës në krye dhe e tolerojnë.

Ky mësues dhe ndonjë mësues tjetër si ky marrin rroga në Dardani, ndërsa flasin si të paguheshin në Turqi a Serbi. Është mirë që edhe lexuesit të nxjerrin botërisht emrat e këtyre “mësuesve”.

Është mirë që Ministria e Arsimit në Dardani të nis me fshesë dhe ta pastrojë arsimin nga fryma antikombëtare dhe nga mësuesit mendjemykur.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora